LIVE UPDATES
Ekonomi

Financat dhe Banka e Shqipërisë, raportim në BE për de-euroizimin

3 Tetor 2019, 08:34 Nga DOSJA
Financat dhe Banka e Shqipërisë, raportim në BE për

TIRANË- Shqipëria është përfshirë në një program masash për de-eurozimin(përdorimin e monedhës kombëtare) por të dhënat nga ekonomia reale tregojnë se jo të gjith angazhimet e mara para Bashkimit Evropian, FMN dhe Bankës Botërore janë realizuar. Pikërisht për këto masa sot në Bruksel do të raportojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ato të Bankës së Shqipërisë në një takim pune pranë shërbimeve të Komisionit Evropian.

Në Shqipëri në transaksionet kryesore të shitjeve të pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe kredisë për këto pasuri realizohen në euro duke shmangur monedhën kombëtare, lekun dhe duke ekspozuar kredimarrësit te risku i këmbimit.

Për rritjen e ndërgjegjësimit të huamarrësve në lidhje me rrezikun e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave që: në rastet kur klienti aplikon për kredi në monedhë të ndryshme nga monedha në të cilën ka të ardhurat, bankat t’i propozojnë huamarrësit një kredi alternative në të njëjtën monedhë me të ardhurat e tij, si dhe ta pajisin atë me një shembull konkret se si ndryshon kësti i kredisë në rast nënçmimi të lekut dhe/ose rritjeje të normës së interesit (me vlera të përcaktuara); të përfshijnë në kontratat e reja të kredisë në valutë (apo ato që ristrukturohen rishtas), opsionin për përdorimin e mekanizmave që zbusin rrezikun e tregut për kredimarrësin, në rastin kur plotësohen kushtet që janë të dakorduara nga banka dhe huamarrësi

Sipas Bankës së Shqipërisë prania e euroizimit në sistemin financiar dhe më gjerë në ekonomi, ka ndikime të rëndësishme për efektivitetin e politikave ekonomike. Në drejtim të politikave makroekonomike, niveli i lartë i euroizimit ndikon në uljen e efektivitetit të politikës monetare; kufizon rolin e kursit të lirë të këmbimit si një stabilizues automatik në rastin e goditjeve makroekonomike, në kushtet e ndjeshmërisë më të lartë të subjekteve ekonomike ndaj luhatjeve të mëdha të kursit të këmbimit; dhe cenon efektivitetin e politikës fiskale përmes rritjes së mundshme të kostos së shërbimit të borxhit dhe ndryshimit të padëshiruar strukturës së tij.

Gjithashtu, niveli i lartë i euroizimit shoqërohet zakonisht me kosto për bankën qendrore në formën e kostos oportune për mbajtjen e një niveli relativisht më të lartë të rezervave valutore, si edhe për humbjen e të ardhurave (senjorazh) që shoqërojnë zëvendësimin e monedhës vendase nga ajo e huaj.

Në drejtim të stabilitetit financiar, euroizimi rrit ekspozimin e sistemit financiar dhe të operatorëve ekonomikë ndaj zhvillimeve të pafavorshme në kursin e këmbimit dhe ndaj situatave të stresit të likuiditetit në valutë.

Banka e Shqipërisë thotë se procesi i zgjerimit të përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonomi, (deeuroizimi) nuk është një objektiv vetëm për sistemin financiar, për sa kohë që përdorimi i valutës nga publiku në transaksionet e ndryshme, mbetet i gjerë. Për këtë arsye, qasja për deeuroizimin duhet të jetë gjithëpërfshirëse ku edhe autoritetet e tjera të vendit mund të identifikojnë dhe të ndërmarrin masa të caktuara që cilat nxisin publikun dhe agjentët ekonomikë të rrisin shkallën e përdorimit të monedhës kombëtare në transaksionet e tyre.

Në raportin më të fundit mbi ecurinë e treguesve që monitoron Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit, Banka e Shqipërisë thotë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, vërehet një ulje e përdorimit të valutës në sektorin bankar. Sidoqoftë, në këtë ecuri ka dhënë ndikim të rëndësishëm transformimi në filial i degës së një banke jashtë vendit, duke i ndryshuar të dhënat, kryesisht për aktivitetet në valutë, në mënyrë strukturore. Në këto kushte, vijon të jetë e parakohshme dhënia e një vlerësimi të plotë për ndikimin e masave të deeuroizimit, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.

Pavarësisht ndryshimeve strukturore të konstatuara gjatë gjashtëmujorit të fundit, sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, edhe në sektorin real të ekonomisë, mbetet e nevojshme. Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Marrë nga Monitor

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë be de-euronizim banka e shqipërisë be de-euronizim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj