LIVE UPDATES
Politike

Gabriel Escobar: Kam ardhur me tre mesazhe për Shqipërinë

10 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Gabriel Escobar: Kam ardhur me tre mesazhe për Shqipërinë

TIRANË- Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në News24, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar, flet për vizitën e tij në Shqipëri, mesazhet që kjo vizitë përcjell si edhe marrëdheniet mes SHBA e vendit tonë. Escobar thotë se ndryshe nga para vitet ‘90, kur Ballkani Perëndimor e më konkretisht Shqipëria ishin me të vërtetë një nga problemet, sot është një nga mundësitë. Sa i takon vizitës në Shqipëri, Escobar thotë se ka ardhur këtu për të përcjellë tre mesazhe.

“Njëri është se ju jeni një anëtar i NATO-s, dhe një anëtar i mirë i NATO-s, një anëtar kontribues i NATO-s. Së dyti, ne po nxisim europianët që t’ju shohin ashtu siç ju shohim ne, si një partner i mirë dhe ju do të jeni një anëtar i mirë i Europës. Dhe meqë ra fjala, ju jeni që tani pjesë e Europës. Në kulturë, histori dhe ekonomi, ju jeni pjesë e Europës, prandaj ne besojmë se ju duhet të keni një vend në tryezë. Prandaj, për njerëzit që janë të zhgënjyer nga shpejtësia e BE-së, ne kemi besim se ata do të lëvizin shpejt. Dhe meqë ra fjala, unë nuk do të lejoja që mekanizmi burokratik i asaj që përbën Bashkimin Europian të errësojnë faktin që BE-ja ka krijuar zhvillim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës dhe në Europë në tërësi. Çdo vend që ka hyrë në BE është më demokratik, më i begatë dhe më i qëndrueshëm se kurrë më parë. Kjo është ajo që ju pret kur të anëtarësoheni në BE,”- shprehet Escobar.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Përshëndetje! Ju flas nga Ambasada e SHBA, ku jam në shoqërinë e Z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në fund të vizitës së tij të parë në këtë cilësi në Tiranë. Z. Escobar, faleminderit që jeni me ne sonte!

ZV/NS Escobar: Faleminderit shumë!

Sokol Balla: Është kënaqësi. Z. Eskobar, nuk kam parë karrierë kaq të pasur në marrëdhëniet e jashtme prej një kohe të gjatë kur pashë CV tuaj por vura re se keni kaluar shumë kohë në Ballkan që nga viti 1998. Cfarë ka ndryshuar gjeo-politikisht prej asaj kohe për interesat e SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe më konkretisht për Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Çfarë ka ndryshuar? Në vitet 1990, kjo pjesë e botës ishte me të vërtetë një nga problemet, ndërsa tani është me të vërtetë një nga mundësitë. Nëse shihni vendet e rajonit, tre prej tyre janë anëtarë në NATO. Nëse shihni vendet e ish-Jugosllavisë, dy prej tyre tani janë anëtarë të Bashkimit Europian. Pra, me të vërtetë ka ndryshuar shumë. Dhe për njerëzit që priren ta shohin Ballkanin përmes prizmit të viteve 1990, unë gjithmonë i sfidoj ata: Shekulli i 21-të do të jetë një periudhë e shkëlqyer për Ballkanin.

Sokol Balla: Ok, por siç thatë ju, që atëherë kemi pasur tre vende anëtare të NATO-s, por vetëm dy anëtarë të BE-së. Pra, Perëndimi duket se ka si një lokomotivë me dy shpejtësi, me rrota të ndryshme. Nga njëra anë kemi interesin e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara që po forcohet, por më pas kemi një prani të dobësuar të BE-së në rajon, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Në vend të saj, Rusia, Kina, madje edhe Turqia deri në një masë të caktuar, kanë pasur më shumë sukses në vendosjen e ndikimit të tyre. Pra, ne shohim gjëra që ndodhin në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht tani edhe në Bosnje-Hercegovinë. Ne shohim gjëra që nuk na pëlqejnë, sepse është si një ankth që rritet tek njerëzit tanë këtu dhe në Kosovë, që gjëra të tilla mund të na ndodhin edhe ne.

ZV/NS Escobar: Unë nuk mendoj kështu dhe më lejoni t’ju tregoj. Në të vërtetë kam ardhur këtu me tre mesazhe kryesore. Njëri është se ju jeni një anëtar i NATO-s, dhe një anëtar i mirë i NATO-s, një anëtar kontribues i NATO-s. Së dyti, ne po nxisim europianët që t’ju shohin ashtu siç ju shohim ne, si një partner i mirë dhe ju do të jeni një anëtar i mirë i Europës. Dhe meqë ra fjala, ju jeni që tani pjesë e Europës. Në kulturë, histori dhe ekonomi, ju jeni pjesë e Europës, prandaj ne besojmë se ju duhet të keni një vend në tryezë. Prandaj, për njerëzit që janë të zhgënjyer nga shpejtësia e BE-së, ne kemi besim se ata do të lëvizin shpejt. Dhe meqë ra fjala, unë nuk do të lejoja që mekanizmi burokratik i asaj që përbën Bashkimin Europian të errësojnë faktin që BE-ja ka krijuar zhvillim të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të botës dhe në Europë në tërësi. Çdo vend që ka hyrë në BE është më demokratik, më i begatë dhe më i qëndrueshëm se kurrë më parë. Kjo është ajo që ju pret kur të anëtarësoheni në BE.

Marrë nga BalkanWeb

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gabriel escobar gabriel escobar 10 dhjetor 2021 gabriel escobar gabriel escobar 10 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj