LIVE UPDATES
Politike

Eurobondi/ Ruçi i kërkoi ta miratonte menjëherë, Meta nuk jep pëlqimin e marrjes së 650 milionë eurove borxh: Nuk justifi

3 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Eurobondi/ Ruçi i kërkoi ta miratonte menjëherë, Meta nuk

Tiranë- Presidenti  i vendit, Ilir Meta ka dalë kundër eurobondit, marrjes së 650 milionë eurove borxh. Presidenti i ka kthyer një përgjigje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, ku i thekson se ky ligj nuk është urgjent dhe jep 4 argumenta për këtë vendim të tij.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj”- shkruan ne pergjigjen e tij kreu i shtetit.”, shprehet ndër të tjera Presidenti.

Pritet që në seancën e nesërme në parlament ky ligj të miratohet në Kuvend.

Njoftimi i Presidencës:

“Presidenti Meta nuk jep pëlqimin për miratimin e projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.  I nderuar z. Ruçi,Përmes shkresës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen”, të parashikuar për shqyrtim në seancën plenare të datës 4 qershor 2020.

Nga shqyrtimi i kësaj kërkese rezulton se, qeveria shqiptare synon t`i drejtohet për herë të katërt tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin eurobond, për të siguruar një Eurobond deri në 650 milionë euro me maturim 7 deri 10 vite, që siç relatohet nga Qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit, ky instrument do të jetë në përputhje me objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik.

Neni 84, pika 4 e Kushtetutës parashikon:

“Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.”

Nga shqyrtimi i praktikës së përcjellë nga ana juaj (që përfshin vendimin propozues të Këshillit të Ministrave nr. 413, datë 27.5.2020, projektligjin dhe relacionin shoqërues, depozituar në Kuvend në datën 28.5.2020) nuk gjendet e argumentuar objektivisht e në terma konkretë nevoja dhe urgjenca që justifikojnë hyrjen menjëherë në fuqi të këtij akti, pas miratimit nga Kuvendi.

Nëse nevoja dhe urgjenca lidhen, siç citohet në shkresën tuaj, me qëllim arritjen e daljes me Eurobond gjatë muajit qershor 2020, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të ishin investuar në kohë me qëllim që procesi legjislativ të mos kushtëzohej nga urgjenca e shqyrtimit të një akti me rëndësi të madhe për financat publike. Ndërsa përfitimet nga ky përshpejtim nuk janë argumentuar plotësisht në kërkesë dhe as në relacionin shoqërues. Vonesa në parapërgatitjen e kësaj nisme tregon se çështjet financiare dhe të ekonomisë në tërësi nuk kanë patur vëmendjen e duhur në kohë nga qeveria. Në këto kushte, kërkesa për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë, rezulton e pajustifikuar.

 Gjithashtu, nisur nga shqyrtimi paraprak i projektligjit, me qëllim vlerësimin e kërkesës për hyrjen menjëherë në fuqi të tij pas miratimit, gjej me vend të sjell në vëmendjen tuaj disa çështje që duhet të merren në konsideratë me kujdes gjatë procedurës së shqyrtimit të kësaj nisme:

Si titulli, ashtu dhe dispozita e nenit të parë të ligjit, parashikojnë dhënien e miratimit për përjashtimin nga taksat dhe tatimet, si dhe të heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen. Delegimi i vendimmarrjes, siç në rastin konkret bëhet përmes heqjes dorë nga imuniteti në këtë mënyrë, pa qënë një dijeni të kushteve që do të negociohen në një marrëveshje, nuk duhet të bjerë ndesh me parimet kushtetuese të sanksionuara në nenin 116 dhe në nenin 118 të Kushtetutës. Çdo autorizim që Kuvendi jep me ligj, duhet të jetë i qartë për çështjet që do të rregullohen përmes këtij autorizimi, ashtu edhe për parimet që do të duhet të ndiqen për këto rregullime. Ndërsa delegimi i një pushteti të papërcaktuar apo të papërcaktueshëm qartë në përmbajtje nuk shkon në frymën e këtyre parimeve kushtetuese.

Kjo nismë duhet të jetë e shoqëruar me një analizë më të hollësishme që reflekton domosdoshmërisht dhe qëndrimin e shprehur të Bankës së Shqipërisë në lidhje me rreziqet e daljes në treg aktualisht, kur: 

Shqipëria në këto momente nuk ka avantazhet që mund të kishte përpara situatës së pandemisë COVID – 19; Nëse kuotimi i Eurobondit nga pikëpamja e kostos mund të rezultojë në një përkeqësim të situatës financiare dhe rrezikut nëse tregjet mund të rezultojnë në një rritje potenciale të normës së interesit, si dhe përkeqësimit të treguesve të tjerë. Transparenca e duhur lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike, ashtu si dhe për konsultimet e zhvilluara mbi këtë nismë, veçanërisht sa i takon qëndrimit që ka mbajtur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit është shumë e rëndësishme. Të gjitha rezervat, nevojat dhe argumentet, përveçse duhet të pasqyrohen në mënyrë të hollësishme në relacion me qëllim të emetimit të një borxhi në kohën e duhur dhe të sigurimit të termave më të mira financiare, duhet t`i nënshtrohen edhe diskutimit transparent me ekspertët e fushës si për publikun, ashtu dhe në Kuvend. Nga ana tjetër, është i paqartë fakti se, përse përmes këtij ligji i jepet autorizim i veçantë ministrit të Shtetit për Rindërtimin, fusha e përgjegjësisë shtetërore të të cilit nuk lidhet me stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike, përgjegjësi kjo shtetërore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në çdo rast, dhënia e autorizimit për ndjekjen e procesit deri në daljen e Eurobondit në tregjet ndërkombëtare, duhet të kushtëzohet qartë nga kërkesa dhe/ose autorizimi për maksimizimin e të gjitha mundësive dhe kushteve, në funksion të gjendjes së valutës dhe nevojës për financim në kohë, që nëse kushtet e tregut janë të paleverdisshme, ministria përgjegjëse për financat të tërhiqet për të dalë në treg në një moment tjetër dhe jo domosdoshmërisht të emetojë sipas kushteve aktuale të tregut. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj. Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar. Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative.

Ndërkohë dje në komisionin e Ekonomisë u miratua edhe projektligji që i hap rrugën, përjashtimit nga detyrimet tatimore për çdo transaksion që do të kryhet për tregtimin e eurobondeve. Sakaq, Komisioni i Ekonomisë bëri me dije dje se Ministria e Financave ka hartuar një projektligj për marrjen e huasë në vlerën e 650 milionë euro, në një afat midis 7 deri në 10 vjet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eurobondi ilir meta shqiperia merr 650 milion euro eurobond eurobondi ilir meta shqiperia merr 650 milion euro eurobond

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj