LIVE UPDATES
Politike

Forumi për AntiSemitizmin, Balla: Evropës i duhet një thirrje aktuale për tolerancën fetare, shqiptarët sakrifikuan jetën

28 Tetor 2020, 15:19 Nga DOSJA
Forumi për AntiSemitizmin, Balla: Evropës i duhet një thirrje

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur fjalën hapëse në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit. Në fjalën e tij, Balla vuri në dukje rëndësinë që ka për Shqipërinë kjo konferencë, dhe solli në vëmendje mbrojtjen që Shqipëria iu bëri hebrenjve në vitin 1943. Balla tha se shembulli shqiptar i bashkëjetësës fetare, i duhet sot Evropës. Deklarata u bë gjatë Forumit Ballkanik kundër AntisemitizmitAktiviteti u mbajt online dhe u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë. Punimet u përshëndetën nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili falenderoi Shqipërinë për rolin që ka patur në luftën kundër Anti-semitizmit.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit:

Ju uroj mirëseardhjen dhe shpreh mirënjohjen time të sinqertë për pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet të rëndësishëm. Shumë faleminderit bashkë-organizatorëve tanë, Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit, që kanë mbështetur nismën time për organizimin e këtij Forumi të parë ballkanik kundër anti-semitizmit. Më lejoni gjithashtu t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju që po ndiqni virtualisht Forumin tonë, dhe shoh dhjetëra studentë nga universitetet e rajonit dhe nxënës të shkollave të mesme që po na ndjekin. Shqipëria, përgjatë shekujve i ka rezistuar pushtimeve dhe zaptimeve të shumta. Ne e kemi kaluar këtë të shkuar të turbullt dhe kemi ndërtuar një demokraci të zhvilluar dhe stabilitet ekonomik. Gjatë gjithë kësaj, Shqipëria ka ruajtur një kulturë të veçantë kombëtare. Ne kemi një gjuhë të lashtë, unike. Më e rëndësishmja, Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme. Historia e komunitetit hebraik të Shqipërisë ilustron më së miri vlerat mbi të cilat është ngritur vendi ynë. Që në Shekullin e Dytë ka ekzistuar një prani e hebrenjve në Shqipëri, por në vitet 1930 numri i tyre është tkurrur në vetëm 200 persona.Menjëherë pas pushtimit nazist të vendit tonë, në vitin 1943, ata shpejt shenjëstruan hebrenjtë e Shqipërisë. Shqiptarët, të bashkuar, qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj. Autoritetet shqiptare refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve, ndërsa shqiptarët e thjeshtë – myslimanë e të krishterë – rrezikuan jetët e tyre duke fshehur fqinjët hebre. Hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Zonja dhe zotërinj, Populli shqiptar bëri një zgjedhje historike duke iu bashkuar aleancës më progresiste të kohës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për më shumë se shtatë dekada, morali i politikës botërore është ndërtuar mbi vlerat e anti-fashizmit. Rendi botëror dhe paqja mbeten sot e do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e anti-fashizmit. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është një nga shprehjet më të shkëlqyeshme të anti-fashizmit të popullit tonë. Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar.

Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës. Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi. Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit.

Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar! Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira. Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh. Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj, Deri ditën që do të jemi anëtar. Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare. Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme. Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Ndërsa më duhet ta përfundoj, Jam shumë krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur një hap të rëndësishëm të enjten e javës së kaluar me miratimin unanim të përkufizimit të IHRA-s, gjë që mund të shërbejë si model për tu ndjekur nga parlamentet e tjera të rajonit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë taulant balla gramoz ruci konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 28 Tetor 2020, 12:58

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet soc...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj