LIVE UPDATES
Sport

Evazioni në futboll dhe 10 pikat që duhet të dijë Rama

2 Prill 2020, 15:42 Nga DOSJA
Evazioni në futboll dhe 10 pikat që duhet të dijë Rama

nga Vipsport.al

Në kohën e virusit, futbolli është përfshirë nga një debat tjetër, që në fakt ka qenë “virus” prej vitesh. Deklarimet e rrogave të futbollistëve dhe sasia e sigurimeve që u paguhen. Kryeministri Rama deklaroi se nuk do e fusin futbollin në listën e “ndihmës ekonomike” për këtë periudhë, duke e konsideruar si një sektor ku bëhet evazion dhe se fshihen të ardhurat reale.

Në fakt, nuk duhet të ishte periudha e coronavirusit që Kryeministri ta shfaqte këtë problem, pasi nëqoftëse ai e konsideron si të tillë, i ka të gjitha organizmat për ta luftuar. Madje, nëse Rama e beson, atëherë ka bërë një faj të dyfishtë, së pari, duke mbrojtur evazionin dhe së dyti, duke mbrojtur presidentin e FSHF-së, nga një skemë e madhe evazive, e cila gëlon prej vitesh.

Por, para se të hetohet apo gjykohet fajtori e fajtorët e këtij realiteti, duhen parë disa elementë, pse klubet janë të detyruara të mendojmë, apo edhe më keq, të bëjnë “evazion”.

KRYEMINISTRI RAMA DUHET TË DIJË SE:

1. Futbolli në Shqipëri është një aktivitet i falimentuar, ku të gjithë investitorët në këtë sport, luftojnë për të minimizuar humbjet çdo vit dhe kurrësesi për ta konsideruar ndërmarrjet e tyre si rentabël. Futbolli është i falimentuar, pasi shteti, në bashkëpunim me Federatën, kanë bërë investime selektive infrastrukturore, në stadiume të bukur për t’u parë, por që nuk janë mbushur kurrë (me përjashtim të derbit të kryeqytetit).

2. Futbolli në Shqipëri nuk është i besueshëm, duke nisur nga kategoritë inferiore dhe deri në elitë, pasi arbitrat e futbollit ka pasur mjaft raste që kanë vendosur të vetëm fatin e ndeshjeve të futbollit, në mënyrë skandaloze. Duke e bërë këtë në mes të qyteteve apo telekamerave, duke ditur që ndëshkimet e tyre për këto faje të rënda, janë thjeshtë administrative brenda sferës futbollistike (pa llogaritur rastet kur edhe promovohen në rast se gabojnë ndaj ekipit të “duhur”).

3. Futbolli në Shqipëri është i falimentuar, pasi Shteti, për asnjë rast nuk ka qenë mbështetës në nivelin e duhur për investitorët e këtij sporti. Pronarët e klubeve, në mjaft raste mund të konsiderohen “filantrop”, sesa biznesmen që merren me investimet në këtë sport. A e di kryeministri që në Shqipëri, Federata i jep fituesit të kampionatit 10 milionë lek të rinj si shpërblim, aq sa nuk u bëjnë rrogat për 1 muaj? A e di Kryeministri që E Drejta Televizive u jep klubeve për gjithë vitin, më pak lekë sesa marrin gjoba nga Federata për sjelljen e tifozëve. Dhe duke pasur këto të ardhura qesharake nga Federata dhe me një Shtet inekzistent në sport, a e di Kryeministri që pronarët e klubeve thjeshtë humbasin nga paratë e familjeve të tyre?!

4. A e di kryeministri që klubeve iu mbajtën të ardhurat që jepte UEFA si Fond Solidariteti nga Federata për më shumë se 10 vite dhe iu shpërndanë vetëm pasi u denoncua si skandal në media (Panorama Sport) dhe për këtë nuk mbajti askush përgjegjësi, pavarësisht se bëhej fjalë për Fonde për fëmijët?! A i di Kryeministri këto, para se të gjykojë pronarët e klubeve, që edhe në këtë rast kanë qenë viktima të sistemit?!

5. A e di Kryeministri që futbollistët e klubeve që janë në pronësi të Bashkive, e marrin rrogën si punëtorë të Enteve të tjera shtetërore, në mënyrë që t’u sigurojnë të paktën ndonjë të ardhur, për kontribut si lojtar i skuadrës së qytetit?! A nuk është kjo një “shpërdorim detyre” i bërë në kushtet luftës morale për të mbajtur futbollin gjallë, pasi në të kundërt ai është totalisht i falimentuar?!

6. A e di Kryeministri që ka klube që kanë me dhjetra Urdhëra Përmbarimi për Sekuestro, për shkak të borxheve dhe Federata Shqiptare e Futbollit i licencon si të rregullta për të vazhduar aktivitetin?! Por, Kryeministri duhet të dijë që kjo gjë, sjell detyrimin e këtyre klubeve për të bërë evazion, pasi me llogari bankare të Bllokuara dhe me Federatën që “mbyll sytë” dhe i lejon, atëherë detyrohen të paguajnë lojtarët në të zezë, me para nën dorë!

7. A e di Kryeministri që ka pasur biznesmenë të suksesshëm në fusha të tjera dhe kanë falimentuar, vetëm sepse kanë investuar më pasion në një futboll të falimentuar, që me kalimin e viteve numëron më shumë “viktima” të presidentëve që humbën pasurinë, se sa tifozë në shkallët e stadiumit.

8. A e di Kryeministri që ndryshimet në Ligjin e Sponsorizimeve që u sugjeruan nga komuniteti i Sportit, nuk vlen për të pasuruar pronarët e klubeve, por për të mbajtur gjallë këtë sport, që është më masivi në Shqipëri dhe mbart mbi supe ëndrrat e mijëra fëmijëve, që së paku, rriten duke ushtruar sport. A e di Kryeministri, që me një ligj që u jep më tepër pavarësi ekonomike pronarëve të klubeve të Futbollit, do ketë edhe më tepër demokraci në sport?!

9. A e di Kryeministri që ikonat e futbollit janë lënë në harresë nga shteti dhe për shkak të varfërisë ekonomike, emri dhe figura e tyre përdoret për deklarata kundër politikës apo politikanëve të caktuar, vetëm pse arrijnë të marrin ndonjë rrogë, sado modeste në Federatë (paratë e Federatës nuk janë private, por janë të të gjithë anëtarëve të saj).

10. Për të kërkuar të drejtat dhe për të denoncuar punëdhënësit e tyre, Kryeministri duhet të dijë që futbollistët nuk do kenë guximin për ta bërë. Së pari, sepse janë të detyruar të mbajnë familjet me ato para që marrin dhe së dyti, sepse Sindikata e krijuar që prezymohet se duhet të mbrojë të drejtat e tyre, është thjesht një “filial” i FSHF-së, që flet siç i intereson asaj, ndonëse duhet të ishin në “luftë”, me njera-tjetrën për të kërkuar drejtësinë e sportistëve

Kështu që, Kryeministri duhet të gjykojë para se të paragjykojë, pasi ky sport është drejtuar në “katrahurë”, për shkak se Shteti nuk i ka hedhur sytë, as për të ndihmuar dhe as për të dënuar ata që po e shkatërrojnë…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli kryeministri rama futbolli kryeministri rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj