LIVE UPDATES
Bota

Gjendja dramatike në Mariupol në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

8 Maj 2022, 16:35 Nga DOSJA
Gjendja dramatike në Mariupol në përvjetorin e përfundimit

UKRAINË– Pas evakuimit të civilëve të fundit nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin Mariupol, i cili ishte i rrethuar nga trupat ruse, luftëtarët ukrainas të mbyllur atje kanë dërguar një thirrje emergjente për ndihmë. Në një postim në rrjetet sociale thuhet se ata mund të shpëtojnë vetëm nëse ndodhe ndonjë mrekulli, shkruan komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës, Serhiy Wolynskyj në Facebook. “Ata shpresojnë që fuqitë e mëdha të gjejnë një zgjidhje për të na shpëtuar!”

Mariupol është pothuajse në kontrollin e plotë rus. Trupat e tjera ukrainase janë rreth 100 kilometra larg dhe nuk janë në gjendje të ndihmojnë ushtarët e mbetur në qytetin e shkatërruar. Sipas informacioneve të vazhdueshme nga Kievi dhe Moska, gratë dhe fëmijët e fundit, si dhe civilët e moshuar u dërguan të sigurt nga ambientet e fabrikës të shtunën. Gjatë evakuimit, tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë u plagosën, shkrunan Volynsky. Vëzhguesit supozojnë se trupat ruse tani duan të marrin Azovstal sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jenë në gjendje të shpallin pushtimin e plotë të Mariupol.

Kryetarja e Bundestagut në Kiev

Kryetarja e Bundestagut Bärbel Bas ka mbërritur në Kiev për një vizitë. Rruga ka kaluar “pa incidente apo vonesa”, tha një zëdhënëse. Bas do të takohet me kryeministrin ukrainas Denis Schmyhal.

Më vonë, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ajo merr pjesë në një ceremoni përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore për viktimat e nacionalsocializmit. Është planifikuar edhe një takim me presidentin Volodymyr Zelenskyj.

Të vdekurit në shkollë

Pas një sulmi ajror në shkollën në Bilogorivka, dy trupa janë gjetur deri më tani, tha guvernatori i rajonit, Serhiy Hajday, në kanalin e tij në Telegram. “Ndoshta të 60 njerëzit që janë ende nën rrënojat e ndërtesës janë të vdekur,” shtoi ai.

Sipas tij, sulmi ajror ka ndodhur pasditen e së shtunës. 90 persona kishin kërkuar mbrojtje nga sulmet ruse në ndërtesën e shkollës. Bombardimi shkaktoi zjarr në shkollë dhe ndërtesa u shemb. Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shpëtonin 30 njerëz – 7 prej tyre u plagosën, sipas guvernatorit.

Më shumë se një milion të dërguar në Rusi

Sipas ushtrisë ruse, 1.16 milionë njerëz janë sjellë në Rusi, nga zonat e kontestuara të Ukrainës që nga fundi i shkurtit. Ndër ta janë edhe 205,000 fëmijë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Vetëm nga e premtja, 18.580 njerëz, përfshirë 1.840 fëmijë, janë larguar nga Ukraina për në Rusi, tha gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev.

Rusia e sheh këtë si shpëtimin e civilëve të kërcënuar nga luftimet në Ukrainë dhe rajonet separatiste të Donetsk dhe Luhansk. Ndërsa qeveria ukrainase e akuzon Moskën për rrëmbimin e njerëzve kundër vullnetit të tyre dhe dërgimin në Rusi.

Kancelari mban fjalim në TV

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë të dielën në mbrëmje një fjalim televiziv ku do të flasë për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, para 77 vitesh, por edhe për luftën e tanishme në Ukrainë dhe pasojat e saj. Qeveria Federale njoftoi se ky është një përkujtim i veçantë i 8 majit për shkak të sulmit të vazhdueshëm rus në Ukrainë këtë vit. Gjermania e ka denuar ashpër këtë agresion brutal dhe krimet që po bëhen në Ukrainë nga forcat ruse.

Frika nga uria dhe protestat

Ministrja e Zhvillimit Svenja Schulze (SPD) ka paralajmëruar për krizën më të madhe të urisë që nga viti 1945. “Situata është shumë dramatike. Për shkak të Coronës, thatësirave ekstreme dhe tani luftës, çmimet e ushqimeve në mbarë botën janë rritur me një të tretën dhe tani janë në një nivel rekord,” tha ajo “Bild am Sonntag”: “Mesazhi i hidhur është: ne kërcënohen nga uria më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore me miliona të vdekur”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mbahen sot në shumë vende të Gjermanisë manifestime, por edhe protesta të kundërshtarëve të luftës në Ukrainë, si dhe mbështetësve të Putinit në Gjermani. Policia po përgatitet të evitojë konfliktet e mundhsme në Berlin, Këln dhe qytete të tjera./DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta e dyte boterore lufta ukraine-rusi olaf scholz lufta e dyte boterore lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj