LIVE UPDATES
Bota

Fëmijë refugjatë nëpër rrugët e Beogradit, dhunë dhe abuzime seksuale

4 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Fëmijë refugjatë nëpër rrugët e Beogradit,

Erë e ftohtë fryn në rrugët e Beogradit. Qytetarët e kryeqytetit serb përgatiten për festimin e Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar. Megjithë pandeminë e Coronës dyqanet janë hapur. Të mbështjellë në pallto të ngrohta njerëzit shëtisin në rrugët e blerjes apo përgjatë shëtitores në bregun e Savës.

Në afërsi të stacionit të autobusit për linjat e largëta në Rrugën Železni?ka në periferi të qendrës të del një pamje tjetër: Në një park të vogël përballë stacionit vjen vërdallë një grup fëmijësh e të rinjsh. Më i riu është 11 vjeç, më i madhi 17.

Ata kanë marrë udhën si refugjat vetëm, shumica vijnë nga Afganistani. Disa nga djemtë janë të mbështjellë me batanije.

“Këtë e kam blerë në treg”, thotë Sherkati i mbathur me atlete dhe çorape të shkurtra. Edhe të rinjtë e tjerë dridhen nga të ftohtët. Lodhja u është vulosur në fytyrë. Të gjithë presin për një mundësi në drejtim të kufirit kroat apo hungarez. Sherkati ia ka dalë të kalojë kufirin serb, por situata në kufirin e BE-së ishte e keqe, thotë ai. “Në Kroaci policia më mori celularin, dhe më ktheu.”

Situata nuk është më e mirë as në kampet serbe. Sherkati thotë se nuk e ka kartën e regjistrimit të autoriteteve serbe, dhe kush nuk është i regjistruar, nuk ka qasje në ofertën e ndihmave.

Migrantë e mitur u shmangen autoriteteve

Bogdan Krasi? nga organizata humanitare Save the Children e njeh situatën. Këta të mitur janë rrugës për në një shtet tjetër. Ata nuk duan të qëndrojnë në Serbi. Ka shumë minorenë në kampet zyrtare për azilkërkuesit, por për fat të keq ka edhe shumë prej tyre jashtë.” Nuk është e lehtë t’u ndihmosh këtyre djemve të rinj. “Ata duan të shkojnë në Europën Perëndimore dhe iu shmangen organizatave humanitare dhe policisë.”

Sherkati dhe të tjerët flenë në një vend ku po ndërtohet përballë parkut, shumë pranë shëtitores të rinovuar me milirda. Aty sheh konserva, batanije, dyshekë – shenja se refugjatët minorenë kanë qenë para pak kohe këtu. Një përkthyes telefonon Sherkatin. Ai i përgjigjet në telefon dhe thetë se bashkë me të tjerët kanë marrë pasdite autobusin për në qytetin Baçka Palanka në kufi me Kroacinë. Duan ta provojnë edhe njëherë.

Në kamp nuk ka vend për të miturit

Edhe Rizvanullahu dhe Ekrami nga Afganistani, të dy sipas të dhënave 15 vjeçarë, duan të largohen sa më shpejt drejt Europës. Ata kanë zënë vend në breg të lumit, megjithëse janë të veshur me xhaketa dhe batanije dimri dridhen. Vetëm një copë plastike e hollë është shtrati i tyre. Rizvanullahu do të shkojë në Francë, se aty ka të afërm. Tre vjet e gjysmë ka jetuar në Turqi. Aty kam punuar, por para nuk kam marrë, thotë ai. Më pas ka shkuar në Greqi. “Policia greke më rrahu dhe më ktheu në Turqi”, rrëfen ai. Më pas ai e provoi përmes Maqedonisë së Veriut dhe kështu erdhi deri në Beograd. Prej dhjetë ditësh ata janë në Beograd dhe do donin të zinin një vend në kampin për migrantët minorenë. Por nuk është e lehtë. “Jam 15 vjeç dhe kam qenë në kampe ne Obrenovc, Shid dhe Adashevc. Por aty nuk më besuan që jam minoren. Më thanë se duhet të shkoj në një kamp për të rriturit dhe nuk më dhanë as kartë dhe as dokumente.”

Raste të tilla nuk janë të veçuara. Shumë migrantë minorenë vijnë nga Turqia, përmes Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2015 dhe 2016 vëmendja e Europës ndaj të ashtuquajturit itinerari i Ballkanit ishte e madhe. Organizatat humanitare ofronin ushqim dhe përkujdesje mjekësore. Madje edhe transparencë. Dihej me afërsi se sa refugjatë ndodheshin në vende të caktuara.

Një rrjet ndërkombëtar trafikantësh

Por nuk është më kështu, në një kohë që itinerari i Ballkanit është ende aktiv si rrugë refugjatësh. Gjendja e refugjatëve në Turqi, Greqi ka bërë që të rritet migrimi në itinerarin nga Greqia drejt Kroacisë dhe Hungarisë.

Katarina Jovanovic? është psikologe dhe studiuese. Për studimin “Balkan Migration and Displacement Hub” të organizatës Save the Children ajo dhe ekipi i saj kanë intervistuar 40 refugjatë dhe arritën në konkluzionin, se minorenët vërtet udhëtojnë të vetëm por ndodhen nën kontrollin e kontrabandistëve. “Ata flasin për një Kashakbar, një lloj kryekontrabandisti, që qëndron në Afganisran dhe ndodhet në kontakt me kontrabandistët në terren.”

Shpeshherë janë prindërit që kërkojnë kontaktin me Kashakbarin, për të ndihmuar që të nisin djalin e madh në Europën Perëndimore. Për këtë shpesh familjet futen në borxhe. “Ne mendojmë, se prindërit i lenë thjesht fëmijët të ikin dhe nuk kujdesen më, por nuk është kështu. Ata përpiqen të ruajnë një lloj kontrolli”, thotë Jovanovic?.

Në rrugën drejt perëndimit kontrabandistët në terren të informuar më parë nga Kashakbari vendosen në kontakt me minorenët. Madje kështu rregullohet edhe qasja tek paratë. “Shumë minorenë nuk kanë para në dorë, sepse e dinë që kjo është e rrezikshme. Sipas marrëveshjes që është bërë me prindërit, ata marrin shuma të vogla parash nga kontrabandistët në terren.” Përveç kësaj minorenët qëndrojnë në kontakt me prindërit, herë pas here kontrabandistët u japin karta telefoni, por kontrollojnë, se ç’flasin ata me prindërit.

Dhunë dhe keqtrajtim seksual

Në shumë raste refugjatët minorenë bëhen viktima të dhunës e keqtrajtimit, madje edhe atij seksual. Për këtë ata nuk flasin me prindërit. “Nuk duan t’i shqetësojnë prindërit. Ata mendojnë, tani duhet të kaloj këtë situatë dhe duhet të jem i fortë, se nuk jam më i vogël. Sipas Jovanovic?, “ekziston një sistem, që herë i mbron minorenët por në shumicën e rasteve nuk e bën këtë dhe ata përjetojnë gjëra të tmerrshme.”

Ndihmë zyrtare për migrantët e rinj nuk ka. Pandemia e Coronës shënoi edhe fundin e grupeve vullnetare të ndihmës. Përveç kësaj mungojnë edhe shifrat zyrtare të migracionit aktual. “Shohim dallime të mëdha në shifrat që publikon organizata UNHCR në nivel kombëtar dhe atë rajonal”, thotë Bogdan Krasi?. Ajo që vemë re, thotë Krasi? është se po vijnë minorenë nga Greqia, dhe mendojmë, se shifra e tyre është e lartë edhe në vendet përgjatë itinerarit të Ballkanit, por shifrat e UNHCR-it nuk e pasqyrojnë këtë. Faktikisht nuk e dimë se sa minorenë janë vërtet në rrugë e sipër, thotë Krasi?.

Katarina Jovanovic? është e mendimit, se të dhënat gjithnjë e më pak të sakta për migrantët janë pjesë e politikës së refugjatëve të vendeve në itinerarin e Ballkanit. “Vetëm këtë herë na lanë autoritetet të flisnim me minorenët”, kujton ajo kohën e fillimit të studimit në vitin 2018. Tani askush nuk i hyn më kësaj pune. “Nuk kemi qasje më tek të dhënat, ose ato vijnë sporadikisht dhe nuk përkthehen në anglisht. Mund të kuptosh qartë, se politika e informacionit ka ndryshuar.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni beograd emigrimi ne beograd beograd emigrimi ne beograd

Sondazh

Poll
Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë