Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Europa League/ Elmas fundos Leicester, kualifikohet Napoli. Ja rezultatet e tjera
9 Dhjetor 2021, 20:01Nga DOSJA
EUROPË- Duhet të ishte nata e Napolit dhe ashtu rezultoi. Takimi ndaj Leicester ishte e rëndësishme për fatet e kualifikimit për në fazën tjetër të Europa League. Skuadra drejtuar nga Luciano Spalleti fiton me shifrat 3-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja nisi mirë për vendasit kur Ounas dhe Elmas shënuan në minutat 4′ dhe 24′.
U mendua se ndeshja u mbyll këtu por anglezët arritën të barazonin Evans dhe Dewsbury-Hall. Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Elmas i cili në minutën e 52′ shënoi golin e avantazhit. Rezultati i tillë qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë fitore Napoli del nga grupi H me 10 pikë, po aq sa kryesuesit e Spartak Moscow.
Edhe Monaco është kualifikuar si e para e grupit pavarësisht barazimit 1-1 me Sturm Graz, ndërkohë që Sociedad ka lënë jashtë PSV-në pasi u ngjit në vendin e dytë të grupit duke mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-0.
Fitore ka gjetur edhe Antwerp ndaj Olympiakosit me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen tjetër të grupit Eintracht Frankfurt kalon si kreu i grupit dhe pse barazoi 1-1 me Fenerbahce. Ekipi tjetër i kualifikuar është Olympiakos.
Lyoni u ndal gjithashtu në një barazim 1-1 me Rangers që mbajti në lojë të dyja ekipet. Francezët si të parët e grupit dhe skocezët si vendi ndjekës.
AUSTRI-Salzburg pushtohet nga polemikat.Kampionët e Austrisë, falë fitores 1-0 ndaj Sevillas, u kualifikuan për herë të parë në historinë e tyre në fazën elimin...
PORTUGALI – Benfica fitoi të mërkurën në shtëpi ndaj Dynamo Kievit (2-0), në kuadër të ditës së 6-të të fazës së grupeve të Champions League. Këtë të enjt...
ITALI-Eleminimi nga Champions League djeg për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit në një intervistë të gjatë dhënë për Radio Deejay preku pak humbjen ndaj Li...
ANGLI – Trajneri i Watford, Claudio Ranieri, u bëri thirrje lojtarëve të tij që të vaksinohen kundër Covid-19 në një konferencë shtypi në prag të udhëtimi...
TIRANE – “Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk ...