Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Foltorja për PD’ në Shkodër! Berisha: Me 1 tetor ju ftoj të merrni pjesë, të bashkuar fitojmë
30 Shtator 2021, 08:26Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Shkodër për të zhvilluar ‘Foltoren për PD’. Ka qënë vetë Berisha ai i cili ka ndarë ftesën për demokratët që të marrin pjesë. Berisha shkruan se ‘Foltorja’ do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.
POSTIMI:
Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb
Ky është takimi i pestë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Partia Demokratike nxori në terren vullnetarë të mbrojtjes së votës fill pas incidentit të ditës së verës me mbështetësit e mazhorancës.Struktura ishte prezantu...
TIRANË- Qeveria shqiptare me në krye Kryeministrin Edi Rama ka miratuar ditën e sotme përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Gard...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes të cilit...
TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar....
DURRËS– Një demokrate ka deklaruar nga Durrësi se ka parë me sytë e saj se si kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara...
DURRËS– Foltorja e katërt e ish-kryeministrit Sali Berisha, e zhvilluar në qytetin e Durrës kishte si temë thelbësore akuzimin e kryedemokratit Lulzi...
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Durrësit, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pranë pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe...