LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Fryu era nga përjashta, tundi perdet e mëndafshta…’/ Shqiptarët i kanë harruar kartolinat..

5 Dhjetor 2020, 16:31 Nga DOSJA
‘Fryu era nga përjashta, tundi perdet e

Deri pak pas viteve “90 ende i shijonim kartolinat; aromën e kartonit, ashtu si të librave, fotografinë mbi të dhe emocionin që na dhuronte përmbajtja e tekstit që shkruanim për personin që i dedikohej. Për festat e fundvitit, 7-8 mars, ditëlinjde, edhe ashtu kot, pa pretekst.

Na shijonte kur hapnim zarfin e një kartoline që na vinte me postë. Ishte krejt surprizë dhe dozat e entuziazmit rriteshin.

Emocionet u rritën kur nisi emigrimi pas hapjes së kufijve dhe llotaria amerikane dhe shumë familjarë e miq morën udhën për tokat e premtuara, me ta dhe malli që shkëmbehej për do kohë me kartolina dhe letra që kaplonin dete e oqeane.

Por me hovin që mori teknologjia dhe pasjen e shumë syreshëve me telefonë, kompjuter e mandej lap top, tablet, etj, kartolinat e humbën prakticitetin.

Ato i gjen ende në do kancelari apo librari, iniciativa start-up të të rinjve. Kushtojnë shumë pak dhe çmimi i dërgimit është po i ulët deri në 100 lekë drejt SHBA-ve, por i kërkojnë në mënyrë sporadike.

Dakuna_e është një start up prej pak vitesh në Instagram. Atë e ka ideuar një arkitekte e cila prodhon tot bags, gota, vizatime dhe kartolina me motive kryesisht nga trevat shqiptare. Vizatimet janë origjinale prej vetë arkitektes.

Në periudhën e karantinës së pranverës, ajo nisi një iniciativë për të bashkuar përmes kartilolinave njerëzit që nuk mund të vizitonin njëri-tjetrin.

“Jeni dashuria më e madhe në jetë. Ju dua pafund dhe ju përqafoj nga larg. Kujdesuni për veten! Njeriu udhëton botën duke kërkuar çfarë i duhet dhe kthehet në shtëpi për ta gjetur. E vogla juaj. Prill 2020”.

Ky ishte teksti i një kartoline që ka bërë bashkë zemrat e një familjeje të ndarë fizikisht.

Teksa shumë syresh do ta përjetonin këtë periudhë izolimi të detyruar të dëshpëruar, të mërzitur, në depresion, me luhatje humori, dakuna_e e gjeti mënyrën të konfirmojë se fjala dhe dashuria nuk mund të prangosen, as të izolohen, ato mund të fluturojnë atje ku dëshiron ti ti shpiesh.

Në atë kohë pranvere gri, ajo do të vendoste të ndërmerrte një nismë; të ishte zëri i mallit, përqafimit dhe puthjeve mes njerëzve fizikisht larg.

“Mendova që të jem pjesë e një bashkëbisedimi ndryshe, mes njerëzve që i ka marrë malli për njëri-tjetrin. Të bëhej pak më i prekshëm ky komunikim. Një moment u bë shumë e lodhshme të rrish gjithë ditën në celular dhe kompjuter duke komunikuar” – tregon dakuna_e për gazetën “Si”, por sipas saj e kërkoi ajo këtë iniciativë sepse “kartolinat aty qenë në faqen e instagramit si produktet e tjera dhe askush nuk i kërkonte”.

Kartolinat e dakuna_e janë një simbol i kthimit në një kohë që siç e quan ajo mbizotëronte çiltërsia, sinqeriteti dhe ndjenjat e vërteta.

“Nga koha e kartolinave mbaj mend kohën e 8-vjeçares kur ne i dërgonim njëri – tjetrit në klasë kartolina. Madje i kam të ruajtura akoma. Nuk i kuptoja kartolinat me fëmijë në atë moment, po tani mendoj se ne tentonim të ktheheshim në fëmijëri. Mendoj se kartolina ka një çiltërsi brenda dhe një mesazh të sinqertë si një fëmijë. Një urim të mirë! Tani është shumë ndryshe. Në atë kohë ishin dedikime personale për mua. Tani unë përjetoj ritmin dhe tekstin e të tjerëve dhe përfshihesh në atë histori ose emocion. Diçka shumë e veçantë, por që në treg nuk funskionon”- thotë ajo.

Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe kancelaritë dhe libraritë ku shiten kartolinat. Kërkesa për to është tejet sporadike, ka humbur shija e të shkruarit kartolina.

Kartolina e parë mendohet që daton në 1700 e ca, por nuk ka fakte konkrete. Faktet për kartolinën postale datojnë më 1865 në Gjermani me propozimin e një funskionari të postës Henrich Von Stephan, por u përdor masivisht për herë të parë nga postat Austro-Hungareze më 1/10/1869 si një instrument i ri komunikimi, i shpejtë dhe ekonomik.

Kartolina e parë shqiptare

Kartolina e parë shqiptare ka dalë për herë të parë në vitin 1913. Ishte një pikturë e cila më pas u shndërrua në kartolinë. Ishte momenti kur Ismail Qemali lajmëron për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe më pas ngre Flamurin e Skëndërbeut, nga ballkoni i shtëpisë së Flamurit, në Vlorë.

Autori i kësaj pikture ka mbetur anonim, por ajo kartolinë është punimi i parë dhe i vetëm që tregon momentin e ngritjes së Flamurit në 28 Nëntor të vitit 1912.

Sipas studiuesit, Fahri Shaska, që e ka bërë publike këtë kartolinë, për herë të parë, kartolina është prodhuar vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Momenti i ngritjes së Flamuri Kuq e Zi, mbulon një pjesë të ballkonit ndërsa element i dytë i kësaj kartoline është edhe Ismail Qemali.

Kartolinat në Europë

Kërkesa për kartolina është zbehur edhe në Europë, por ka ende shumë syresh që e mbajnë gjallë.

Shumica e kartolinave janë të shtypura në Suedi

Në vitin (2019) e shkuar, 59.5 milion kartolina u shtypën në BE. Kjo shumë ka qenë relativisht e qëndrueshme që nga viti 2017, pas rënieve të konsiderueshme në vitet e mëparshme. Megjithatë, ajo ra me 41% krahasuar me 2009. Në 2019, më shumë se dy të tretat e kartolinave u shtypën në vetëm tre vende: Suedi (14.5 milion; 24% e të gjitha kartolinave të shtypura në BE), Gjermani (13.9 milion; 23 %) dhe Spanja (11.8 milion; 20%).

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale kartolinat kartolinat e vitit te ri kartolinat kartolinat e vitit te ri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj