LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali Clark: NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj

10 Mars 2022, 13:05 Nga DOSJA
Gjenerali Clark: NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj

SHBA– Vendet individuale të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës, thotë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.

Për mundësinë e vendosjes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, Clark thotë se NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mekanizmat ndërkombëtarë duhet ta padisin presidentin rus, Vladimir Putin, dhe gjeneralët e tij për krime lufte.

Nëse cilësohet si kriminel lufte, vendet e tjera nuk mund të merren me të, institucionet financiare nuk mund të merren me të dhe ai do të përfundojë si [ish-presidenti serb, Sllobodan] Millosheviq në gjyq, në Hagë”, thotë Clark.

Clark, i cili ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, thotë po ashtu se aleanca duhet të ndërmarrë një varg masash për t’u përgjigjur, nëse Rusia i kalon kufijtë e saj.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë duhet të bëjnë vendet e NATO-s, veçanërisht SHBA-ja, për të ndihmuar Ukrainën?

Wesley Clark: Vendet individuale duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës.

Radio Evropa e Lirë: Po a do të provokonin një luftë më të gjerë nëse i dërgojnë Ukrainës, le të themi, avionë, raketa…?

Wesley Clark: Rusia ka angazhuar 100% të forcave të saj luftarake. Forcat kanë qenë tepër të paafta. Ato janë të cenueshme nëse vendet e NATO-s individualisht i ofrojnë Ukranës anti-tanke dhe mbështetjen ajrore – të nevojshme për t’i zmbrapsur ato forca.

Radio Evropa e Lirë: Perëndimi këmbëngul se nuk do të përfshihet në luftë, por do ta armatosë Ukrainën. A nuk është kjo përfshirje?

Wesley Clark: E kemi thënë nga fillimi se do ta mbështesim Ukrainën në luftë. Nuk do ta bëjmë këtë me forcat amerikane. Në rregull, mos e bëni! Por, kjo nuk do të thotë se nuk do t’i japim Ukrainës furnizime, municione, teknologji, informacione të inteligjencës. Ne duhet ta bëjmë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Përveç sigurimit të pajisjeve ushtarake për Ukrainën, çfarë duhet të bëjë NATO tani?

Wesley Clark: NATO-ja duhet ta përgatisë veten. Kjo përfshin planifikim dhe rregullim të forcave. Vendet duhet të rishpëndajnë buxhetin; në raste të caktuara, rezervistët të mobilizohen. Kjo nënkupton edhe ndërtimin e projekteve të infrastrukturës, përgatitjen e rrugëve logjistike dhe një sërë masash të tjera, në mënyrë që NATO-ja të përgjigjet, nëse Rusia i kalon kufijtë e saj.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se duhet shpallur zonë e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë?

Wesley Clark: Mendoj se tani NATO-ja duhet të mbetet brenda kufijve të saj. Por, vendet individuale të NATO-s mund të bëjnë atë që duhet të bëjnë për të ndihmuar Ukrainën.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se do të vijë një kohë kur NATO-ja do të përfshihet?

Wesley Clark: Kjo varet vërtet nga zoti Putin. Por, nëse i shikoni objektivat që ka parashtruar në dokumentet diplomatike, që janë dorëzuar në vjeshtë… Ai ka kërkuar që forcat e NATO-s të shpërndahen dhe të largohen nga Evropa Lindore, ka kërkuar që këtyre vendeve t’u hiqet mbrojtja e NATO-s dhe kjo është e papranueshme. Por, nëse ky është objektivi i tij dhe ai është i përgatitur të na kërcënojë dhe të luftojë për të, atëherë mendoj se do të ketë luftë.

Radio Evropa e Lirë: Nga ajo që shihni në lëvizjet e trupave dhe taktikave ruse, çfarë mendoni se është objektiv real i Putinit në këtë luftë?

Wesley Clark: Objektivi real i tij është të shkatërrojë mundësinë që Ukraina të rreshtohet me Perëndimin, të përfshijë NATO-n dhe të mposhtë NATO-n me kërcënimin ose përdorimin e armëve bërthamore ose të armëve kimike dhe pastaj të rimarrë kontrollin e Evropës Lindore dhe ta detyrojë SHBA-në të largohet.

Radio Evropa e Lirë: Mendoni se do ta arrijë këtë?

Wesley Clark: Nuk mendoj. Por, kjo varet nga lidershipi dhe opinioni civil në secilën prej demokracive tona.

Putin “të paditet për krime lufte”

Radio Evropa e Lirë: A ka diçka tjetër që mund të bëjë Perëndimi për t’i degraduar kapacitetet ruse, nëse Putin vazhdon ta përshkallëzojë situatën?

Wesley Clark: Sigurisht, Putin do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën, sepse qëllimi i tij është të thyejë vullnetin dhe rezistencën e Ukrainës. Ne duhet të padisim Putinin për krime lufte, ashtu si dhe gjeneralët e tij, dhe duhet ta cilësojmë Rusinë si shtet mashtrues. Duhet t’i inkurajojmë të gjitha vendet në botë që të mos bëjnë tregti me Rusinë, ta ndërpresin gjithë tregtinë me të. Të gjitha këto mund të ndihmojnë. Por, kjo është një betejë që do të përcaktohet nga rezultati në terren në Ukrainë.

Radio Evropa e Lirë: Mendoni se do të frikësohet nëse mekanizmat ndërkombëtarë e shpallin kriminel lufte?

Wesley Clark: Mendoj se do të ketë një dallim të jashtëzakonshëm nëse cilësohet si kriminel lufte, sepse kjo do të thotë se vendet e tjera nuk mund të merren me të, institucionet financiare nuk mund të merren me të dhe ai do të përfundojë si [ish-presidenti serb, Sllobodan] Millosheviq në gjyq, në Hagë.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Putin po e konsideron përdorimin e armëve bërthamore?

Wesley Clark: Unë mendoj se ai është në gjendje të përdorë armë bërthamore. Dhe, për këtë arsye, duhet t’i rezistojmë tani. Sepse, kur përfshiheni nën ato kërcënime, nuk ka ndalim.

Radio Evropa e Lirë: Por, pastaj, ekziston rreziku i luftës bërthamore?

Wesley Clark: Ne rrezikojmë shumë gjëra. Por, çështja është ose marrim qëndrim, ose jo. E kemi marrë mësimin në vitet 1930 në Perëndim, kur nuk kemi mbajtur qëndrim të fortë kundër Adolf Hitlerit dhe e gjitha ka përfunduar me luftë. Nëse nuk ngrihemi kundër Putinit tani, kjo do të përfundojë me luftën e tretë botërore. Mënyra e vetme për ta shmangur është duke u ngritur kundër tij tani.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se sanksionet do të bëjnë punë?

Wesley Clark: Mendoj se sanksionet tregojnë vendosmërinë dhe seriozitetin e Perëndimit. Nuk mendoj se ato do ta ndalojnë agresionin e zotit Putin.

“Nëse rezistenca e Ukrainës është e fortë, Putin rrëzohet”

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendoni për bisedimet që po zhvillohen midis delegacioneve ruse dhe ukrainase?

Wesley Clark: Mendoj se çdo bisedë që bëhet mes ministrave të NATO-s është e shkëlqyer. Mendoj se çdo bisedë që bëhet me ministrin e Jashtëm rus duhet të shihet me dyshim të madh. Qëllim i tyre është ta ngatërrojnë Perëndimin dhe t’i japin Putinit kohë për riorganizimin e forcave për shkatërrime masive në qytetet e Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni fundin e kësaj lufte?

Wesley Clark: Varet nga rezultati në Ukrainë. Nuk mund të shihni përtej Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë: Ishte e pritshme rezistenca e Ukrainës?

Wesley Clark: Absolutisht. Pyetja është nëse rezistenca ukrainase do të jetë mjaft e fortë për t’i bërë ballë agresionit rus. Nëse është mjaft e fortë, Putin tërhiqet, me siguri rrëzohet, do të rrëzohet nga njerëzit e tij dhe do të përfundojë në gjykim për krime lufte. Nëse nuk është mjaft e fortë, do të ndodhë diçka tjetër. Do të jetë rrezik gjetkë në botë. Për shembull, pushtimi i Tajvanit nga Kina, ose pushtimi i tokave të NATO-s direkt nga Putini./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi wesley clark lufta ukraine-rusi wesley clark

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj