LIVE UPDATES
Bota

Frika nga Omicron, pakësohen turistët që vizitojnë Betlehemin gjatë Krishtlindjes

23 Dhjetor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Frika nga Omicron, pakësohen turistët që vizitojnë

BETLEHEM – Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit. Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mbyllja e Kishës së Lindjes së Krishtit për shkak të pandemisë, këtë vit turistët dhe pelegrinët pritej të riktheheshin dhe të ndihmonin ekonominë e qytetit. Më pas, varianti Omicron i COVID-19 goditi, duke shuar shpresat dhe duke lënë shumë dhoma të parezervuara në hotelet e qytetit.

Sipas Irish times, vetëm pak javë më parë, palestinezët e Betlehemit festuan ndezjen e dritave të pemës tradicionale të Krishtlindjes përpara Kishës së Lindjes së Krishtit. Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit. Por më pas goditi varianti Omicron.

“Për shkak të pandemisë kemi 67 hotele të mbyllura, më shumë se 120 dyqane që shesin produkte antike orientale dhe restorante të mbyllura. Një numër artizanësh mbyllën bizneset e tyre dhe një numër punonjësish të këtij sektori ndërprenë punën. Pra, kemi të bëjmë me një dëm të madh ekonomik në Betlehem, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit”, tha Anton Salman, kryebashkiaku i Betlehemit.

Salman thotë se më shumë se gjysma e të ardhurave të Betlehemit vjen nga turizmi, veçanërisht të krishterët që dynden në qytet nga e gjithë bota. Këta vizitorë ndërkombëtarë tashmë nuk mund të shkojnë në Betlehem përmes aeroporteve izraelite, pasi ato janë të mbyllura për të huajt për shkak të masave për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Sot, turistët e paktë ndërkombëtarë në Betlehem janë njerëz që tashmë jetojnë dhe punojnë në Izrael, të cilët po u bashkohen grupeve të vogla të të krishterëve palestinezë.

Këtë radhë është shumë qetë në Betlehem. Unë mendoj se ne jemi i vetmi grup sot nga Tel Avivi dhe kjo është një gjë e trishtueshme tani këtu në Betlehem”, thotë Aries Paduga, pastor i Kishës Baptiste Rruga e Krishtit në Tel Aviv”, tha ai.

Mungesa e turmave të Krishtlindjes është gjithashtu zhgënjyese për ata që planifikonin të prezantonin punën e restaurimit dhjetëvjeçar të përfunduar së fundmi në Kishën e Lindjes së Krishtit.

“Nuk u restaurua për rreth 500 vjet. Çatia ishte në gjendje shumë të keqe. Uji po pikonte, duke shkatërruar mozaikët e bukur dhe muret e zbukuruara të kishës. Kemi pastruar dhe restauruar 1.4 milionë copa të vogla mozaiku dhe pikturat në 52 shtyllat e kishës. Në këtë projekt u angazhuan rreth 400 ekspertë nga e gjithë bota, që punonin me arkitektë dhe punëtorë palestinezë për restaurimin e kishës. Jemi shumë krenarë si palestinezë që kemi arritur ta bëjmë këtë punë, duke e bërë të disponueshme kishën për të gjithë besimtarët. Por edhe për njerëzit që e duan kulturën, historinë e artit dhe që duan të vijnë në Betlehem dhe të shohin kishën në lavdinë e saj të re”, thotë Khouloud Daibes nga Fondacioni për Zhvillimin e Betlehemit.

Kryebashkiaku i Betlehemit, Anton Salman thotë se ai nuk do të heqë dorë nga shpresa për qytetin e tij.

“Jemi në kryeqytetin e Krishtlindjes, kryeqytetin e shpresës, sepse Krishtlindja solli në botë shpresën. Dhe ne po jetojmë me shpresë me të gjitha vështirësitë tona”, thotë ai.

Ai shpreson që vitin e ardhshëm Betlehemi do të jetë i mbushur me pelegrinë që vijnë për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit, tani plotësisht të restauruar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota koronavisuri në betlehem krishtlindja omicron koronavisuri në betlehem krishtlindja omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj