Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Gazmend Bardhi është prezantuar zyrtarisht si drejtues politik në Elbasan. Vetë Bardho ka deklaruar se pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, Elbasani do t’i prijë ndryshimit.
Në reagimin e tij zyrtar pas prezantimin, Bardhi u shpreh se Elbasani është ndoshta shembulli më emblematik që dëshmon se çfarë ka bërë ‘rilindja’ në 8 vite.
Ai shtoi se një qark i tërë me rreth 450 mijë banorë ka punuar për një grusht njerëzish gjë që sipas tij, përpos se padrejtësi, është edhe fyerje.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Elbasani është ndoshta shembulli më emblematik që dëshmon se çfarë ka bërë ‘rilindja’ në 8 vite. Dy botë të ndryshme që shtrihen në mënyrë paralele. Ushtruesit e pushtetit, me privilegjet e pasuritë e tyre në simbiozë të plotë me grupet kriminale në një anë. Dhe njerëzit, qytetarët dhe banorët, të harruar e braktisur, në anën tjetër.
Njerëzit me pushtet kanë përfituar gjithçka në këto dy mandate. Para, influencë, territor, dhe kanë sunduar me forcë mbi pjesën tjetër. Përfytyroni se si një njeri i vetëm vendos për gjithçka, për punësimin, për tenderat, për shpërndarjen e favoreve, per ndihmen ekonomike, të gjitha këto sipas interesave personale. A mundet që një qark i tërë me rreth 450 mijë banorë të punojë për një grusht njerëzish. Përpos se padrejtësi, është edhe fyerje.
Elbasani i dijes, i urtësisë, i edukimit, i kontributit madhor në histori, të shndërrohet për 8 vite në provincën ku sundon një bandë që grabit gjithçka. Me 25 prill, Elbasani, Librazhdi, Përrenjasi, Gramshi, Belshi, Cerriku, Peqini, do të çlirohen nga këta pushtues.
Eshtë nderi më i madh që më është bërë të jem drejtuesi politik i fushatës në këtë qark, për Partinë Demokratike. Përgjegjësi po ashtu tejet e madhe. Sfidë që më mbush me energji dhe entuziasëm.
Me Partinë Demokratike, Elbasani do të fitojë vendin që i takon, do të dalë nga varfëria e do të gëzojë potencialin që e ka. Projektet e zhvillimit do të zëvendësojnë pazaret. Merita do të sjellë në krye më të mirët, më të zotët. Sundimi do të zevendësohet me llogaridhënien ndaj qytetarëve. Këtu në zemër të Shqipërisë, “rilindja”, do të marrë një goditje të fortë.
Jam i bindur se qarku Elbasanit do të jetë në vijën e parë të ndryshimit. Njerëzit mezi po presin. Të bashkuar si asnjëherë tjetër dhe në krah të qytetarëve ne do të sjellim qeverisjen dhe rendin që e meritojnë banorët e mrekullueshëm të këtij qarku, prindërit, të moshuarit, të rinjtë e të rejat, fëmijët që kanë ëndrra për një ardhme më të mirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gazmorin si zakonisht por që tu përgjigjet e tu vijë në ndihmë banorëve që...
DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin se 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit në Dibër janë të izoluar...
GREQI– Ditën e djeshme qeveria greke dërgoi në parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Protothema shkruajti se projektligji është plan...
TIRANË– Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon.Në një postim në rrjetin social ̵...
Tenderi për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit mbështjell një histori përplasjesh mes ortakësh, ku qeveria shqiptare u përfshi në mëny...
FIER– Spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit. Kryeministri Edi Rama është shprehur se spitali i ri duhet të ishte krah autostradës, n...
SHBA– Deputetja Rudina Hajdari është një nga politikanet shqiptare që herë pas here është gjendur në situata të pakëndshme, për shkak të lapsuseve që bën në par...
FIER–Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Fieri se së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e spitalit që u premtua nga Erdogani. Teksa ndodhej së bashku me...
SHKODËR – Nga Oboti i Shkodrës, teksa inspektoi punën e bërë për përmirësimin e situatës së përmbytjeve, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se të gjitha...