LIVE UPDATES
Politike

“Financohen nga Rama”, Baze, Minxhozi e Balla i përgjigjen e-mail-it ‘sekret’ të PD: Çmenduri e Bashës

2 Shtator 2019, 05:47 Nga DOSJA
“Financohen nga Rama”, Baze, Minxhozi e Balla i përgjigjen

TIRANË- Një ditë më parë në media u publikuar një urdhër i brendshëm i Partisë Demokrstike ku kupola drejtuese ua dërgonte anëtarëve të saj. Në këtë urdhër drejtuesit e PD udhëzonin të gjithë strukturat për sjelljen që duhet të kishin ato me median dhe për dreklarat që do përçonin tek to. Memo udhëzuese e PD ishte dërguar me e-mail, ku porositeshin të gjithë lidhur me strategjinë e komunikimit që do ndiqej.

E-maili përmendte emra gazetarësh dhe mediash, që sipas selisë blu, përdoren nga kryeministri dhe qeveria si mercenarë politikë për të sulmuar opozitën. Emrat e përdorur si kundërshtar të PD, ishin, Mero Baze, botues i TemA, Skëndër Minxhozi, botues i Java News dhe Sokoll Balla, botues i Real Story.

Të tre gazetarët i janë përgjigjur PD për këtë e-mail, që i shpallte ata armiq. Për Real Story të tre gazetarët kanë dhënë përgjignen e tyre. E ndërsa Baze dhe Minxhozi e kanë quajtur një turp të Bashës këtë dokument, Sokol Balla është përgjigjur me heshtje.  Mero Baze u shpreh se ‘Letra e Bashës është si qarkoret e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës’, që dikur informonin partinë për ‘armiqtë e tyre’. Megjithatë, Mero Baze shprehet se kjo ‘nuk i dëmton’ mediat e përmendura, më shumë ‘dëmton ato që nuk janë përmendur.

“Letra e Bashës për strukturat e PD u ngjan ato qarkoreve të Komitetit Qendror dikur që informonin partinë për armiqtë e tyre. Nuk është se dëmton mediat që ka përmendur. Më shumë dëmton ato që nuk ka përmendur, pasi delgjitimon luftën e tyre shpeshë herë të drejt kundër qeverisë. Në një kohë që ka disa ditë që bëjnë zhurmë për të mbrojtur dy emisione që janë larguar nga një televizon drejt televizoneve të tjera, sulmon gjithë pjesën tjetër të shtypit duke i konsideruar armiq. Unë akoma nuk kam ndonjë fakt në dorë nëse Edi Rama është investuar ndaj largimit apo mbylljes ndonjë emisioni, dhe do të isha i lumtur ta kisha për ta botuar. Por ky dokument e çon dëm gjithë këtë zhurmë, se me sa shihet po të ngelesh në dorë të Lulit është shumë herë më zi”, shprehet Mero Baze.

Nërkohë, drejtues i portalit “Javanews.al”, Skënder Minxhozi, preferoi të mos e komentonte këtë qarkore, duke e quajtur një ‘çmenduri të Bashës”. “Po e shoh tani këtë lajmin dhe nuk dua të merrem. Nuk e meriton fare t`i shkon pas çmendurive të tij”, tha Minxhozi i pyetur nga Realstory.al.

Ndërkohë, vetë drejtuesi i Realstroy.al dhe emisionit Real Story, gazetari dhe analisti Sokol Balla, i pyetur rreth kësaj qarkoreje, u shpreh se ‘ajo më kujton një mbledhje të PD të vitit 1995, ku kryetari i FRPD, i shpalli mediat mike dhe armike’. “Meqë dikur kam qenë në PD, kjo letër më kujton një mbledhje të prillit të vitit 1995, kur një kryetar i FRPD-së, i ndau mediat në mike dhe armike. Dhe atëherë dukej sikur kishte më shumë armiq sesa miq, njëlloj si sot. Çka nuk ishte njësoj ishte se atëherë PD ishte në pushtet dhe shumë e fortë. Unë pata propozuar që PD dhe qeveria të kishin marrëdhënie miqësore me të gjithë, meqë “hapësirën që le ti bosh, e zë kundërshtari yt”, shprehet Balla.

Ndërsa më tej, Sokol Balla tregon se nuk mbetet i befasuar nga ky qëndrim, pasi kupton se si në kohën kur Berisha ishte në pushtet e quante ‘opozitar’ edhe sot Basha në opozitë e quan ‘opozitar”. “Ajo që duket nga kjo letër është se mentaliteti në raport me mediat nuk ka ndryshuar. Për tetë vjet Sali Berisha më pat quajtur “Opozitar Kryesor” së bashku me TV ku punoja dhe emisionin tim. Pas 6 vjetësh e gjysmë e tha me zë të lartë dhe Luli. Nuk kam asnjë zhgënjim dhe asnjë vrasje në ndërgjegje. Partitë bëjnë detyrën e tyre, ne tonën. Ato gabojnë, ne fitojmë lexues, ata bojkotojnë, ne fitojmë shikues. Krerët e tyre ikin një ditë, ne gazetarët këtu jemi. Basha dhe PD e kanë të hapur derën e RealStory? Megjithëse i mbyllën vetes çdo derë tejtër. Po nuk ka më fair-play me pyetjet, por tashmë me përgjigjet”, e përfundon komentin e tij, Sokol Balla.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike e mail sekret e maili sekret i pd mero baze qarkore e pd sokol balla e mail sekret e maili sekret i pd mero baze qarkore e pd sokol balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj