LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gërmo vëlla në biografi, gërmo!”/ S’shuhet “flaka” e diskutimit për Camaj-Koliqin si agjentë të huaj, Shkreli

14 Korrik 2020, 11:18 Nga DOSJA
“Gërmo vëlla në biografi, gërmo!”/

TIRANË– Edhe pse ka tashmë disa javë që shkrimet dhe dokumentat janë publikuar, sërish vijon debati në rrrjet lidhur me dy shkrimtarët shqiptarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. Kësaj herë debati është zhvendosur në profilin personal të Facebook, të zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkeli. Zv.ministri Shkreli ka postuar në Facebook një pjesëz shkrimi nga artisti Adrian Paci, në të cilin shkruhej se dy shkrimtarët nuk janë të pakritikueshëm dhe një “kontroll” mbi veprën edhe jetën e tyre, nuk dëmtonte askënd.

“Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambjentit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambjentit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm. Ata sigurisht nuk janë të pakritikueshëm e një vështrim kritik mbi veprën e mbi jetën e tyne nuk i ban dam askujt. Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës,”-shkruan Paci. 

Por në komente ka “shërthyer” debati. Një komentues, mik pedagog i Shkrelit i quajtur Ermal Hasimja, këmbëngulte se edhe nëse dy shkrimtarët kanë qënë agjentë të huaj, kanë vepruar mirë pasi janë përpjekur që të çlirojnë Shqipërinë nga sistemi komunist. Mendim, i cili u mbështet nga ana e Shkrelit.

KOMENTET MES TARES DHE HASIMJAS:

Ermal Hasimja: Te luftosh bashke me Perendimin nje regjim ilegjitim totalitar qe mbahet me terror dhe zgjedhje farse nuk eshte tradhti ndaj atdheut, perkundrazi eshte akt i madh patriotizmi. Eshte detyrim moral ndaj atdheut te roberuar.

Auron Tare: Dakort o zoti Hasime po kur je kaq patriot pse firmos ne bordero ne fundin e muajit? pastaj pse firmos ne 3 bordero dhe pse ankohesh kur te ulin rrogen per pune te pa mjaftueshme patriotike? Ne fakt te gjithin kete diskutim po e ktheni ne loje futbolli o me fitore o ska. une mendoj se nje figure historike shikohet me te gjithe kompleksitetin e tij. pra ne te gjithe shtritjen koheore. intelektualet edhe ndryshojne mendime apo qendrime pas reflektime qe ju ben perceptimi historik. Tani une nder te tjera e kuptoj se ty te duhesh te mbrosh edhe trade markun “Ernest Koliqi” por ne shkollen qe drejton nuk mund tu mesosh nxenesve histori te nje anshme. Dmth nderkohe qe Koliqi ishte ne KOrporaten e Eperme Fashiste dhe aspirant per Minister te Edukacionit keta 20 intelektuale qe kundershtonin fashizmin u derguan ne kampe perqendrimi. flasim per 39 mos e ngaterro komunizmin. ne se ke ndonje argument me kenaqesi po e degjoj. Ç’te te bej une qe ti nuk qenke i lexuar? lexo protokollin e Churchillit ne 1943 qe jugu i shqiperise i jepej Greqise si shperblem pas luftes se dyte. lexoje lexoje

Ermal Hasimja: Ke te drejte: jam komplet injorant. Kam mesuar vetem te dalloj vitet: psh 1943 dallon nga 1950 apo 1960. Ti çalon pak ketu me duket, sepse pashe qe nazistet i dije ende ne pushtet ne vitet 50.  Auron, kot lodhemi me keto se nuk ia ndryshojme dot mendjen njeri-tjetrit. Ti e njeh komunizmin per legjitim e une jo. Ky eshte dallimi. Te tjerat jane rrjedhoja. Ndoshta nuk e ke vene re, por Koliqi ka kontribute te pakten nja 40 vjet pertej periudhes ne fjale meqe e ke merak punen vullnetare. Te jem si ti do te shkruaja edhe nje liber per rolin antishqiptar te anglo-amerikaneve. P.sh. “Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine”.

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë edhe Shkreli, duke u shprehur kundër mendimeve të mikut të tij Tare dhe duke u pozicionuar hapur në krah të komentuesit.

KOMENTET MES TARES DHE SHKRELIT:

Artan Shkreli: Kush ishin Auron? Se mund te qene agjente te serbeve, grekeve ose te Kominternit.

Ermal Hasimja: Auron lexo korrespondencen e Koliqit me Karl Gurakuqin, shih vendimet dhe veprimet e tij. Me logjiken tende ti e Kadareja jeni vegla te totalitarizmit komunist. Teze qe natyrisht nuk e pranoj. Dhe pa merak per trade mark-un e shkolles. Nuk kam nevoje ta mbroj fare. Shkolla e ka ate emer sepse e respektoja/vleresoja/nderoja Koliqin dhe jo anasjelltas.

Auron Tare: Ne fakt Shkreli me qe po e kerkon se nuk eshte mire me u marre me gra. Camaj nuk ishte martu me enverin po me motren e Dimitri Bogdanovich akademik serb dhe mbeshtetes i teorise se sllavizimit te Kosoves. Lexo librin Kosova te Bogdanovich. Kjo nuk i jep pergjegjesi kurrsesi Camajt po me qe e kerkoje ta dije me ke ishte martu

Artan Shkreli: Hahaha akoma me qesharake! Dmth kush martohej me vajzat e bejlereve qe rrembyen pushken partizane (dhe qene disa) ishte me mentalitet feudal? Ke ndonje fakt per gruan e Camajt ti apo pareqendé? Po ta njihje sadopak (dhe une e kam nga tregimet e Klosit, Camaj kish nje magnetizem te papare dhe femrat dashuroheshin pa kthim me te… e njejta gje me Erican gjermane – qe e kam njohur vete – qe u kthye thuajse ne nje sherbyese te tij). Germo vlla ne biografi germo! Kjo jotja eshte teknike totalitare ne gjykimin e njerezve.

POSTIMI I PLOTË I SHKRELIT:

Disa javë më parë portali “Peizazhe të fjalës”, publikoi studimin e fundit të Auron Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Studiuesi referuar disa dokumentave të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja, pretendon se dy shkrimtarët, kanë pasur rol të dyfishtë dhe kanë bashkëpunuar me agjenturat e huaja. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq studimin, ndërsa shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar qëndrim zyrtar nga Akademia e Shkencave. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkreli auron tare ernest koliqi martin camaj artan shkreli auron tare ernest koliqi martin camaj


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje