Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Berat Buzhala, ish-kryeredaktori i Gazetës Ekspress (versioni print.) ka treguar prapaskenat e asaj që mund të konsiderohet si një nga kopertinat më të mira të mediave shqiptare. Flasim pikërisht për “Fuck YU”, dedikuar Jugosllavisë dhe tre udhëheqësve në periudha të ndryshme të saj, Nikolla Pashiçit, Josip Broz Titos dhe Sllobodan Millosheviçit. Në postimin e tij, Buzhala shkruan se për titullin, posaçërisht Ambasada Amerikane u kishte kërkuar që të ishin “të butë” në mënyrë që të mos provokonin. Ndaj dhe vetë ai fillimisht kishte qenë skeptik për një “pagëzim” të tillë në ditën më të rëndësishme të vendit. Por me insistimin e kolegëve kishin vendosur që të përshëndesnin njëherë e mirë Jugosllavinë.
“Ne mendje kemi pase shume tituj. Ne thjeshte e dinim qe duhemi me u pershendete me keto tri figura, edhe ate ne menyre jo shume te kulturuar. Dukagjin Gorani tha; Jo, duhet Fuck Yu”, sepse Yu ishte shkurtesa per Jugosllavine, pra i kishte dy kuptime, secili me i mire se tjetri. Qishtu edhe ka dale titulli. Ate nate kemi pi deri kah sabahi. Kur jam çu kah ora 12 e kam pa qe me kishin thirre prej Ambasades nja 10 here,”-shkruan ai ndër të tjera.
POSTIMI DHE HISTORIA E PLOTË:
Qe qysh eshte e verteta e kesaj balline. Gjithe ate dimen te vitit 2008 na si redaksi e Expressit patem mendu “athu qysh duhet me e qite titullin, diten kur shpallet pavaresia?”. Ne mendje kemi pase shume tituj. Prej titujve ne gjuhen serbe, pra me mesazhin e njejte sikur ky ne gjuhen angleze, e deri ne tituj ne gjuhen shqipe, gjithashtu me mesazhin e njejte sikur ky ne gjuhen angleze. Ne thjeshte e dinim qe duhemi me u pershendete me keto tri figura, edhe ate ne menyre jo shume te kulturuar. Shume pak kujtime te mira kemi pase me Jugosllavine, edhe te paren edhe te dyten, sa per me i lane vend ndarjes normale. Ne nderkohe, kur ne po e vrisnim mendjen per titullin, per ballinen, per intervistat dhe gjera si keto, mu si kryeredaktor te Expressit, bashke edhe me kolegun e Kohes Ditore, ne ate kohe Agron Bajrami, ka mundesi edhe dikush prej Zerit, na thirren ne Ambasade Amerikane, me u taku me Tina Kaidanoë, ambasadore.
Takimi kishte ndodhur ne fund te janarit te vitit 2008, kurse ambasadorja na thirri me na tregu qe shume shpejt do te ndodhe akti i shpalljes se pavaresise – data po mbahej sekrete – por qe ne si media duhej te ishim te matur, te mos benim tituj provokues, te mos ngjallnim frike te serbet lokale, te mos i trimeronim shumicen shqiptare, etj. Me pak fjale, po na mesonin qe te ishim te kujdesshem, sepse flitej shume qe Beogradi kishte mundesi t’i organizonte serbet lokale qe te iknin me traktore dhe vetura per Beograd, diten kur te shpallet pavaresia, ne menyre qe ta demtonte ne syte e botes vete aktin e shpalljes. Pra, kerkesa amerikane ishte, jo tituj provokues, jo nxitje te urrejtjes, jo nxitje te dhunes, por tolerance, paqe dhe mirekuptim.
Pas ketij takimi u takova me ortaket, ata me te cilet ishim bashkepronare, Buja e Akani, por edhe ata me te cilet po bisedonim per titullin e ballines, Dugi, Mirena dhe Petrit Selimi, qe ishin edhe bashkethemelues te Expressit, por qe secili kishte levizur ne drejtime te ndryshme.
“Amerikanet po lypin mos me provoku me titull”, po get duhmi me qene te kujdesshem. Ani de, thojshin keta, na po e mendojme far titulli interesant, e mandej nese dojme e qesim nese dojme nuk e qesim. Erdhi 16 shkurti i vitit 2008. Une po ngurroja, sepse e kisha dhane fjalen ne Ambasade se kemi me qene te matun dhe joprovokativ. Ne anen tjeter adrenalina ish rrite. U mbledhem ne mbramje ne redaksi. Titulli inicial, ka qene Fuck YOU, me keto tri figurat, Pashiqin, Titon e Slloben. Pra mesazhi ishte per keta tre diktatore dhe per cdo gje qe keta e kane bere ne vendin tone.
Deshironim te flisnim ne emen te krejt viktimave, ne emen te vrareve, te persekuturareve, te ketyre 100 viteve pushtim. Ka qene ora 10 e mbramjes. Une isha me frikacaku – a po e shihni, nuk kam qene gjithe qishtu – kurse keta qe nuk kishin pergjegjesi direkte po i jepnin vurmak. E di qe Bujar Musa ka qene eksponenti kryesor per nje titull me te ashper se sa nje titulli informativ i tipit Sot shpallet pavaresia.
“Po hajde breeeee, mos ia çele telefonin ambasadores, a je normal, nihere ndodhe kjo, ne histori ka me u shkru”, Buja. Sigurisht qe e kisha edhe une deshiren time per nje Fuck You perfundimtare me ate te kaluar. Eh, per ju qe nuk e dini, baba per tituj dhe per kreativitet, kur vinte puna ne momente kyçe, ka qene Dukagjin Gorani. Pasiqe eshte shkru fillimisht Fuck You, qe nuk ishte kushedi se cfare titulli kreativ, Dugi ka thane “Jo, duhet Fuck Yu”, sepse Yu ishte shkurtesa per Jugosllavine, pra i kishte dy kuptime, secili me i mire se tjetri. Ne ate moment te gjithe kane thane “fucccccckkkkkk it breeeee, kush po te vete ty Berat, kape qitne qishtu”. Qishtu edhe ka dale titulli. Ate nate kemi pi deri kah sabahi. Kur jam çu kah ora 12 e kam pa qe me kishin thirre prej Ambasades nja 10 here. E bona nje tush, u vesha u mbatha edhe dola ne qytet. De Rada ka qene restorani me i famshem ne Prishtine ne ate kohe. Une kam qene duke e kalu rrugen prej aty ku eshte sot shitorja De Facto, per me dale kah De Rada, kur me ka thirre prape ambasada. U perbiva mire, e bona zemren guri, edhe e çela telefonin. Ishte Ambasadorja. Biseduam ne telefon, i thash Bordi vendosi edhe e morem me sportivitet kete titull heroik. Sigurisht qe ky titull nuk kish dale keshtu nese Buja nuk kish insistu, e nese Dugi nuk e kish pagezu. Diten e neserme media si BBC, CNN etj, e kane nxjerre ne ekranet e tyne.
SHIKO EDHE KËTË:
“Fuck YU!”/ Si u hapën ballinat e mediave në Kosovë, shkaktoi ‘dhimbje koke’ në Serbi
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GJERMANI- Austria dhe Gjermania kanë njoftuar të dyja planet për të lehtësuar masat Covid-19, disa javë pasi shtynë për vaksinime të detyrueshme për të frenuar ...
ANGLI- Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha të enjten se pavarësisht pretendimeve të Rusisë, ngritja e saj ushtarake rreth Ukrainës nuk tregon shenja të...
KONADA- Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për ...
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë të enjten se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh. Zot...
SHBA- Brenda një viti e gjysmë do të jetë e mundur të jepet një vaksinë e dyfishtë, e cila do të merret si me koronavirusin ashtu edhe me gripin. Mediat e huaja...
TURQI- Mjekët në Turqi kanë nisur ditën e dytë të grevës të enjten, duke protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të rënda të punës, ndërkohë që ky shtet ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ai po fliste në Kombet e Bashkuara për të parandaluar një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës dhe jo të niste...
SHBA- Një amerikan me emrin Jon Fanelli ka vendosur që të suprizojë fqijnin e tij nga Kosova, duke vendosur flamujt e Kosovës, në ditën e pavarsisë së saj. Me a...
Emisioni aktual “Jimmy Carr – His Dark Material” në platformën online Netflix ka shkaktuar zemëratë dhe protesta këto ditë. Në të, komedianti britanik bën...
UKRAINË– Tensionet në kufi të Ukrainës janë shtuar. Rusia ka shtuar prezencën e trupave me të paktën 7000. Tashmë jo vetëm nuk ka tërheqje të trupave...