LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gabimet i bëmë në pushtet dhe jo në Luftë”, Vito Kapo: Partizanët kanë qenë heronj

10 Maj 2019, 12:12 Nga DOSJA
“Gabimet i bëmë në pushtet dhe jo në

TIRANË– Vito Kapo, ish-anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe bashkëshortja e një prej udhëheqësve më me influencë të kohës së komunizmit, Hysni Kapos, hedh poshtë çdo akuzë që bëhet ndaj Luftës Nacionalçlirimtare dhe heronjve të saj, duke i cilësuar si kriminelë lufte.

Në një bisedë telefonike për gazetën “Panorama”, zonja Kapo, si ish-partizane, edhe pse e thyer në moshë, flet me një zë të vendosur për heroizmin e rinisë shqiptare që iu bashkua Luftës për Çlirimin, ndërsa shprehet se ajo ka qenë një luftë e vërtetë kundërshtarësh, por jo vëllavrasëse.

Ajo mohon në mënyrë kategorike se gjatë Luftës partizanët mund të kenë bërë krime në civilë, ndërsa nuk mohon faktin se gabime janë bërë gjatë viteve kur PPSH-ja ishte në qeverisje.

Sipas saj, qëllimi i atyre që ngrenë tezat e një lufte civile dhe krimeve të partizanëve në të është denigrimi dhe ulja e vlerave antifashiste të një Lufte që u zhvillua nga rinia në emër të lirisë dhe për çlirimin e vendit.

Ju besoj i keni ndjekur debatet e javëve të fundit për Luftën dhe listën prej 265 drejtuesve partizanë, që kanë marrë pjesë në krime. Ju keni qenë partizane, si jeni ndjerë kur i dëgjoni këto?

Është e tmerrshme të dëgjosh fjalë të tilla për heronjtë. Kush janë këta, që heronjtë që dhanë jetën për atdheun, në lule të rinisë, duan të na i bëjnë kriminelë. Mustafa Matohiti dhe Baba Faja e Martaneshit kanë qenë drejtuesit më heroikë të Luftës për Çlirimin e atdheut. Këto janë gjëra të ulëta, është e tmerrshme. Kur kam dëgjuar këto poshtërsi ndaj Luftës dhe heronjve, kam ndjerë jo neveri, por një urrejtje ndaj këtyre njerëzve. Unë e kuptoj përse e bëjnë këtë, sepse duan që ta ulin Shqipërinë në rolin e saj antifashist. Vërtet, Shqipëria ishte një vend i vogël, me dy milionë banorë, por pesha reale e saj në kontributin antifashist ishte heroike për mbrojtjen e vegjëlisë kundër nazifashizmit.

Autorët e një botimi të Institutit kundër Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, përmes arkivave, dalin në konkluzionin se gjatë Luftës janë bërë edhe vrasje mes shqiptarëve, duke e kthyer atë në një luftë civile, sidomos pas Konferencës së Mukjes. Ju si i gjykoni këto deklarata?

Ajo ishte një luftë e vërtetë kundërshtarësh, jo vëllavrasjeje. Ata që iu bashkuan pushtuesit, ishin njerëz kundër Shqipërisë së lirë dhe të pavarur. Ku ka gjë më të madhe sesa Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e vajzave dhe djemve në lulen e rinisë, që dhanë jetën në emër të rinisë dhe me fjalën liri në gojë? Si mund të ngatërrohen anëtarët e Ballit me partizanët për të ulur sa të mundin vlerat e kësaj lufte dhe këtij heroizmi. Unë po ju them një rast. Sali Butka vrau veten. Në fillimet e tij, ai ishte patriot, më vonë, me gabimet që bëri, e pa veten asgjëkund dhe shkoi në vetëvrasje. Ky rast e tregon vetë se cilët ishin heronjtë dhe cilët tradhtarët e atdheut.

Studiuesit këmbëngulin se janë bërë krime me urdhra të PKSH-së, p.sh. është dënuar me vdekje Zef Ndoji sepse u shpall spiun, apo u dha urdhër në 1946 që të digjen 40 shtëpi në veri, sepse ishte strehë e reaksionarëve ndaj pushtetit popullor. Këto janë bërë?

Kurrë nuk ka pasur urdhra të tillë, për të vrarë civilë apo djegur shtëpi të popullit. Kurrë nuk kam dëgjuar gjëra të tilla.

Por janë gjetur dokumente në arkiva ku raportohet për veprime të tilla…

Lufta Nacionalçlirimtare e ka zënë vendin e saj në histori dhe në popull, sepse ajo u organizua dhe shqiptarët u bashkuan në këtë luftë për të çliruar popullin dhe atdheun. Ne mbase bëmë më shumë gabime kur ishim në pushtet, por jo në Luftë. Lufta ishte e pastër, heroike dhe e lavdishme. Si mund të njolloset sot gjaku i 28 mijë dëshmorëve që dhanë jetën për liri?! Ky është një turp që shqiptarët po bëjnë për historinë e vet! Ne nuk pranojmë të na përdhosin të huajt dhe këta shqiptarë që ngrihen sot dhe ulin Luftën, a janë shqiptarë a çfarë janë?! 

(Marrë nga Gazeta Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa debati per komunizmin institutit për krimet e komunizmit krimet e komunizmit vito kapo agron tufa debati per komunizmin institutit për krimet e komunizmit krimet e komunizmit vito kapo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj