LIVE UPDATES
Politike

“Furtunë” në politikë/ Media britanike: Shqipëria e zhytur në kaos, protestat dëmtuan shpresat për në BE

29 Qershor 2019, 18:31 Nga DOSJA
“Furtunë” në politikë/ Media britanike:

SHBA- Media e njohur ndërkombëtare “The Economist” i ka kushtuar një artikull situatës politike në vendin tonë, krijuar së fundmi, pasi opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e nessërme.

Në shkrimin e saj “The Economist” thekson se Shqipëria është e zhytur në kaos, teksa shton se opozita nuk ka ndalur për asnjë moment protestat, të cilat kanë nxirë imazhin e vendit dhe kanë dëmtuar shpresat e vendit për të hapur negociatat me BE.

Shkrimi i “The Economist”:

Fenerë kineze me fjalën ‘Ik’ shiheshin kudo nëpër qiellin e mbrëmjes. Duke mbajtur flamuj kuq e zi , flamuj të Bashkimit Europian dhe amerikanë, turma të mëdha të mbledhura përpara kryeministrisë thërrasim ‘Rama Ik! Rama Ik! Rama Ik!”

Sipas medias britanike, protestat e vazhdueshme dhe përplasjet mbi 30 qershorin jo vetëm që kanë dëmtuar imazhin e vendit, por edhe kanë pakësuar shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Që nga shkurti, në një seri protestash masive, opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Gjatë demonstratave të ashpra, fishekzjarre dhe bomba me bojra janë hedhur vazhdimisht në drejtim të zyrës së tij. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës është duke u thënë vazhdimisht mbështetësve të tij se nuk do ta lë lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë. Por, ndërkohë që kaosi në parlament dhe në rrugë vazhdon, gjasat e Shqipërisë për t’u përafruar me BE-në janë tanimë duke u pakësuar”, shkruan “The Economist”, duke theksuar se shtyrja e negociatave ishte një vendim i pritshëm për qeverinë Rama.

Një vit më parë, BE-ja parashtroi një sërë kushtesh për hapjen e negociatave. Më 29 maj një raport i Komisionit Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve, por më 18 qershor disa vende të BE-së i dhanë Tiranës një goditje të madhe. Ishte një sulm i hidhur, edhe pse qeveria shqiptare e kishte pritur. Rama insistoi që përpjekjet e vendit të tij për t’u bashkuar me BE-në do të vazhdonin dhe fajësoi qeveritë europiane që u tremben partive populiste. Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë përparim më të mirë drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, u la gjithashtu për në vjeshtë”, shton më tej gazeta.

Sipas saj, situata kaotike ku ndodhet nënkupton se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak e denjë për t’u bashkuar me unionin europian. Ajo e vë theksin tek zgjedhjet lokale, duke theksuar se pas 30 qershorit, Partia Demokratike do të humbasë të gjithë ndikimin që i jepte pushteti lokal.

Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Zoti Rama thotë se do të shkojë përpara, edhe pse Presidenti Ilir Meta i ka shtyrë për shkak të situatës së rënduar. Kolegji zgjedhor mbështet qeverinë, por zoti Basha thotë se zgjedhjet janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Basha po kërkon miratimin ndërkombëtar për protestat e tij dhe bojkotin e parlamentit, por deri më tani nuk e ka marrë. Sulmet e mbështetësve demokratë në bashkitë e mbajtura nga partia e tij kanë sjellë reagime të ashpra nga qeveritë e huaja. Nëse zgjedhjet vazhdojnë, partia e zotit Basha do të humbasë vendet e punës dhe patronazhin që qeveria lokale i jep. Në të njëjtën kohë, parlamenti, në të cilin Partia Socialiste e zotit Rama ka shumicën, ka filluar lëvizjet për të shkarkuar Presidentin Meta”, shkruan gazeta britanike, e cila ka  intervistuar edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Ligji”, thotë Veliaj, është shumë i qartë. Nëse përpiqesh të pengosh njerëzit të votojnë, shkon në burg “.

“The Economist” thekson se Basha po përpiqet të dëshmojë se kryeministri Rama u ndihmua nga bosët e krimit të organizuar për të fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2017. “Rama e mohon atë dhe thotë se do të padisë gazetarin Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild. Ndërkohë më 17 qershor, Basha ishte thirrur për t’iu përgjigjur akuzave për financimin e paligjshëm të partisë së tij, akuza për të cilat kreu i PD-së thotë se akuzat janë të rreme”, shkruan gazeta britanike.

Ajo kujton trazirat politike të vitit 1997, duke ngritur shqetësimit se vendi ynë mund të gjendet sërish në një situatë të ngjashme.

Në vitin 1997, Shqipëri u trondit nga një rënie e plotë e rendit dhe ligjit kur qytetarët rrëmbyen tanket dhe e detyruan presidentin e atëhershëm Sali Berisha të jepte dorëheqjen. Edhe pse demokracia drejt të cilës ka ecur Shqipëria e bën shumë të vështirë që një ngjarje e tillë të ndodhë përsëri, politika në Shqipëri është një biznes i pistë. Partitë kryesore janë të lidhura me klanet të paqëndrueshme. Basha thotë se armiqtë e krerëve të krimit të organizuar, të cilët janë aleatë të socialistëve, i kanë bërë atij propozime nga më tronditëset, për të cilat kreu i PD-së shprehet se i ka hedhur poshtë”, shkruan gazeta e njohur britanike.

Këtu nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të qeverisë dhe krimit të organizuar, por për një bashkim,” thotë ai për “The Economist”.

Por zoti Rama thotë se nëse akuzat e tilla janë të vërteta, Komisioni Europian nuk do të kishte rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit, megjithëse liderët e BE-së vendosën t’i shtyjnë sërish

“Megjithatë situata kaotike duket se po pastrohet pak të paktën në gjykatat e Shqipërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për pasuri të pashpjegueshme apo lidhje me krimin e organizuar”, përfundon “The Economist”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza ne shqiperi media e huaj protestat e opozites the economist kriza ne shqiperi media e huaj protestat e opozites the economist

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj