LIVE UPDATES
Ekonomi

Tërmeti i nëntorit dhe COVID-19, sollën pasoja të rënda/ FMN: Ekonomia në Shqipëri do tkurret me 7,5%, kur do të nisë s

28 Shtator 2020, 20:46 Nga DOSJA
Tërmeti i nëntorit dhe COVID-19, sollën pasoja të

SHQIPËRI– Fondi Monetar Ndërkombëtar së fundmi ka publikuar deklaratën përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit. në deklaratë thuhet se tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19 ka lënë pasojë të rënda në ekonominë e Shqipërisë. FMN thotë se falë menaxhimit të përshtatshëm të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur, ku shton se kapaciteti i Shqipërisë për t’i kthyer huanë Fondit është gjerësisht i përshtatshëm. Po ashtu, në raport thuhet se për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020.

PIKAT KRYESORE

Tërmeti i muajit nëntor 2019 dhe pandemia e COVID-19 kanë pasur pasoja të mëdha për jetën e njerëzve dhe ekonominë e Shqipërisë. Falë menaxhimit të përshtatshëm të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur. Kapaciteti i Shqipërisë për t’i kthyer huanë Fondit është gjerësisht i përshtatshëm, por risqet janë rritur për shkak të krizave.

Krahas një pandemie botërore më të rëndë, risqet kryesore vijnë nga defiҫitet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme. Menaxhimi i këtyre risqeve mes pasigurive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për ekonominë, duke rikrijuar gradualisht hapësirën për manovrim të politikave ndërkohë që rimëkëmbja të hedhë rrënjë, si edhe mbikëqyrje më të afërt të sektorit financiar.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, si dhe të jetë objekt i transparencës dhe i llogaridhënies. Duhen krijuar hapësira për të mbështetur aktivitetet thelbësore dhe për të mbrojtur grupet më të cënuara, duke përfshirë edhe kufizimin e shpenzimeve jo prioritare dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve.

• Kur pasojat e krizave të zbuten, që të rikrijohen hapësira manovrimi për politikën buxhetore, do të ketë rëndësi kritike rifillimi i një konsolidimi modest fiskal duke filluar nga viti 2021, që duhet te forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat.

• Autoritetet duhet t’i dyfishojnë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor i cili nxit rritjen ekonomike. Rritja e të ardhurave fiskale ka rëndësi kritike për të mbështetur nevojat më të larta për shpenzime të njerëzve dhe të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kufizohen dhe menaxhohen risqet e rritura fiskale dhe të fuqizohet menaxhimi i burimeve publike, sidomos i investimeve publike, në mënyrë që të përftohet më shumë vlerë prej parave të shpenzuara.

• Kërkohet punë shumë e madhe për të ruajtur stabilitetin financiar duke mbështetur ndërkohë huamarrësit e goditur nga krizat.

• Ka nevojë për të përgatitur masa rezervë në rast të një pandemie më të rëndë.

Financat publike—baraspeshim mes mbështetjes për ekonominë dhe adresimit të hendeqeve në zhvillim, me nevojën për të rikrijuar hapësirë për manovrim me politika buxhetore dhe për të ulur borxhin

Rritja e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020 për të zbutur ndikimin e krizave është e përligjur.

Për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020. Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në rreth 7 përqind të PBB-së dhe borxhi publik pak mbi 80 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2020.

Mbështetja financiare ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në qershor do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim.

Parashikojmë që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit. Inflacioni parashikohet të vijojë të jetë i ulët dhe ne e përkrahim qëndrimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur një politikë lehtësuese monetare dhe regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Mbështetja për ekonominë duhet të vijojë në vitin 2021, por me rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit. Progres i mëtejshëm në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së defiҫitit fiskal duhet të trupëzohet në një program buxhetor afatmesëm të besueshëm.

Gjatë vitit 2021, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse.

Vijimi i rindërtimit pas tërmetit duhet të bazohet në një kuadër solid institucional me transparencë dhe llogaridhënie. E mirëpresim ndryshimin e bërë kohët e fundit në rregullin fiskal për të pasur një bilanc primar të paktën zero duke filluar nga vitit 2023 dhe vërejmë se ky kusht duhet parë si dysheme dhe jo si
objektiv.

Mbështetja buxhetore duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, dhe subjekt i transparencës dhe llogaridhënies dhe me masa adekuate kontrolli të menaxhimit të financave publike (MFP).

Anashkalimi i nevojshëm i procedurave të MFP-së gjatë situatës së jashtëzakonshme, duhet vënë sa më shpejt brenda rregullave dhe fondet e rindërtimit të tërmetit duhet t’u nënshtrohen masave adekuate kontrolluese të MFP-së, përfshirë planifikimin nëpërmjet procesit buxhetor.

Është e rëndësishme të sigurohen procedurat e duhura të prokurimit, monitorim adekuat dhe raportim në kohën e duhur, mbikëqyrje adekuate dhe auditime të pavarura të mëpasshme.

Përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e kuadrit ligjor të parandalimit të pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmit duhet të vijojnë. Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.

Theksojmë rëndësinë e përfundimit, miratimit dhe fillimit të zbatimit të një strategjie solide afatmesme për të ardhurat në vitin 2021, pas konsultimeve të
nevojshme publike.

Një nivel i lartë të ardhurash tatimore është thelbësor për mbështetjen e investimeve shumë të nevojshme në kapitalin fizik dhe atë njerëzor, duke ulur ndërkohë defiҫitet fiskale dhe raportin e lartë të borxhit publik. Sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc e kanë cënuar stabilitetin dhe transparencën.

Një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetin. Përgatitja në proces e një strategjie afatmesme për të ardhurat ofron një mundësi të mirëpritur për të shqyrtuar dhe riprojektuar në mënyrë të gjithanshme sistemin tatimor dhe duhet të vijojë pa vonesa të mëtejshme.

Ka një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve.

Projektet duhen përzgjedhur nga një listë projektesh e gatshme e cila ka kaluar nëpër një proces rigoroz përgatitjeje, vlerësimi dhe prioritizimi që duhet të kontribuojnë mjaftueshëm në një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse.

Risqet fiskale po rriten dhe duhen monitoruar dhe menaxhuar me kujdes.

Autoritetet duhet të shmangin krijimin e detyrimeve të reja të prapambetura të shpenzimeve buxhetore dhe në rimbursimin e TVSH-së dhe t’i qëndrojë planit për shlyerjen e stokut ekzistues.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn fmn

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj