LIVE UPDATES
Bota

Fauci: Varianti pas Omicron mund të jetë më transmetues, por dhe më shumë agresiv!

29 Janar 2022, 07:32 Nga DOSJA
Fauci: Varianti pas Omicron mund të jetë më transmetues, por dhe

SHBA- Shkalla e infektimeve po rritet, edhe pse simptomat duken se janë më të buta. Por Entoni Fauçi, këshilltari kryesor i presidentit amerikan për menaxhimin e pandemisë, paralajmëron se nuk duhen nënvlerësohen rreziqet që na vijnë nga Omicron. Gjithashtu ai shpreson se tashmë jemi më pranë fundit të pandemisë. Në një Amerikë tejet të përçarë, Fauçi sot 81-vjeç, urrehet nga disa, por konsiderohet si një shpëtimtar nga shumë të tjerë. Mjeku dhe imunologu i njohur është drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe një ekspert me shumë kontribute në kërkimin mbi sëmundjet e SIDA-s, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve autoimune, Fauçi ka këshilluar çdo president amerikan që nga presidenca e Ronald Reganit.

Dr. Fauçi, në intervistën tuaj të fundit me ne në gushtin e vitit 2020, ju parashikuat se me një vaksinë efektive, pandemia do të mbaronte deri në fundin e vitit 2021. Çfarë ndodhi?

Virusi bëri atë që tentojnë të bëjnë të gjithë viruset:Na befasoi. Një nga gjërat që nuk ishte parashikuar, ishte shfaqja e variantit Delta, që është më shumë infektiv ashtu edhe më agresiv sesa koronavirusi origjinal. Më pas, këtu në SHBA, ka pasur shumë njerëz që kanë rënë pre e propagandës së lëvizjes kundër vaksinimit. Ndaj ka gjithmonë një popullatë të cenueshme që lejon përhapjen e virusit. Kështu po ndodh edhe në Gjermani. Më pas zbuluam se mbrojtja nga vaksina bie pas disa muajsh. Prandaj nisëm të marrim dozat përforcuese. Dhe pikërisht në këtë moment u shfaq edhe Omicron!

Varianti i ri, që është edhe më i transmetueshëm se sa Delta…

Po, është shumë më infektiv. Por ne po fillojmë të shohim nga studimet e kryera në Afrikën e Jugut, Britani, si dhe në disa studime të fundit në SHBA, se ashpërsia e sëmundjes është dukshëm më e vogël me Omicron. Ky është një lajm i mirë. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa dërrmuese e shtrimeve në spital dhe e vdekjeve, regjistrohen në mesin e njerëzve të pan vaksinuar ose të vaksinuar, por që kanë mangësi të mëdha në sistemin imunitar.

Ju keni deklaruar së fundmi, se gati të gjithë njerëzit do të infektohen me variantin Omicron. A jemi tani dëshmitarë të hapave të fundit drejt shndërrimit të virusit në një endemi?

Unë mendoj se ne po shohim një lloj evolucioni tek një infeksion shumë më i përhapur, por që shkakton më pak simptoma të rënda. Të paktën shpresojmë të jetë kështu, por nuk ka asnjë garanci. Ne synojmë të arrijmë në një nivel të tillë kontrolli, ku njerëzit infektohen në masë, por që të kenë simptomat e të ftohurës së zakonshme, dhe të mos sëmuren rëndë.

Që të ndodhë kjo, shumë njerëz ose do të duhet të vaksinohen, ose ata që tashmë janë vaksinuar, kane qenë të infektuar dhe shëruar, duhet të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid. Kur të ndodhë kështu, me kalimin e vitit të ardhshëm, do të fillojmë të shohim edhe rënien e rasteve dhe reduktimin e shtrimeve në spital.

Kur të arrijmë në atë pikë, mund ta shohim Covid-19 si një sëmundje tjetër të frymëmarrjes, që nuk është problem për shumicën e popullsisë. Shpresoj të ecim në atë drejtim. Unë mendoj se jemi duke e bërë këtë, por për momentin nuk mund ta marrim lehtë duke thënë “Ky variant është më pak i rreikshëm, dhe pandemia ka mbaruar!”. Nuk ka ende asnjë garanci se ka ndodhur kjo gjë.

A do të ketë variante të tjera pas Omicron-it?

Duke pasur parasysh faktin se ka ende shumë vende në botë, sidomos ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku shkalla e vaksinimit është ende shumë e ulët, do të shohim vazhdimin e përhapjes së virusit. Në këtë mënyrë, ne i japim mundësinë virusit të pësojë mutacione dhe mund të mendohet që varianti i ardhshëm të ketë një shkallë të lartë transmetimi, por edhe më shumë agresiv.

Pak para Krishtlindjeve, policia arrestoi një burrë që po udhëtonte drejt Uashingtonit. Ai kishte në makinë një pushkë gjysmë automatike, municione të bollshme, dhe një listë me emrat e atyre që synonte të vriste, mes të cilëve edhe emrin juaj. Si ka mundësi që bëheni ju, një mjek dhe shkencëtar, objektiv i një urrejtjeje të tillë?

Ka njerëz në SHBA që e politizojnë përçarjen. Pra, unë jam shndërruar në një figurë polarizuese. Dhe për këtë fajtor nuk jam unë, por ekstremistët e të djathtës ekstreme ata që më kanë sulmuar personalisht, duke thënë se e kam krijuar unë virusin, një pretendim që është një marrëzi e pastër. Ata më akuzojnë se po përpiqem që t’ua heq njerëzve lirinë, nëpërmjet apelit se ata duhet të vaksinohen. Ata thonë se kur unë u them njerëzve të mbajnë maska, jam duke cenuar lirinë e tyre personale.

Në fakt unë kam promovuar vetëm praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit publik:merrni dozat përforcuese, mbani maska, dhe shmangni vendet e mbipopulluara. Kur jemi përballë një sfide të shëndetit publik, është koha që të gjithë të bashkohen kundër armikut të përbashkët. Dhe armiku i përbashkët është virusi. Armiku i përbashkët nuk janë zyrtarët e shëndetit publik, të cilët po përpiqen të mbajnë nën kontroll përhapjen e virusit.

Në një dokumentar të transmetuar kohët e fundit, ju thatë se gjatë luftës tuaj kundër HIV-AIDS, u prekët nga Çrregullimet e Stresit Post-Traumatik (PTSD), për shkak se për shumë vite nuk patët asnjë përparim domethënës. A ju ka traumatizuar disi edhe pandemia e Covid-19?

Kur e pohova këtë gjë në dokumentar, theksova se si mjek jam kujdesur për mijëra individë të infektuar me HI,V dhe në vitet e para shumica prej tyre vdiqën pavarësisht se përpjekjeve të mia. Dhe kur t’i studion për t’u bërë mjek dhe një shërues, dhe të gjithë pacientët që ke vdesin, kjo gjë ka një ndikim shumë të madh psikologjik. Në lidhje me pandeminë aktuale, ndihem më shumë i zhgënjyer.

Pse?

Shkenca na ka dhënë vaksina shumë efektive, që mund të mbrojnë jetën e njerëzve. Dhe sigurisht që ato i mbrojnë kundër formave të rënda të sëmundjes. Zhgënjimi ka të bëjë me faktin që edhe pse kemi mjetet për të shpëtuar jetën e dikujt, për arsye politike disa nuk duan të vaksinohen, ndërsa ata që bëjnë thirrje për këtë gjë demonizohen.

Një tjetër senator republikan ju sulmoi ashpër kohët e fundit në një seancë dëgjimore në Senat, ndërsa në mediat sociale po vazhdon një fushatë urrejtjeje kundër jush. A është kjo ideja juaj mbi një jetë të përmbushur dhe të lumtur? Pse nuk braktisni gjithçka dhe të pushoni diku buzë një plazhi, duke shijuar vitet e mbetura të jetës?

Unë jam një mjek, një shkencëtar, dhe është përgjegjësia ime si drejtor i një institucioni shkencor që të zhvilloj vaksinat dhe terapitë, që na përgatisin të reagojmë ndaj epidemive dhe pandemive. Ne ndodhemi në mesin e një pandemie, dhe unë nuk kam pasur asnjë ditë pushimi prej gati 2 vitesh. Por kjo nuk bën ndonjë ndryshim për mua. Ne duhet t’i japim fund kësaj pandemie. Pastaj do të mendoj të shkoj për pushime në plazh, por jo tani.

Marrë nga Bota.al.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony fauci koronavirusi pandemia e koronavirusit antony fauci koronavirusi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj