LIVE UPDATES
Aktualitet

Rezart Taçi flet nga Italia: Do dorëzohem në Shqipëri, ish-ministri më vinte gjoba

12 Nëntor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Rezart Taçi flet nga Italia: Do dorëzohem në Shqipëri,

TIRANË- Biznesmeni Rezart Taçi ka deklaruar se momentalisht ndodhet në Itali dhe se do të rikthehet në vend shumë shpejt. Në një intervistë për Ora News, biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se nuk ka asnjë rol në të gjitha akuzat që i kanë ngritur si dhe gjithashtu Artur Balla dhe Bledar Lilon, të cilët janë arrestuar nga autoritetet janë të pafajshëm, sipas tij. Ai gjithashtu u shpreh se në kohën që ndodhej në Shqioqëri, është gjobitur disa herë më ghoba që varionin nga 20 deri në 30 milion euro. Ai tha se institucionet shtetërore e kanë gjobitur disa herë dhe se nuk kishte ku të ankohej, ndërkohë që ka theksuar se gjithashtu është ‘ndëshkuar’ dhe nga vetë ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Ndërkohë burime zyrtare nga Banka informojnë se Banka që në momentin e parë të depozitimit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke informuar dhe bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente.

INTERVISTA E PLOTË:

Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Unë në vitet e fundit jam duke qëndruar në shtetin italian.

Qyno: Mometalisht jeni në kërkim. A keni marrë ndonjë kontakt nga autoritetet për vetëdorëzim?

Taçi: Jo, nga shteti italian nga sa kam informacion, shteti italian është informuar nga Shqipëria për këtë transaksionin, por nuk ka procedim në Itali. Kam vetëm procedim në Shqipëri dhe ndoshta shumë shpejt do të vij në Shqipëri për tu përballur.

Qyno: Ju thoni se nuk keni pasur asnjë takim përpos një telefonate që keni pasur me Francesco Zummo, po roli i kunatit juaj Artur Balla dhe Bledar Lilon që janë në masën e arrestit me burg?

Taçi: Nuk kanë asnjë rol. Nëse dikush kërkon një ndihmë për të hapur një numër llogari dhe të thotë për ta shoqëruar, dhe ti pse e shoqëron je i akuzuar për vepra penale dhe strukturë të organizuar kriminale. Çfarë vepre penale kanë bërë ata?

Qyno: Në dosje thuhet se ju do të përfitonin një komision nga e gjithë shuma që do të kalohej nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

Taçi: Unë nuk kam përfituar asnjë shumë dhe nuk e kuptoj se cila është vepra penale. Edhe nëse përfiton para në të ardhmen, ku është vepra penale sepse nuk e di se cili është burimi i këtyre parave. Unë kontaktohem nga një profesion që më thotë se duan të hapi një llogari bankare. Unë duhet të informohem për një vepër penale që të bashkëpunoj.

Qyno: Në cilin bankë është hapur llogari?

Taçi: Në bankën Alfa Bank.

Qyno: Çfarë po ndodh me kompaninë tuaja, që më parë kanë pasur një boom ekonomik në Shqipëri. Çfarë po ndodh me kompaninë Taçi Oil dhe kompaninë e tjera?

Taçi: Për të gjitha ka pasur një skenar ekonomik dhe politik që këto kompani të goditeshin. Ky është një skenar i krijuar për këto kompani dhe personin tim. Unë do të dorëzohem në mënyrë absolute te drejtësia shqiptare. U informova dhe nga avokatët e mi. Jam kontaktuar disa muaj më parë nga një profesionist, ekonomist i Francesco Zummo, nuk e dija kush ishte Zummo, më është thënë nga ky profesionist përmes një mikut tim të përbashkët prej 25 vitesh me të cilin kam operuar në fushën e karburanteve, më është kërkuar meqë ti je shqiptar, më thanë me njohjet që mund të kesh a mund të na ndihmosh të hapim një numër llogarie. U kam thënë jam shkëputur prej shumë vitesh në Shqipëri, nuk kam ato kontakte por shkoni në Shqipëri të lirë, në mënyrë ligjore, hapni llogarinë dhe operoni në mënyrë ligjore. Kaq është përfshirja ime. Kur dëgjoj që SPAK që më ka shpallur në kërkim si strukturë e organizuar kriminale, si bashkëpunëtor i mafies dhe bashkëpunëtor në pastrim parash. Nuk shoh vepër penale dhe ku jam infiormuar unë për një vepër penale dhe ku është bashkëpunimi im në një vepër penale. Nuk e di çfarë vepër penale kam kryer dhe nuk jam informuar për ndonjë vepër penale. Nëase një zotëri në mënyrë të lirë, unë nuk kam lidhje fare, nuk jam as pronar banke, as drejtues banke, nga një shtet i huaj ka transferuar para në Shqipëri përsëri në llogari të tij nuk e di ku është roli im ligjor dhe as përgjegjësia ime ligjore. Nëse këto para janë të pista dhe kjo është vepra penale, pse unë duhet ta përcaktoj që janë paratë e pista.Nëse një shtet i këtij zotërisë, që në rastin konkret qenka Zvicra, i paska kaluar paratë në Shqipëri dhe në rastin konkret Shqipëria në sistemin bankar, me transferta të rregullta bankare ku është vepra penale.

Persekutim disa vjeçar

Rezart Taçi: Ky është një përsekutim që vazhdon prej 15 vitesh. Në mënyrë ekzakte sapo mbyllet një proces, sapo shpallesha i pafajshëm në një proces hetimor, rihapej një proces tjetër. Ky është persekutim 15 vjeçar. Në vitin 2012-2013 për shkak të miqësive të mia me një familje të nderuar si familja Biden i kam kërkuar ndihmë që të ndërhyjë në strukturat politike ligjore në Shqipëri duke deklaruar se ka një persekutim ndaj personit tim. Në 2013 kam mirëpritur në familjen time motrën e presidentit të SHBA-v e, Valeri Biden, që është takuar në atë periudhë me kryeministrin e vendit Sali Berisha, i është kërkuar në mënyrë eksplicite që çfarë problemesh ka zoti Taçi, zoti Taçi është i certifikuar. E pyeti pse vazhdohet të rihapen proceset sapo mbyllet një proces, cila është tendeca ndaj biznesit të tij dhe ndaj tij si person dhe në atë moment unë kam parë një lloj qetësie. Pas 1-2 vitesh, me ndryshimin e qeverisë dhe intersave ekonomike, ka një dorë gjykoj unë. Nuk ka mundësi që sapo shpallem i pafajshëm rihapet një proces.Është procesi i 14. Është persekutim i vazhdueshëm dhe është një dorë. Zoti e faltë! Nuk besoj që ka ligj natyror, fe apo rregull burrëror që mund ta falë me këtë dorë me gjithë këto që bën. Nuk ka pse familja ime apo unë personalisht të njollosem në vazhdimësi, të procedohem në vazhdimësi pa asnjë provë. Jeni gazetarë, kërkojini SPAK kush është vepra penale që kam kryer.

Kush është pas persekutimit?

Rezart Taçi: Në mënyrë absolute interesa të caktuara ekonomike, nuk ka mundësi tjetër.Këta persona që përfaqësojnë këto interesa të caktuara nuk ka Zot që ti falë. Unë jam besimtar dhe do vazhdoj jetën time të qetë të dedikuar ndaj familjes time dhe në respekt të gjitha ligjeve të vendit tim. Do vazhdoj të kontribuoj për vendin tim. Në vend që të respektohem për aq sa kam bërë, kam kontribuar, kam humbur, vetëm me kompaninë ARMO 424 mln euro dhe jo kam marrë siç është shkruar në media. Unë kam përceptime, njohur dhe informacione, kur të kem fakte do ti deklaroj. Kam vetëm kontribuuar në vendin tim dhe jo të kem marrë dhe vazhdoj të përsekutohem. Si mund të më akuzojnë për bashkëpunim me mafien, unë nuk i njoh këta persona, jam kontaktuar nga një profesionist që më ka kërkuar ta ndihmoj për hapjen e një llogari në Shqipëri.Ku është bashkëpynimi me mafien këtu dhe pastrimi i parave të mafies? Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Qyno: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Karriqi: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Karriqi: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Karriqi: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

LAJMI KRYESOR: Pastrim parash! SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin, arrestohen dy bashkëpunëtorët

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë