Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Familja Bytyqi i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, që të angazhohet seriozisht për ndriçimin e vrasjes së tre anëtarëve të kësaj familjeje, në korrik të vitit 1999 në Serbi.
Ylli, Agron dhe Mehmet, shtetas amerikanë ishin arrestuar në muajin korrik të vitit 1999 në rrethana të panjohura nga forcat serbe, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë.
Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.
Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.
Në një komunikatë të familjes Bytyqi thuhet se edhe pas njëzet e dy vjetësh, “ne jemi po aq të etur dhe me shpresë sa edhe në ditën e parë” për vendosjen e drejtësisë.
Muajin e kaluar xhandarmëria serbe ndau medalje për Goran Radosavleviç – Gurin, që është pjesë e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Goran Radosavleviçit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara.
“I bëjmë thirrje administratës Biden që të fillojë një angazhim serioz për rastin para se të jetë tepër vonë. Presidenti Biden u dha një premtim vëllezërve tanë, familjes sonë dhe komunitetit tonë. Shpresojmë që administrata e tij shpejt ta përmbushë atë premtim. Paqja për familjen tonë dhe familjet e shumë viktimave të tjera varet nga kjo”, thuhet në komunikatën e familjes Bytyqi.
Të enjten ambasada amerikane në Beograd, tha se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, është përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vrasjen e tyre.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara përsëri u bën thirrje autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast ndër vite, për një hetim të plotë”, thuhej në një komunikatë të ambasadës amerikane në Beograd.
Marrë nga VOA.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SERBI-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Djordje Miliçeviq ka thënë sot se deputetët boshnjakë të Sanxhakut dhe deputetët e ...
AUSTRALI– Rikthehet bllokimi total në Sidney të Australisë ku rreth 5 milion banorë nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pa patur ndonjë arsye të ‘...
SUEDI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi ku një aeroplan i vogël, i cili mbante parashutistë është rrëzuar mbrëmjen e djeshme duke lënë të vdekur 9 persona...
ITALI– Kufiri për zgjedhjen e senatorëve në Itali ka ndryshuar nga 25 vjeç në 18 vjeç, duke çuar në barazim të zgjedhësve për Dhomën ...
SHBA– Numri i të vdekurve nga vala e nxehtësisë që goditi paqësorin amerikan në veri-perëndim javën e kaluar është rritur në gati 200, me autoritetet shëndetëso...
Kompania Pfizer do të kërkojë autorizimin e Shteteve të Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, ndërsa tha të enjten se një dozë tje...
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vala e tretë e infektimeve me Covid-19 me të cilat përballet Afrika mund të pë...
ZVICËR- Pjesa më e madhe e Zvicrës, dhe kryesisht zonat e Valais dhe Ticinos, u goditën nga reshje të dendura shiu dhe breshëri të enjten. U raportuan gjit...
TAJVAN- Të paktën 15 tërmete goditën Tajvanin në 24 orët e fundit, por nuk raportuan dëme ose viktima askund në ishull, njoftoi media lokale të enjten.Lëkundjet...
TURQI– Një mënyrë origjinale u zgjodh për të protestuar kundër qeverisë së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan nga një anëtare e opozitës zyrtare në Turqi.“Ju...