LIVE UPDATES
Politike

VD/ Gafa e pafalshme politike e Pjerin Ndreut: Ka të tjerë në PD që pinë më keq kokainë se ai në Bulqizë… Bie akuza p

23 Janar 2020, 12:07 Nga DOSJA
VD/ Gafa e pafalshme politike e Pjerin Ndreut: Ka të tjerë në PD

TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një deklaratë, e cila me siguri do të mbahet mend gjatë, jo në opinionin publik në radhët e Partisë Socialiste, por edhe nga vetë Lefteri…  Në një prononcim për “Report Tv”, Ndreu la të nënkuptohet hapur se personi që është në video është pikërisht Alla teksa bëri një gafë politike në mënyrën e të të shprehurit. Duke dashur të tregojë që Partia Demokratike nuk është më ‘e pastër’ se ajo socialiste, Ndreu tha se në selinë blu ka disa persona që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës. Ai shtoi se nuk donte të përmendte emra, por që e dinte mirë.

Në këtë mënyrë, kryebashkiaku i Lezhës nxorri zbuluar Allën, duke mos lënë më vend për akuzën e montazhit me të cilën është mbrojtur edhe vetë kryebashkiaku i Bulqizës, por edhe socialistët që  i dolën në krah.

Ne nuk kemi futur në parti testet e drogës, as PD-ja. Mos më bëni të them ca emra që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës, se nuk është detyra ime, por e di të sigurt. Personalisht them, se kur të duan gjatë vitit nga 15 herë në muaj shkon e bëj unë testin,”– tha Ndreu duke lënë të nënkuptohej që për të nuk ka më dyshime se kush person është në videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Ndër të tjera, Ndreu u shpreh se nuk mund të japë një opinion pasi nuk do të ishte korrekte dhe se duhet pritur ekspertiza për të vërtetuar nëse personi në video është Lefter Alla. Sipas Nreut, një video apo një person nuk është e gjithë PS-ja dhe se kjo video nuk mund t’i faturohet gjithë partisë.

Komenti i plotë i Pjerin Ndreut

Nuk kam koment, jam teleshikues si të gjithë ju, kam parë në TV, nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse personi në fjalë ishte filani. Janë ekspertiza që i bëhet videos dhe nxjerr faktin. Jemi përballë një akuze, nuk është etike të jap opinion. Nuk është dinjitoze për asnjë zyrtar nëse ka ndodhur që të jetë në ato kushte. Edhe kjo që merren rastet dhe zmadhohen dhe i faturohen si vijë sjellje një partie nuk është korrekte, edhe në jetë mund të ndodhë që derivon një pjesëtar. Po luhet si në partinë e punës. PS-ja është një familje e madhe dhe nuk është familje e cila nuk ka edhe njerëzit e vet problematikë. Nëse vërtetohen PS-ja mban qëndrimin e vet dhe që e ka mbajtur deri tani.

Nëse marrim rastet, ju keni Gërdecin, dhe më të rëndë, kur drejtori ishte me urdhër arresti dhe ishte drejtor se donte ta mbante kryeministri. Ka edhe vrasjen në bulevard, që nuk ishin asgjë kontigjent krimi. Unë nuk mund të them se një familje nuk janë në ritmin e asaj shoqërie, por nuk mund të etiketohet familja. Ne nuk kemi futur në parti testet e drogës, as PD-ja. Mos më bëni të them ca emra që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës, se nuk është detyra ime, por e di të sigurt. Personalisht them, se kur të duan gjatë vitit nga 15 herë në muaj shkon e bëj unë testin. Vijnë ndonjë herë në Lezhë, por mos lodhen të vijnë se vetëm korrektesë do të gjejnë. Unë jam gati të shkoj kur të duan ata për test. Kush ka lidhje kostoja është personale. Janë shumë pak për të dëmtuar ujin e PS-së.

Kursi i Partisë Socialiste ka ndryshuar 360 gradë në më pak se 24 orë. Dje pas publikimit të videos, Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda u shprehën se pamjet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha mund të jenë edhe montazh, ndërkohë që sot, pasi SPAK nisi hetimet për Allën, me akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, Petro Koçi i pari foli për përgjegjësi penale, duke pasuar më pas me distancimin e Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës dhe Adnor Shametit.

Ditën e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale, që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkon largimin e tij. Socialistët e kanë marë deri më tani në mbrojtje Allën, ku Xhemal Gjunkshi dhe Rovena Voda, kanë mbështetur versionin e Allës se videoja mund të jetë montazh. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por kjo duket se nuk ka bindur SPAK, që sot nisi hetimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryebashkiaku merr droge lefter alla pjerin ndreu kryebashkiaku merr droge lefter alla pjerin ndreu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj