LIVE UPDATES
Bota

Fatmir Sejdiu flet për idenë e tij për Mini Shengenit: Jugosllavia ka vdekur

11 Nëntor 2019, 19:27 Nga DOSJA
Fatmir Sejdiu flet për idenë e tij për Mini Shengenit:

KOSOVË- Të dielën është mbajtur Samiti i Ohrit i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku temë kryesore ishte liberalizimi i lëvizjes së mallrave dhe njerëzve në rajon. Ky takim, që e pasoi atë të Vojvodinës u bojkotua nga Kosova nuk ishte ftuar në Novi Sad kur ishte lansuar nisma nga Vuçiq, Rama e Zaev.  Për shkak të mospranisë së Kosovës atje, Edi Rama nisi një sulm ndaj Presidentit Thaçi e Isa Mustafës i cili kritikoi ashpër idenë derisa Vuçiq, Zaev e Rama po e diskutonin atë në Ohër.  Ideja e një minishengeni ishte përmendur edhe në të kaluarën më saktësisht nga Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu i cili i kishte ftuar homologët nga Mali i Zi Maqedonia e Shqipëria në Prevallë. 

Në kuadër të mini-samitit të tretë ballkanik, të mbajtur afër Prizrenit, liderët e katër vendeve të rajonit kishin shprehur gatishmërinë e tyre për krijimin e një mini-shengeni ballkanik.

Sejdiu, atëbotë kishte thënë se temë bosht ishte liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në këtë pjesë të Evropës, duke ripërsëritur kërkesën e tij për një mini-shengen ballkanik.

“Andaj, sot mund të themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”, kishte thënë Sejdiu.

Gazeta Express ka kontaktuar Sejdiun për të krahasuar takimin e organizuar nga ai para nëntë vitesh, dhe takimin e këtij viti i cili u mbajt këtë të diele.

Sejdiu tha se nuk ka shumë informacione për zhvillimet e fundit, por në kohën e tij nuk është biseduar për një mini-shengen si formacion, por për mundësinë e liberalizimit të kufijve të vendeve të rajonit.

“Me idenë time, në kohën kur është biseduar, nuk është biseduar për një mini-shengen si formacion, por është biseduar për mundësitë e liberalizimit të kufijve në mes vendeve të këtij rajoni, duke pasur parasysh një qarkullim më të mirë dhe pa pengesa rreth formaliteteve që kërkoheshin. Në atë kohë këtë ide për lëvizjen e lirë të qytetarëve e kam bërë në vitin 2008 në vizitën shtetërore që kam pasur në Tiranë, në takimin me presidentin Topi dhe në takimet e mëvonshme nga viti 2008 deri në vitin 2010”, tha Sejdiu.

Sipas tij, ideja e një bashkëpunimi duhet të ketë qëllim largimin e të gjitha barrierave ndërmjet lëvizjes së lirë të vendeve të Ballkanit.

I pyetur për Jugosllavinë e re e cila u përmend të dielën, Sejdiu u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë, pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur.

“Unë them se Jugosllavi të re nuk mund të ketë asnjëherë, përkundër asaj se dikush mund të ketë tendenca. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe do ta quaja njësi e shteteve sovrane të rajonit dhe absolutisht askush s’mund ta detyrojë Kosovën që të hyjë në formacione të caktuara të cilat do të ishin prelud i shkrirjes së sovranitetit të saj dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Nëse dikush ka ide për të ringjallur Jugosllavinë ajo është ide absolutisht e vdekur dhe e pamundshme, në pjesën tjetër nëse ka tentativa të tilla dhe se këto dëshirojnë të instrumentojnë tubime të tilla për diçka të ngjashme, sigurisht se do të jetë e papranueshme”, theksoi Sejdiu.

Në takimin e liderëve të Ballkanit, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për ‘Mini-shengenin e Ballkanit”, mungoi përfaqësimi i Kosovës.

Madje Edi Rama drejtoi kritika të ashpra ndaj liderëve kosovarë që nuk morën pjesë në takim.

“Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet si e zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë. Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim”, tha Rama në fjalimin e tij.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ai që të dielën tha se politikat e mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

“Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi”, thuhet në reagimin e Mustafës.

Madje, Mustafa në një përgjigje për Express tha se po tentohet të krijohet Jugosllavia e re, gjë të cilën theksoi se nuk ia dëshiron askujt.

“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Express.

(Marrë nga Gazeta Ekpress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fatmir sejdiu mini shengen ballkanik samiti i ohrit fatmir sejdiu mini shengen ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj