LIVE UPDATES
Bota

Franca i dorëzoi bazën ushtarake në Mali, Rusia inskenon varrimin e 10 trupave

22 Prill 2022, 18:02 Nga DOSJA
Franca i dorëzoi bazën ushtarake në Mali, Rusia inskenon varrimin

MALI– Ushtria franceze thotë se ka pamje filmike të mercenarëve rusë që varrosin trupa pranë një baze ushtarake në pjesën veriore të shtetit Mali në Afrikën Perëndimore. Parisi thotë se kjo është pjesë e një fushate ruse me qëllim njollosjen e imazhit të Francës e cila i dorëzoi bazën forcave ushtarake të Malit në fillim të kësaj jave.

Pamjet filmike të survejimit nga ajri nga ushtria franceze të enjten dhe të ofruara për agjencinë e lajmeve Associated Press, tregojnë 10 ushtarë të bardhë që mbulojnë me rërë mbi 10 trupa të Malit rreth 4 kilometra në lindje të bazës ushtarake Gossi në veri të vendit, sipas një oficeri ushtarak francez, i cili foli në kushte anonimiteti, sepse ai nuk ishte i autorizuar të bisedonte me shtypin për këtë çështje.

Në video, një nga ushtarët duket se po filmon skenën. Ushtarët e bardhë në video besohet të jenë pjestarë të “Grupit Wagner”, një forcë mercenare ruse, tha oficeri francez.

Disa llograri në rrjetin Twitter, që mbështesin Rusinë, ose profile të rreme të krijuara nga Wagner, kanë postuar fotografi të trupave, tha oficeri. Postimet në Twitter fajësojnë francezët për vrasjet dhe varrosjet, tha ushtaraku francez.

Përmes një postimi në Twitter, nga një profil i quajtur Dia Diarra që mendohet se është krijuar nga Wagner, thuhet se: “Kjo është ajo që francezët lanë pas kur u larguan nga baza në #Gossi. Këto janë pjesë nga një video që është realizuar pas largimit të tyre! Nuk mund të heshtim për këtë!”

Ushtria franceze ia kaloi kontrollin e bazës ushtrisë së Malit të martën, në atë që francezët thanë se ishte një proces i rregullt dhe transparent.

Më vonë atë ditë, francezët vëzhguan një duzinë individësh të bardhë, me shumë gjasa që i përkisnin Grupit Wagner dhe një skuadër e ushtrisë së Malit që arriti në bazën Gossi dhe shkarkon pajisje, tha ushtria franceze në një raport konfidencial, që u pa nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Ushtria franceze tha se përpjekjet për të diskredituar trupat franceze që veprojnë në pjesën veriore në Mali janë pjesë e një fushate të koordinuar të sulmeve të shumta informative ndaj tyre që vazhdon prej disa muajsh.

Varret e inskenuara në dukje mund të shihen si shembulli i fundit i fushatës së dezinformimit të Rusisë për të dëmtuar reputacionin e Francës dhe gjithashtu e bën ushtrinë e Malit të duket keq, e cila duhet të ketë qenë në dijeni të veprimeve të rusëve, tha Rida Lyammouri me “ Policy Center for the New South”, një organizatë me qendër në Marok e fokusuar në ekonomi dhe politikë.

“Ky incident në kampin Gossi do ta thellojë edhe më tej problematikën mes juntës ushtarake të Malit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe nuk do të ishte befasuese nëse ata ofrojnë me një shpjegim joreal”, tha ai.

Ai tha se imazhet ajrore të siguruara nga ushtria franceze kanë penguar në masë të madhe përpjekjet ruse për dezinformim. “Kjo është një fitore e madhe për Francën, e cila po përballet me kohë të vështira lidhur me reputacionin e saj në Mali”, tha ai.

Në shkurt, Franca njoftoi se do të tërhiqte trupat e saj nga Mali mes tensioneve me juntën ushtarake në pushtet dhe vendimit të shtetit të Afrikës Perëndimore për të punësuar mercenarë rusë nga Grupi Wagner. Sipas ekspertëve ushtarakë, rreth 1000 mercenarë rusë besohet se veprojnë në Mali./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dia diarra grupi wagner rida lyammouri dia diarra grupi wagner rida lyammouri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj