LIVE UPDATES
Politike

FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve, publikoi llogaritë e një tjetri

29 Nëntor 2021, 12:24 Nga DOSJA
FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve, publikoi

TIRANË– Banka e nivelit të dytë, FiBank, i ka dorëzuar deputetëve të Komisionit Hetimor për inceneratorët të dhënat e një shtetasi, duke qenë kështu në shkelje ligjore. Përmbi këtë fakt, të dhënat e dorëzuara, nuk janë as ato të sakta, pasi banka ka ngatërruar shtetas! Sipas formularit që disponon Albanian Post, banka i ka kthyer përgjigje deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. FiBank, në këtë përgjigje, thotë se shtetasi Klodian Zoto, ka llogari aktive në këtë bankë. Ai është i datëlindjes 13 shkurt 1990, pra 31 vjeç dhe mban pranë kësaj banke numrin e llogarisë “AL62 2152 1078 ALL1 0000 0665 9200”.

Mirëpo, shtetasi Klodian Zoto i inceneratorëve, nuk është 31 vjeç në të vërtetë, por shumë vite më i madh në moshë. Në këtë rast, komisioni, që sipas deputetëve të opozitës ka të gjitha atributet e organeve të hetimit të drejtësisë, me përjashtim të ndjekjes penale, nuk ka zbatuar as praktikën më elementare të organeve të drejtësisë në lidhje me kërkesën. Një kërkesë informacioni e tillë, në rastet kur dërgohet nga organet hetimore të drejtësisë përmban minimalisht emrin, mbiemrin, datëlindjen, vitlindjen dhe atësinë.

Në kërkesën që kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku u ka dorëzuar bankave dhe të siguruar nga Albanian Post shihet qartë dërgimi i saj i paplotë, por vetëm me emër, mbiemër për personat që kërkon llogaritë, pa përcaktuar atësinë, pa datëlindje, pa vitlindje dhe të tjera të dhëna të domosdoshme. Kërkesa bazohet në dy nene të ligjit për Komisionet Hetimore. Por, asnjëri prej ligjeve, nuk i jep të drejtën komisionit vetë apo deputetëve, të marrin në zotërim llogaritë e qytetarëve. Në nenin 13 pika katër, thuhet se “Kërkesa për hetime ose marrje provash nga çdo anëtar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim”. Nga ana tjetër, në pikën B të nenit 17, thuhet se “(Komisioni) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione, ose dokumente zyrtare”. Edhe kjo, me kushtin që sipas përcaktimeve të pikës një të nenit 15, të jenë informacione publike.

Llogaritë bankare të qytetarëve, nuk janë të tilla. Në vend të kësaj kërkese, ajo çfarë Komisioni ka dërguar në të vërtetë, është vetëm emri dhe mbiemri i shtetasit. Banka në këtë rast, ka kryer shkelje, duke i dërguar Komisionit të dhënat e një 31-vjeçari, pa kërkuar verifikime të mëtejshme. Ndërkohë, siç mëson Albanian Post, banka i ka kërkuar Komisionit të vendosë në dispozicion atësinë, për të kryer konfirmimin. Në këtë rast, ky është një dëm ndaj shtetasit 31-vjeçar Klodian Zoto, të cilit i janë shkelur të drejtat e privatësisë. Pra, banka u ka ofruar deputetëve të dhënat e një qytetari, që jo vetëm s’ka lidhje me objektin e hetimit të Komisionit, por edhe nëse do të kishte sërish do të përbënte shkelje të ligjit të privatësisë, Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria që mbrojnë privatësinë dhe të drejtat e tjera që lidhen me të. Nga të dhënat e dorëzuara nga FiBank rezulton se llogaria është çelur në datë 16 qershor të 2013-s, është ende aktive dhe ka një balancë prej rreth 213 mijë lekësh. Bashkë me këto të dhëna, deputetëve u është dorëzuar edhe i gjithë historiku i transfertave.

Kjo ngjarje, mundet fare mirë të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, sepse në bazë të logjikës së përdorur nga banka, cilido person i veshur me pozicionin e deputetit, mund t’i dërgojë një shkresë për të ditur gjendjen e llogarisë së cilitdo person. Pra, vendimi i FiBank mund të ketë pasoja edhe të mëtejshme. Që nga shkelja e privatësisë, e sekretit bankar apo shkelje të tjera më të rënda, të cilat mund të përbëjnë deri në shkelje si vepër penale.

Marrë nga Albanianpost

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fi bank klodian zoto fi bank klodian zoto


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj