All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Gazment Bardhi: Erjon Veliaj të arrestohet menjëherë, është autori dhe përgjegjësi direkt për shkatërrimin e Teatrit Ko

2 Korrik 2021, 16:37 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: Erjon Veliaj të arrestohet menjëherë,
All - Paragraf - 1

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se dita e sotme, për shkak të këtij vendimi është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, pasi arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik.

Bardhi kërkon që pas Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, duhe të vnedosë autorët përpara ligjit dhe një prej tyre, është kryebashkiaku Veliaj.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik. Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si antikushtetues veprimet e Qeverisë dhe Bashkisë për prishjen e një pasurie kombëtare, si Teatri Kombëtar, me qëllimin e vetëm për ti hapur rrugë një afere të rëndë korruptive. Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul, bën antikushtetues, të paligjshëm, çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, pavarësisht se për këto akte nuk është kompetente për shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Ky vendim merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një pasuri që përbën trashëgimi kulturore të Shqipërisë.

Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që uzurpoi, plaçkiti dhe shkatërroi një nga institucionet më të shenjta të kombit. Shkaktarët e kësja plage janë ata që penguan dhunëshëm ndryshimin në 25 prill dhe që mbajnë peng vendin prej 8 vitesh me arrogancë, korrupsion, klientelizëm, paratë e krimit dhe armiqësinë e verbër ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj çdo pasurie të kombit tonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ekspozon para shqiptarëve dhe mbarë botës fytyrat e barbarëve që shembën Teatrin dhe goditën në zemër demokracinë, duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe teatrot i përdor si lavatrice për paratë e Ndraghetës.

Mirënjohje për mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin në krahë të aktivistëve për Teatrin, në mbrojtje të interesit publik dhe që u bënë pre e dhunës barbare policore. Vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuetese ëshët vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Pas Gjykatës Kushtetuese, radhën e ka Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike, kanë emër dhe mbiemër, janë të gjithë të identifikuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë përpara ligjit. Ata janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Erjon Veliaj që edhe sot vijoi hapur të sfidojë drejtësinë, të sfidoi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetutese, të injoroi faktin se në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit ka shkatërruar një pasurie kombëtare, duhet të arrestohet menjëherë. Duke shpërdoruar rëndë detyrën, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit, Erjon Velia është autori dhe përgjegjësi direkt për një dëm me vlerë të jashtëzakonshme për pasurinë tonë kombëtare. Krimi tashmë nuk fshihet dot më. Prandaj edhe SPAK nuk mund të fshihet më. Provën e paligjshmërisë ulëritëse e ka tashmë gati nga Gjykata Kushtetuese. Tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund, që askush nuk është mbi ligjin, që kushdo është i barabartë përpara ligjit.

SPAK duhet të marrë nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar. Në këtë betejë Partia Demokratike do të mbetet në krah të qytetarëve, sepse vijimi i betejës kundër një regjimi që turpëron Shqipërinë para gjithë botës, është edhe vijimi i betejës për Teatrin aty ku ishte dhe ashtu sic ishte, është vijim i betejës për historinë tonë, vijim i betejës për kthimin e legjitimitetit, vijimi i betejës për kthimin e demokracisë, vijimi I betejës për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve!

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri gazment bardhi gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 2 Korrik 2021, 13:12

TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.Sipas ti...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj