LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT/ Varanasi, aty ku përjeton Indinë e vërtetë

29 Gusht 2020, 10:03 Nga DOSJA
FOTOT/ Varanasi, aty ku përjeton Indinë e vërtetë

Në Varanasi mbërrita me avion nga Khajuraho, me një nga kompanitë indiane të linjave të brendshme. Me gjithë një farë frike nga avionët, që vjen e më shtohet në vend që të pakësohet sa më shumë udhëtoj, rraskapitja nga udhëtimet e gjata me autobus e tren nëpër Indi, e më herët nëpër Iran e Turqi, kishte arritur pikën e ngopjes.

Në dalje të aeroportit bashkova forcat me një tjetër djalosh udhëtar që dukej një çikë më i hutuar se unë; na priste lufta frontale me taksistët. Kudo, por sidomos në Indi, dalja nga aeroporti apo stacioni i trenit dhe përballja me kaosin e një qyteti të panjohur është një moment delikat. Një tufë taksistësh të rrethojnë, duhet të dish çmimet e përafërta, duhet të dish të shpjegosh zonën ose hotelin ku do të shkosh, nisin negociata të shpejta, me zë të lartë, ti ndjehesh një viktimë e pashpresë, “do ma fusin çfarëdo që të bëj”.

Sidoqoftë, ti nuk ke ardhur deri aty për të dalë fitues nëpër transkasione dhe çmimet janë përgjithësisht të ulëta, kështu që, duke u konsultuar gjithë kohës me vështrime me bashkëluftëtarin tënd turist, përzgjedh taksistin me pamje më paqësore, nis një pazar siç e do zakoni (ti përmend çmimin shumë më të ulët që ka libri yt udhërrëfyes, ai rritjen e çmimit të naftës, numrin e fëmijëve që ka në shtëpi) dhe në varësi të lodhjes që të ka shkaktuar udhëtimi, dikur i jep dum, fut çantën në bagazh dhe e qep gojën.

 

“To the ghats!”

Taksia hyri në vorbullën e papërshkrueshme të trafikut indian, një bashkëjetesë në lëvizje e makinave, autobusëve, trirrotakëve me pedale apo me motor, biçikletave, këmbësorëve, lopëve stacionare apo në ecje dhe secila nga këto nënbashkësi duket se ka derdhur në rrugë çdo element të sajin në dispozicion.

Përmes ndonjë rregulli që kurrë s’e kuptova, e gjithë kjo larmi lëviz pa krijuar ndonjë aksident të rëndë, përpara syve të hapur të turistëve që, me të gjithë muskujt e kontraktuar, përgatiten për një përplasje çdo 4-5 metra udhëtim

Edhe unë, edhe djali tjetër do të shkonim në hotele pranë bregut të Gangës, lumit të shenjtë, në zonën që njihet thjesht si Ghats, shkallaret. Makinat nuk lejohen në atë pjesë të qytetit, (një nga arsyet ndoshta, pse unë ndejta më gjatë se kudo tjetër në Varanasi), kështu që taksisti na la në një si rrugë kryesore dhe bëri me shenjë nga drejtimi ku duhet të ishin lumi, shkallaret dhe hotelet. Hodhëm çantat në shpinë dhe u futëm në një labirint rrugicash, sa vinin e më të ngushta, pa makina, por gjithnjë plot me njerëz, lopë dhe motorë, që kishin zakon t’i binin borisë pa pushim.

U ndamë me këtë djalin pasi gjetëm fillimisht hotelin e tij dhe unë vijova për te lumi. Vajza që më sugjeroi vendin ku të flija (ca ditë më parë në hotelin në Khajuraho, kur unë thashë që po shkoja në Varanasi dhe ajo vinte prej andej) ma kishte shpjeguar rrugën duke u nisur në fakt nga ghats, shkallaret buzë lumit, kështu që duhet të dilja njëherë në breg të lumit që të orientohesha. Në atë kohë, fund i 2009, nuk kisha smartphone dhe Google Maps, për informim duhet të uleshe nëpër internet kafe, të kishe një libër guidë, por sidomos të shkëmbeje informacion me udhëtarët e tjerë, që vinin apo shkonin në pothuaj të njëjtat qytete.

E kështu dola nga rrugicat e ngushta, si fole milingonash, plot njerëz, lopë, dyqanka e hyrje tempujsh të mëdhenj e të vegjël dhe m’u shfaq përpara Ganga. Ajo që pashë ishte pamja që më kishte sjellë në Varanasi, kur shihja fotot nëpër internet dhe vendosa të shkoj në këtë qytet me atë panoramë mistike. Ishte diçka më e gjallë, më e madhe dhe e shtrirë, më goditëse dhe më e plotë se çdo foto. Ndryshe është me Taj Mahal, apo me Piramidat e Gizës, për shembull, përpara atyre objekteve pa dyshim mbresëlënëse kam pasur një ndjesi zhgënjimi, “po mirë, si në foto qenka”. Sepse në fakt pamja e objektit ishte edhe vetë qëllimi i vizitës. Kurse këtu ajo që po shikoja ishte vetëm kopertina, vetëm fillimi i një zbulimi që dukej shumë premtues.

I gjithë bregu i majtë i lumit, nga ana e qytetit, për nja dy kilometra, ishte një varg shkallësh e tempujsh, e ndërtesash të tjera të sofistikuara, këto shkallët shkonin deri në breg të lumit e aty në fund laheshin gjithë përdëllim burra e gra, pleq e plaka, gjysëm të zhveshur ose me gjithë rroba, kudo vendoseshin vargje lulesh të spektrit e verdhë në portokalli, lëshoheshin në lumë qirinj lundrues, të tjerë njerëz lanin rroba, lopët shulleheshin në diell, buajt zhgrryheshin në baltë, majmunët harbonin. Saddhu hindu të bojatisur deri te leshtë e kokës e murgj budistë me pelerina të feksura. Turistë të të gjithë llojeve, hipi të viteve ’70 me flokë të thinjur por stil të pandryshuar, vashëza e djelmosha gjithë qejf e bukuri të subkulturës “bëhemi dru dhe çiftohemi”, vizitorë më të pasur me veshje të pastra me guida indiane personale.

Në bregun përballë nuk ka asnjë ndërtesë, por vetëm një brez i pamatë rëre, që takon diku në largësi një brez me pemë e gjelbërim. Me sa duket andej është pjesa ku lumi fryhet gjatë musoneve, e pastaj kthehet prapë në shtrat në muajt pa shira. Një ditë bëra një xhiro të gjatë e të vetmuar në bregun matanë, i zbathur nëpër rërë, në një qetësi të madhe, duke kundruar bregun përballë të ghateve ku lëvizja e të përdëllyerve vazhdon papushim, një ndjesi sureale.

Çdo ghat ka emrin e tij, unë nisa ecjen për të gjetur hotelin tim, Shiva Ganga Guesthouse, ose diçka e tillë. Përshkova një goxha rrugë nëpër shkallare e sheshpushime, gjithnjë përgjatë lumit, fillimisht duhet të gjeja ghatin e duhur e pastaj të rizhytesha nëpër rrugicat e labirintit.

Në Indi nuk para ka hostele në kuptimin perëndimor, me krevate marinari e kështu gjërash. Dhomat janë individuale, me çmime shumë të lira (natyrisht ka edhe të shtrenjta sa të duash), zakonisht në tarracë është një bar restorant i thjeshtë dhe vende për t’u ulur e për të bërë muhabet. Të njëjtët djem që sheh në katin përdhes te recepsioni, i sheh pas pak në kuzhinën e tarracës duke gatuar. Dhoma që më caktuan ishte relativisht e madhe, me një krevat më tepër se dopio, me dyshek e jastëk të fortë si kudo në Indi (mësohesh me kalimin e kohës), me banjo që rridhte ca por funksionale, për çmimin 5 mijë lekë të vjetra nuk mund të kerkosh më tepër.

Gjatë rrotullimit nëpër dhomë pashë në një qoshe muri një kafaz të vogël me një miush të gjallë brenda tij. Zbrita poshtë te recepsioni dhe me qetësi u thashë çunave, “në dhomën time ka një kafaz me një mi brenda, cfarë duhet të bëj me të?”. Vrulli me të cilin iu lëshuan përpjetë shkallëve më dha të kuptoj se kishte qenë një gjueti e gjatë. Ndër vitet jo të pakta që kam punuar në hostel, më ka rastisur edhe mua njëherë të ndjek një miush, nuk është qameti, më shumë rëndësi ka që shtrati të mos ketë çimka.

Magjia e Varanasit

Së pari u ngjita në tarracën e guesthouse (ta quaj kështu më mirë, se termi ‘hotel’ mund t’i krijojë ndonjë lexuesi një ide më luksoze se realiteti).

Nga tarraca kishte një fushëpamje të plotë mbi të gjitha tarracat e tjera të asaj pjese të qytetit, si edhe të bregut matanë lumit, asaj ranishtes gjigande. Ndërtesat janë pothuaj të gjitha tre a katër kate dhe nëpër tarraca zhvillohet një goxha jetë.

Gjëja e parë që pashë ishin balonat, me dhjetëra balona tabake që fëmijët ngrinin nga tarracat. Oh, thashë me vete, si te Gjuetari i Balonave, po pse duhej të shkoja deri në Afganistan, kur isha unë i vogël, ngritja e balonave ishte një nga zbavitjet më të shpeshta në lagjet tona. Magjira të harruara. 
Diku nja shtatë apo tetë tarraca më larg u krijua një lëvizje, një familje e tërë majmunësh me nja dhjetë individë, meshkuj, femra e këlyshë, hidhej në mënyrë spektakolare nga një tarracë në tjetrën duke u kapur e vrapuar nëpër parmaqe, tela elektro-telefonike dhe tela rrobash. Gra e burra dolën me shkopinj të gjatë duke u bërtitur majmunëve, sepse tufa që lëvizte sipas qejfit hidhte përgjatë rrugës rroba të lara nga telat e rrëzonte kusira e c’gjente para. Po edhe majmunët u bërtisnin njerëzve mbrapsht.

Disa javë më vonë, te ura e famshme e varur Ram Julha në Rishikesh, ku në një hapësirë të ngushtë kalojnë njerëz, qen e majmunë, vura re i zbavitur se ne turistët ruanim me sy mos na vërsulej qeni, kurse gratë indiane bërtisnin kur u afrohej majmuni.

Në tarracë u njoha me Juliette, një vajzë tipike angleze, një djalë fare i ri amerikan, mos gabofsha e kish emrin Ian dhe i kishte vënë vetes qëllim të mësonte tablan, një tjetër djalosh nga Hong Kongu dhe Kristofer, pronari indian i bujtinës, në të tridhjetat, që fliste mirë anglisht dhe dukej goxha i ftilluar. Duke ndjekur Ianin për te takimi i tij me mësuesin e tablas, zbulova një nga magjitë më të bukura të Varanasit, muzikën.

Çdo mbrëmje në rrugicat e zonës së ghateve, ku ishte edhe përqendrimi më i madh i turistëve, organizoheshin papushim koncerte me muzikë instrumentale indiane, sitar, tabla, veena e ku di unë. Çdo ditë dikush të jepte një fletushkë në dorë që të ftonte në një koncert të tillë, nëpër dhoma në ndërtesa të ndryshme, ku uleshin përtokë njëzetë a tridhjetë njerëz për të dëgjuar muzikë kundrejt një pagese modeste. Muzika klasike indiane ndjek një ritëm të cuditshëm, për mua ishte e vështirë ta kapja, tingujt e instrumenteve më tërhiqnin shumë, sidomos ata që i binin tablas arrinin të nxirrnin tinguj të pabesueshëm. Vite më vonë veshi më është mësuar gjithnjë e më shumë dhe kjo është bërë muzika që dëgjoj më të shumtën e kohës, sikur të shkon drejt e në shpirt.

Një mbrëmje, në grupin e spektatorëve ulur këmbëkryq në një nga këto dhomat koncertore ishte një rus që duhet ta kishte tepruar pak me ganja dhe krejt papritur u lëshua në një të qeshur me zë të lartë që nuk pushonte. Arriti një pikë që instrumentistët pushuan, ndërkohë ne të tjerëve na u ngjit e qeshura e rusit dhe kështu pati një të qeshur kolektive prej disa minutash dhe pastaj rifilloi koncerti.

Natyrisht, atraksionet më të famshme të Varanasit janë ceremonitë masive fetare, Ganga aarthi, që mbahen çdo ditë para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të tij në breg të lumit Ganga, në nderim të perëndisë me të njëjtin emër. Si edhe Manikarnika Ghat, ku digjen të vdekurit.

Ceremonia fetare e mbrëmjes

Ditën e dytë të mbërritjes në Varanasi pashë ceremoninë e mëngjesit. Juliette dhe dy djemtë e bënë planin që të djeshmen e më ftuan t’u bashkohesha, kështu që në 5 të mëngjesit unë zbrita në recepsion dhe nuk gjeta absolutisht askënd. Një nga punonjësit hapi njërin sy dhe tha “ata duhet t’i ketë zënë gjumi se dje deri vonë pinë me Kristoferin”. Normale. Në këtë moment zbriti shkallët një tjetër banor i hotelit që më ftoi t’i bashkohesha, “e kam lënë me ca miq spanjollë, do takohemi te varka, po nuk e pate problem eja me ne, kështu pjestojmë dhe çmimin”. “Spanjoll je edhe ti?” e pyeta, “jo, tha, unë jam nga Barcelona”.

Katalanasi krenar quhej Eloi, kishte jetuar për disa muaj në një fshat të Indisë me një familje vendase “për të përjetuar Indinë e vërtetë” dhe pasi ecëm ca, ndaloi pranë një xhaje me tenxhere te një cep rruge në errësirë dhe unë provova për herë të parë një masala chai. Deri në atë moment unë nuk kisha guxuar të blija ushqim në rrugë, madje gjatë gjithë qëndrimit në Indi nuk hëngra asnjëherë mish nga frika e ndonjë sulmi diarreje a helmimi. Ajo gotë e vogël plastike që nxirrte avull ishte një bekim në atë orë ende pa aguar. Lëngu i ëmbël ma ngrohu gjithë trupin dhe djegia e erëzave ma nxorri përfundimisht gjumin.

Në tarracën e guesthouse me katalanasin

Si përfundim, i hipëm varkës, spanjollët ishin të gjithë të lezetshëm, bëmë adetin turistik të xhiros nëpër lumë, që ishte plot me varka me turistë të tjerë si ne (që ta fotografonin ceremoninë nga lumi) dhe kjo ishte hera e vetme që unë pashë ceremoninë e mëngjesit. Ditët e tjera shëtisja në këmbë për të ndjekur aarthin e mbrëmjes, pa pasur nevojë për t’u zgjuar herët apo për të paguar varkë.

Kurse djegia e të vdekurve kuptohet që ngjallte një kuriozitet të madh për ne vizitorët e huaj dhe, duke pare turmën e sehirxhinjve, ishte njëfarë atraksioni edhe për vendasit. Duke kursyer detajet, mund të them që rrotull atij vendi vinte një erë e tmerrshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim udhetimet e edvin parruces udhetimet e edvin parruces

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë