LIVE UPDATES
Aktualitet

Faktet dhe provat tregojnë të kundërtën/ Aksidenti i kushtoi 4 operacione, emigranti tani rrezikon burgun

17 Dhjetor 2020, 20:38 Nga DOSJA
Faktet dhe provat tregojnë të kundërtën/ Aksidenti i kushtoi

SHKODËR– Aleks Shtjefani, emigrant prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop”, sesi u manipulua aksidenti i vitit 2017, që i dëmtoi këmbën, për të cilën ka bërë 4 operacione. Por si të mos mjaftonte kjo, tani ai u dënua nga gjykatat dhe prokuroria në bashkëpunim me ekspertët si fajtor i aksidentit, në një kohë, që faktet, provat e filmimet tregojnë të kundërtën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Dajç-Lezhë dhe në të u përfshinë shtetasi Aleks Shtjefani, që drejtonte autoveturën “Huyndai” dhe Mhill Delia, drejtuesi i autoveturës “Benz”.


Denoncuesi: Ju drejtova juve emisionit “Stop”, për një padrejtësi, që më është bërë në Gjykatën e Apelit, Shkodër. Jam dënuar për një aksident, që unë s’kam asnjë faj, asnjë gjë, krejt padrejtësisht. Me datë 6 Qershor 2017, po lëvizja nga Shkodra në Lezhë, në vendin e quajtur Dajç të Zadrimës, më ka ndodhur një aksident. Unë po ecja në drejtim të Lezhës, në krahun tim, kur papritur një makinë tip “Benz”, e drejtuar nga një i moshuar, që sapo kishte marrë dhe patentën, shumë pak kohë kishte, që kishte marrë patentën, më doli ballë-përballë në krahun tim. Ndalova shpejtësinë, i bëra me drita, po s’kisha as kohë, sepse ishte çështje sekondash, më ra ballë-përballë në krahun tim dhe më solli në drejtim të kundërt drejt Shkodrës. Unë theva këmbën e majtë dhe shoku im, fshatari im, që ishte pasagjer me mua, u hap nga brenda. Pas 40 minutash erdhi ambulanca na dërgoi në Lezhë dhe aty u morëm në pyetje nga policia e Lezhës dhe unë tregova siç  kishte ndodhur ngjarja. Shoku im, fshatari im, nuk ishte në dhomë me mua dhe ai të njëjtën gjë ka tregu, sepse e njëjta gjë ajo, çfarë kishte ndodhur. Me siguri, zotëria me gjithë të shoqen, kanë thënë gjëra të ndryshme, po ato janë manipuluar në policinë e Lezhës, sepse në momentin, që ka ndodh aksidenti, erdhi një polic nga Shkodra, mik i familjes Deliaj, një Sokol Stafa dhe ai ka manipuluar çdo gjë aty, sepse ishte dhëndër i familjes Deliaj dhe Sokoli me policinë e Lezhës ka bërë, me një fjalë ato, që kanë treguar dy zotërinjtë. Ato kanë thënë ndryshe njëri, ndryshe tjetri, pastaj i kanë grisur e i kanë manipuluar thënien.

Gazetari: Si është versioni i palës tjetër?

Denoncuesi: Versioni i tyre është, që unë po parakaloja një ambulancë, kur në atë moment s’kishte asnjë ambulancë, asnjë makinë, asnjë, vetëm ca njerëz, punëtorë rruge, që ishin dhe disa, që jetojnë aty afër, asnjë makinë, sepse unë kam shkuar në spitalin e Lezhës, në spitalin e Shkodrës kam marrë vërtetimin, që në atë moment, s’ka pas asnjë ambulancë në atë vend.

Gazetari: D.m.th ky është versioni i palës tjetër?

Denoncuesi: Versioni i palës tjetër, që unë gjoja po parakaloja ambulancën, po aty s’ka pas asnjë ambulancë, ku është ajo ambulancë, që shikon një aksident të tillë dhe nuk ndalon. Si ka mundësi?! Ku ishte ambulanca?

Sipas raportit të policisë, emisioni “Stop” zbuloi, se drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili vinte nga Lezha për në Shkodër, ka qenë në korsinë e gabuar, gjë që ka shkaktuar aksidentin.

Denoncuesi: Erdhi policia e Lezhës kishte të gjitha dokumentet e mia, pasaportën, patentën, të gjitha dhe m’i solli vetë te spitali dhe me tha: “Ik or djalë “, se ti nuk ke asnjë faj, asnjë gjë- tha, ty të ka ra ndesh Mhill Deliaj dhe m’i dha të gjitha dokumentet, sikur policia e Lezhës të dyshonte, që unë kisha dhe një faj më të vogël s’do m’i jepte mua pasaportën, të largohesha nga Shqipëria, s’do më jepte mua patentën mua, do ma mbante aty, do ma bllokonte.

Gazetari: Dhe ju shkuat drejt Italisë, për të bërë operacionin?

Denoncuesi: Mora dokumentet, u nisa direkt për Itali dhe bëra operim këmbën në Siena, të Italisë, ku ndenja dhe 6 muaj, në këtë kohë, sepse zonja e këtij shoferit, gruaja e tij paska bërë kallëzim në prokurori, këtë gjë nuk e dija, unë jam njoftuar mbas 7 muajsh, kur hetuesia kishte mbaruar punë.

Gazetari: Ju nuk jeni thirrur nga Prokuroria e Lezhës, për t’u pyetur dhe për të marrë versionin tuaj?

Denoncuesi: Absolutisht asnjë gjë, vetëm mbas 6 muajsh më ka ardhur një letër, që të paraqitesha në gjyq.

Gjyqtari Ilir Përdeda e ka bazuar vendimin e tij në akt-ekspertimin e Inxhinierit Mekanik Arben Luzi, i cili është dukshëm një raport i pasaktë. Në këtë akt mungojnë tabelat fotografike të aksidentit, përllogaritja e shenjave të frenimit dhe zbërthimi i gjithë dinamikës së aksidentit. Në këtë akt vetëm një fletë i është fokusuar aksidentit ndërsa pjesa tjetër e tij janë kopje e akteve të prokurorisë.

Denoncuesi: Mora avionin, sigurisht me këmbë të sëmurë, u nisa drejt Shqipërisë, shkova atje, u paraqita në gjyq dhe ne datën e gjykimit, me gjithë fshatarin tim u paraqita në Gjykatë dhe ishte vetëm gjykatësi, unë dhe ky bashkëfshatari im dhe sekretarja, aty as s’kishte prokuror, as nuk ishin pala tjetër, asnjë gjë. Doli gjykatësi dha vendimin 14 muaj, prokurori kishte kërkuar dënim me kusht, gjykatësi vendosi dënim 14 muaj heqje lirie.

Gazetari: Po palët e tjera, ku ishin?

Denoncuesi: Nuk ishin fare, nuk ishin, s’ishin, se ato e kishin rregulluar punën, s’kishin nevojë të vinin aty ato, e kishin fitoren e sigurt ato, nga aty u afrova afër barit, afër Gjykatës një klub, po prisja një kushëririn, të vinte të më merrte me makinë, kur ja doli gjykatësi, prokurori dhe dhëndri I Mhill Delilaj po hynin në klub të tre. Aty u nxeha, i thashë: “Ti je gjykatës kriminel”. Ty erdhi me të sjellë lekë ky, ngaqë isha me paterica, mora telefonin t’i bëja një fotografi aty, ikën me vrap, u hapën njëri këtej e tjetri andej, ikën nga Gjykata dhe u zhdukën.

Marrë nga: Klantv

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks shtjefani aleks shtjefani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje