LIVE UPDATES
Bota

Facebook përballet me një të ardhme të pasigurtë

19 Dhjetor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Facebook përballet me një të ardhme të pasigurtë

Pasi dokumente të brendshme të kompanisë Facebook iu shpërndanë gjerësisht mediave, vazhdon të jetë në pikëpyetje se si do të ndryshojë ky rrjet social. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton rreth sfidave të Facebook-ut, ndërsa ligjvënësit kërkojnë rregulla të shtuara dhe aktivistët kërkojnë publikimin më të gjerë të informacionit.

Majin e kaluar, ndërsa dhuna përfshiu Izraelin dhe territoret palestineze, aktivistët palestinezë u ankuan se Facebook-u kishte bllokuar shumë prej postimeve dhe llogarive pro-palestineze. Kompania Facebook tha se kishte probleme me programin e saj që gjurmon përdorimin e fjalorit të gjuhës së urrejtjes. Por disa muaj më vonë u shfaqën të dhëna se punonjësit e kompanisë kishin shqetësime më të thella.

Pasi një ish-punonjëse bëri të disponueshme dokumenta të brendshme të kompanisë Facebook, versionet pjesërisht të retushuara të dokumentave që mori Kongresi iu dhanë edhe disa organizatave të mediave. Disa dokumenta tregojnë se si punonjësit shprehnin irritimin me praktikën e zakonshme të shtypjes së fjalës së lirë në rajon. Dia Kayyali punon për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon.

“E dinë që ka probleme. Japin fonde të pamjaftueshme, stafi u kërkon të bëhet një punë më e mirë dhe nuk po veprojnë kështu”, thotë Dia.

Dokumentat e Facebook-ut japin një pasqyrë të rrallë të vështirësive të kësaj kompanie gjigande të mediave sociale për të menaxhuar shërbimet e saj nëpër botë. 

Një raport i të drejtave të njeriut konstatoi se kompania Facebook nuk ndali përdorimin e shërbimeve të saj për të ngjallur ndasitë dhe dhunën. Një situatë e ngjashme po ndodh në vende si Etiopia, thotë zonja Haugen, ku qarkullon keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes, pasi kompania nuk ka sisteme për të diktuar postimet e dëmshme në gjuhët kryesore.

“Ajo që pamë në Mianmar, ajo që po shohim tani në Etiopi, janë vetëm kapitujt e parë të një historie aq tmerruese, saqë askush nuk dëshiron ta lexojë deri në fund”, tha zonja Haugen.

Një zëdhënës i tha Zërit të Amerikës se kompania lufton abuzimin jashtë Shteteve të Bashkuara, me të njëjtin intensitet si brenda Shteteve të Bashkuara. Por për shumë aktivistë, zbulimet e bëra nga “Dokumentat e Facebook-ut” nuk janë befasuese. Ata janë ankuar për Facebook-un prej vitesh, për mënyrën se si përdoren shërbimet dhe se si abuzohet me to në hemisferën jugore.

“Po zhvillohet luftë në Facebook në disa gjuhë të ndryshme… I ashtuquajturi ‘jugu i globalizuar’ është në thelb një fushë e lirë për urrejtjen, polarizimin dhe ekstremizmin”, thotë Moustafa Ayad, nga Instituti për Dialogun Strategjik.

Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se me çfarë rregullash duhet të qeveriset Facebook-u. Dhe aktivistët duan që kompania të publikojë informacione të mëtejshme.

“Duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet me moderimin e përmbajtjes, pasi interneti është, dhe duhet të jetë, global. Pra, duhen zgjidhje globale”, thotë Dia Kayyali.

Kompania Facebook, e cila ndryshoi rishtazi emrin e saj në Meta, është shprehur prej kohësh se synon të bashkojë botën më shumë. Sfida është se si mund ta realizojë këtë në mënyrë të sigurtë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota facebook facebook

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj