LIVE UPDATES
Bota

Evakuimi nga Afganistani/ Shtëpia e Bardhë: Tërheqja nga Afganistani përmbyllet më 31 gusht

25 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
Evakuimi nga Afganistani/ Shtëpia e Bardhë: Tërheqja nga

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se i përmbahet afatit të 31 gushtit për të përfunduar tërheqjen nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët. Vendimi nuk përfill thirrjet e aleatëve, të cilët duan t’i japin më shumë kohë evakuimit dhe ka gjasa të pasohet me kritika në adresë të Presidentit Biden se ai është dorëzuar përballë kërkesave të talebanëve për largimin nga vendi brenda gushtit.

Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm,” tha zoti Biden në komente në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite.

Ai shtoi se talebanët po bashkëpunojnë dhe se siguria është ruajtur, megjithë një numër incidentesh të dhunshme. “Por është situatë e brishtë,” tha ai, duke shtuar, “Jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rjedhën e ditëve”.

Administrata e tij do t’i mbyllë operacionet e evakuimit për nxjerrjen e amerikanëve, afganëve të rrezikuar dhe shtetasve të tjerë të huaj nga Afganistani përpara afatit të tërheqjes së plotë për t’u dhënë mundësi përgatitjeje për largim forcave ushtarake që duhet të nxjerrin edhe pajisjet nga vendi, tha Shtëpia e Bardhë.

“Po ecim me ritmet e duhura për t’u tërhequr plotësisht brenda 31 gushtit,” tha presidenti. “Sa më parë të përfundojmë, aq më mirë. Me çdo ditë që kalon vijnë rreziqe të reja për trupat tona”.

Në komentet e tij të martën zoti Biden nuk përmendi përfundimin e fluturimeve për evakuime më parë se data e tërheqjes së plotë, por zëdhënësja e tij, Jen Psaki pohoi për gazetarët më herët se “do të duhet kohë për të mbyllur gradualisht praninë ushtarake”.

Zëdhënësja nuk pranoi të ofrojë hollësi, por tha se trupat amerikane në Kabul ndeshen me kërcënime në rritje nga dega e ISIS-it.

Më herët të martën, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby pohoi se ushtria ka nevojë për kohë të dedikuar për mbylljen e operacioneve të veta.

“Një përllogaritje e shpejtë: duhen disa ditë për të nxjerrë pa rrezik nga vendi të gjitha këto forca dhe pajisje që janë aktualisht në aeroport,” tha zoti Kirby.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente nëse SHBA do të ndalë para 31 gushtit të gjithë fluturimet me të evakuuar, apo vetëm avionët e saj luftaraakë që po përdoren aktualisht për të nxjerrë civilë dhe do të lejojë që avionë komercialë dhe privatë të marrin nga talebanët leje për evakuime.

Presidenti Biden përsëriti se u përmbahet planeve për përmbylljen e pranisë amerikane më 31 gusht, pasi mori pjesë​ në​ një takim virtual me udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes. Kryeministri Boris Johnson tha pas takimit se G-7 kishte rënë dakord për një plan mbi mënyrën se si do të silleshin me talebanët, me kushtin parësor që ky grup ekstremist të lejonte kalim të papenguar për afganët që donin të iknin edhe pas datës 31 gusht.

Zoti Johnson tha se G-7 kishte mjete të konsiderueshme presioni, pasi talebanët morën nën kontroll vendin por fonde të konsiderueshme të thesarit janë të ngrira jashtë kufijve të Afganistanit.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar evakuimet gjatë ditëve të fundit duke shtuar numrin e avionëve. Kjo ndodh mes raportimeve të reja për abuzime të të drejtave të njeriut që kanë nxitur shqetësim për fatin e mijëra njerëzve, të cilët i tremben ndëshkimit nga talebanët dhe po përpiqen të largohen nga vendi.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite të së martës, afro 12,000 vetë ishin evakuuar nga Kabuli me 19 avionë luftarakë amerikanë, që transportuan afro 6,400 vetë si dhe 31 avionëve të forcave të koalicionit që nxorën 5,600 të tjerë nga vendi.

“Që nga 14 gushti, SHBA ka evakuuar ose ndihmuar në evakuimin e afro 70,700 vetëve. Që nga fundi i korrikut kemi sistemuar jashtë Afganistanit afro 75,900 vetë,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit të hartonin plane alternative evakuimi duke shtuar se afati i tërheqjes së plotë mund të modifikohet nëse do të bëhej e nevojshme.

Në komentet për shtyp të martën në Pentagon, zëdhënësi John Kirby tha se ditët e mbetura lejojnë kohë të mjaftueshme për evakuimin e të gjithë shtetasve amerikanë, por shprehu dyshime se mund të realizohej evakuimi i afganëve të rezikuar./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden lufta ne afganistan joe biden lufta ne afganistan

Sondazh

Poll
Bota 25 Gusht 2021, 07:00

KOSOVË– Drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se është rritur numri i grave shtatzëna të infektuara me coro...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër