Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Regjisori dhe kompozitori i njohur shqiptar Osman Mula ka shpërthyer kundër Ramës teksa në lidhje me mosmarrjen e një date për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë tryezës kundër “Jugosllavisë së Re”, Mula theksoi se Europa refuzoi kryeministrin Rama dhe jo shqiptarët.
“Unë e kam më të vështirë se të gjithë ju që të shprehem për këtë problem, por si një djalë i lindur në Shqipëri me prindërit nga Gjakova kam të drejtën të shprehem për veprimet skandaloze të këtij kryeministri që kemi ne në krye. Ne vijmë në këtë takim, 24 orë pasi Evropa na mbylli derën. Kjo është nëj ngjarje që katër vjet rresht na paralajmëruan dhe çuditërisht ky kryeministër që ban karshillëk na thotë; “pyeteni kryeministrin e Francës, mos më pyetni mua”. Po ai çfarë është, pikërisht Europa nuk pranoi Ramën në BE, nuk pranoi atë bashkë me stafin dashakeqas,të cilën vollën vrerë për vendin, vodhën dhe u banë miliardera në kurriz të shqiptarëve, se këtu vidhet e bashesh milioner 22 vjeç pse futesh në politike dhe pas 6 muajve ti ban karshillëk dhe ndërron makinat sikur do, kur bota për një shishe verë jep dorëheqjen. Kur në Japoni se vjen treni 1 minut me vonesë jep dorëheqjen“, tha i revoltuar Mula.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, Mula u shpreh i nervozuar edhe për takimin në Novisad për “Shengenin Ballkanik”, ku morën pjesë Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç. Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një “shengeni” të vogël Ballkanik, por pjesë e takimit nuk ishte Kosova.
“Çështja e takimit me përfaqësuesin e Serbisë është një shantazh naiv i tij, i cili tha ta kaloi gjendjen e diskutimeve nga ajo anë. Unë për këtë person që është në pushtet, personalisht më janë mbaru fjalët. Është një personazh shumë i dobët, i një drame shumë të dobët që duhet largu prej Shqipërisë. Dhe bashkë me dramën, s’duhet të zbresë në tavolinat e regjizurës, as në tavolinat e aktorëve që mbajnë familjet me bukë, sepse dialogu i tij është i flliqt, prish kombin. Zhurmë, poterë, dhe, beton, ku jam. Ky është shumë më gjerë se sa problemi i Kosovës. Se po të jetë për Kosovën dhe ty të vijë marre iher, kë pyte ti që shkove atje dhe i dhe dorën atij që nuk ta ka pranu akoma Kosovën. Ky është një popull ku vidhet rregullisht dhe elita politike nuk do që të hyhet në Evropë, sepse në momentin që je në Evropë, Evropa vjen e të thohtë, ma trego i kujt është ky laps. E vetmja gjë që duhet është të ike Rama, largo këtë, largon Kuçedrën dhe pshton. Ky duhet të ike sepse është nën efektin e kimikatave, është agresiv, i paqëndrueshëm. Artistët i cilësoi vagabonda. Si del ai dhe i jep dorën atij që e ka dhunu Kosovën, si është e mundur, ç’janë këto veprime skandaloze. Ku shkon mor zotni, fyn artistat, i kërcënon. Për ta largu vëmendjen e Evropës gjithçka ban. Këtij duhet mei than ik vetë o burrë i dheut“, u shpreh i revoltuar Osman Mula.
Takimi i 10-tetorit në Serbi do të ndiqet nga një tjetër në Ohër. Në fokus të Shengenit të Vogël është bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave, treg që do t’u shërbejë më shumë se 20 milion njerëzve.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS– Mbërrin më në fund ndihma për bariun Ekrem Onuzi, i cili u sulmuar nga një ari. Mësohet se helikopteri ka arritur në vendin e quajtur Sasat në orën ...
KUKËS– Dalin fotot e bariut të sulmuar nga arusha në zonën e quajtur Sasat në malin e Gjallicës. Personi që shihni në fotot e mëposhtme është bariu Ekrem O...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë detaje nga gjendja e personit të sulmuar nga ariu në zonën Sasat. Sipas tij, helikopteri i Ministrisë ...
KUKËS– Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Kukës, ku një person është sulmuar nga ariu. Mësohet se emri i personit të plagosur është ...
KUKËS- Pasi sulmuar nga ariu, një banor i zonës kërkon ndihmë nga autoritetet për ta dërguar në spital. Pavarësisht plagëve të rëndë, personi i sulmuar ka ...
KUKËS- Një bari i identifikuar si Ekrem Onuzi është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur në malin e Gjallicës në zonën e quajtur Sasat.Nga sulmi i kafsh...
TIRANË- Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur për motive të dobëta një person. Ai ka goditur me grushte dhe mjet...
TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Petrit Dukin, i cili u arrestua më 16 tetor për shkak se çau me makin...
TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka raportuar se janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre akuzoh...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një video shpjeguese për të gjithë qytetarët shqipatrë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.Në nj...