LIVE UPDATES
Sport

“Euro2020” / “Me VAR, atmosfera është më e mirë. Titujt apo trofetë nuk vendosen më nga gabimet arbitrale”

25 Qershor 2021, 17:47 Nga DOSJA

ANGLI – “Euro2020” mes shumë risive, këtë viti për herë të parë ka implementuar edhe sistemin VAR. Një sistem, sa i kontestuar aq edhe i pranuar nga bota e futbollit. Por për drejtorin teknik të IFAB-it, shoqatës që vendos rregullat e futbollit, David Elleray, një nga ideatorët dhe themeluesit e VAR-it, sot futbolli është më i bukur falë tij.

“Mendoj se vlera e VAR-it është shumë e madhe. E para i afron njerëzit te futbolli, që do të thotë se ndeshja nuk vendoset nga një gabim i arbitrit, apo asistentëve të tij. Të gjithë bëjmë gabime, por ato të gjyqtarëve janë shumë më serioze. Gjithashtu ky sistem ka një impakt shumë të madh te sjellja e lojtarëve në fushë. Që nga momenti i implementimit të VAR-it ka më pak ndërhyrje të gabuara, të dhunshme, sepse lojtarët tashmë e dinë që do të rishihet ai moment, nuk ma më protesta te gjyqtarët, sepse çdo vendim verifikohet edhe me VAR, pra me fjalë të tjera, atmosfera e futbollit është më e mirë. Eshtë shumë e rëndësishme që titujt apo trofet, të mos vendosen nga gabimet arbitrale”.

Megjithatë nga 36 ndeshje të zhvilluara deri më tani, në 12 prej tyre ka ndërhyrë sistemi VAR, duke ndikuar në një farë mënyre edhe në ritmin e lojës.

Në të gjithë botën ndërhyrja e sistemit VAR në lojë ndërhyn çdo tri ndeshje dhe ndërprerja e lojës është rreth 2 minuta. Do të kemi 4.5 orë futboll dhe do të humbasim 2 minuta. Ndërkohë për 4.5 orë futboll ne humbim 6-8 minuta për goditje standarte, apo 7-8 minuta për zëvendësime apo dëmtime. Pra koha e humbur është thuajse asgjë, nëse e shpenzojmë për të korrigjuar një penallti të dhënë gabim, apo një gol në pozicion jashtë loje.

Dakord, por futbolli po automatizohet, një vendim kthehet edhe për një cm.

Sigurisht që gabimet njerëzore ekzistojnë gjithmonë, por duhet të dimë që në futboll ka disa vendime faktike. Një gol në futboll mund të quhet i vlefshëm, nëse e kalon vijën fatale qoftë edhe një cm. Dhe ky është një fakt. Portieri penalizohet, nëse është një cm. jashtë vijës kur goditet një penallti, për këtë arsye edhe një gol mund të anulohet kur është një cm. lojtar pozicion jashtë loje. Sigurisht që ti do të më thuash, se ka edhe toleranca, pasi nuk je pozicion jashtë loje deri në 3 cm, por ama je pozicion jashtë loje kur je 4 cm, pra bëhet fjalë sërish për një cm. Futbolli duhet t’i pranojë këto, nëse lojtari që shënon me një cm. pozicion jashtë loje mërzitet, por skuadra që është ndëshkuar nga ky gol gëzohet.

Një jetë e tërë arbitër në Premeir League dhe sigurisht, si një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë sportive në Angli, si e sheh këtë kombëtare në Europian?

Anglia është një skuadër me djem të rinj, djem që bënë një paraqitje shumë të mirë edhe në Kupën e Botës, ku arritëm deri në gjysmëfinale dhe mund të them që kjo është një skuadër që po përmirësohet. Por mbi të ka shumë presion. E gjithë vëmendja është tek Anglia edhe për faktin se ky vend do të presë edhe gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Të gjithë ne në Angli presim që Anglia të fitojë, nga njerëzit e thjeshtë, media dhe kushdo dhe për këtë arsye, ata lojtarë gjykohen me këtë standart, që është një standart shumë i lartë. Anglia ka shumë lojtarë të mirë dhe përveç kësaj drejtohen nga një prej trajnerëve që mund të jetë ndër më të mirët në botë, si Gareth Southgate.

Çfarë mungon atëherë?

Skuadra jonë i ka të gjitha, një grup shumë të mirë lojtarësh, me kualitet, por futbolli lidhet ngushtë me presionin. Kjo është një nga arsye pse disa skuadra po paraqiten shumë mirë dhe disa të tjera nuk po e bëjnë këtë gjë. Ka disa skuadra që i fillojnë jo dhe aq mirë turnetë, por e mbyllin duke u përmirësuar. Shpresoj shumë që të jetë ky rast edhe për Anglinë.

A do të kthehet më në fund në shtëpi ky trofe?

Mendoj që trofeu më në fund duhet të kthehet në shtëpi, në Angli. Megjithatë në tërësi ky kampionat europian ka treguar një nivel shumë të lartë organzimi nga UEFA. Një frymë sportive shumë e mirë dhe një sjellje të gjyqtarëve dhe ndaj gjyqtarëve shumë të mirë. Ngjarja e tmerrshme që i ndodhi Danimarkës, tregoi edhe një herë anën pozitive të futbollit. Deri më tani janë ndëshkuar vetëm dy lojtarë me karton të kuq, një shifër shumë e ulët, që ne duhet ta festojmë. I gjithë fokusi tani është te lojtarët, jo te gjyqtarët, jo tek anët negative dhe kjo është diçka shumë e mirë për sportin.

Besoj, që për të gjithë sportdashësit ose jo, Hungaria me stadiumin e mbushur plot me tifozët na ka dhënë një leksion.

Futbolli pa tifozët nuk është asgjë. Tifozët tregojnë pasion, tregojnë emocion. Ajo që na tregoi Hungaria në këtë Europian, me stadiumin e mbushur, është dëshira që bota ka për t’iu rikthyer normalitetit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe në mënyrë sa më të sigurtë.

Parashikimi për ndeshjen e ardhshme të Anglisë, e pret Gjermania?

Parashikimi im për ndeshjen e ardhshme të Anglisë është, që unë do të jem shumë nervoz për 1.5 orë deri në vërshëllimën përfundimtare.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia david elleray djemte e southgejt drejtorin teknik të ifab-it euro2020 gjyqtaret var anglia david elleray djemte e southgejt drejtorin teknik të ifab-it euro2020 gjyqtaret var


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj