LIVE UPDATES
Bota

Feja dhe gjuha dy ‘fronte të tjera lufte’ mes Moskës e Kievit

13 Shkurt 2022, 20:11 Nga DOSJA
Feja dhe gjuha dy ‘fronte të tjera lufte’ mes Moskës e

UKRAINË– Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon prej kohësh dhe në shumë fronte, jo vetëm në atë ushtarak. Ndarja fetare mes patriarkanës së Kishës Ortodokse të Moskës me atë të Kievit, si dhe lufta për përdorimin e gjuhës ruse apo ukrainase, janë dy fushabeteja të rëndësishme në këtë konflikt. Këmbanat ftojnë besimtarët në meshë, në Katedralen e Shën Vladimirit në Kiev. Në një vend, i cili ndodhet nën kërcënimin ushtarak të Rusisë, të gjitha sferat e jetës shënohen nga konflikti me Moskën, përfshirë edhe ajo shpirtërore.

Kjo është katedralja qendrore e Kishës Ortodokse të Ukrainës, nën autoritetin e Patriarkut Filaret. Në vitin 2018 kisha u nda nga patriarkana e Moskës, si rezultat i tensionit të krijuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia si dhe lufta në Ukrainën lindore. Siç thonë udhëheqësit e Patriarkanës së Kievit, kisha e kontrolluar nga Moska është ‘kolona e pestë’ apo elementi ‘ngatërrestar’ i Kremlinit.

“Për fat të keq, ka shpesh elementë të politikës në kishë, nëse themi se Kisha Ortodokse ukrainase e patriarkanës së Kievit është kisha e popullit ukrainas, kjo reflektohet gjithmonë me fjalët dhe veprat të cilat qëndrojnë në mbështetje të popullit ukrainas dhe pavarësisë së vendit. Në të njëjtën kohë në kishën ukrainase të patriarkanës ruse, ka elementë dhe kryhen lutje për interesat ruse”, thotë Prifti Olexandr Shmuryhin, i Kishës Ortodokse ukrainase.

Por Kisha Ortodokse Ukrainase nën patriarkanën e Moskës është mbizotëruese në vend, në varësi të saj ndodhen qendrat e mëdha historike të besimit ortodoks, si Manastiri i Shpellave në Kiev. Përfaqësuesit e patriarkanës së Moskës thonë se ndarja brenda kishës ortodokse është artificiale dhe ata mohojnë se mbështesin interesat e Kremlinit në Ukrainë.

“Gjithë kjo zhurmë informacionesh po dëmton vendin tonë. Nëse jemi realisht patriotë dhe jo të rremë, duhet të ndihmojmë në qetësimin e situatës. Ne mbështesim qeverinë dhe presidentin tonë që bën thirrje për qetësi”, thotë Nikolai Danilevich, i Kishës Ortodokse Ukrainase, në varësi të Patriarkanës ruse.

Gjuha është bërë gjithashtu pjesë e përplasjeve mes Moskës dhe Kievit, por edhe mes vetë ukrainasve. Politikanët ukrainas duket se janë të bashkuar për ta bërë gjuhën ukrainase të vetmen gjuhë zyrtare të shtetit.

“Qëndrimi i partisë Holos është se ne kemi një gjuhë zyrtare që është gjuha ukrainase. Dhe sa i takon pjesës tjetër, ne e dimë se secili mund të flasë gjuhën që dëshiron. Ne e kuptojmë se për dekada gjuha ruse ishte futur në Ukrainë, sepse ne ishim pjesë e Bashkimit Sovjetik, por tani duhet t’i japim gjuhës ukrainase sa më shumë mbështetje që të mundemi”, thotë Kira Rudyk, udhëheqës i Partisë Holos.

Për kritikët e politikave gjuhësore të qeverisë ukrainase, sikurse Ivan Stepurin, botues librash në rusisht, politizimi i gjuhës është joproduktiv për vendin. Ai është mes atyre që refuzojnë masat e reja të cilat thotë se e bëjnë gjithnjë e më të vështirë botimin në rusisht.

“Është shumë e vështirë për një person që ka lexuar rusisht gjatë gjithë jetës së tij të kalojë papritur në gjuhën ukrainase. Por veçanërisht në Ukrainë ka shkrimtarë të mrekullueshëm që shkruajnë në rusisht dhe që besojnë se rusishtja është pjesë e kulturës ukrainase, si gjuhët e tjera të atdheut tonë shumëkombësh”, thotë Ivan Stepurin, botues.

Konflikti i armatosur është gjithashtu një konflikt politik, fetar dhe kulturor, një thyerje fizike dhe shpirtërore mes Rusisë dhe Ukrainës, që në varësi të rezultatit, mund të jetë vendimtar mbi këto çështje.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota tensione ne ukraine tensione ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj