LIVE UPDATES
Bota

Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

13 Mars 2020, 18:43 Nga DOSJA
Virusi Corona: Jetë pa kontakte sociale?

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet të kufizohet edhe më tej. A po bën Gjermania sa duhet?

Tabelë e vendosur në bankën Sparkasse, Dortmund: “Nisur nga situata aktuale u dhurojmë të gjithëve një buzëqeshje, por nuk ju japim dorën.”

Një e-mail pason tjetrin pa rreshtur. Punëdhënësi: i ka anuluar për javën e ardhëshme të gjitha konferencat. Organizatorët e koncerteve njoftojnë se artisti i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Gjyshërit do t’i shtyjnë vizitat tek nipërit. Gjithçka nisur nga frika dhe për të kontribuuar në pengimin e përhapjes së virusit Corona.

E-maila apo mesazhe në celular me përmbajtje të ngjashme marrin këto ditë shumë gjermanë. Gradualisht jeta publike në Gjermani ka nisur rrugën drejt pezullimit. Nisur që nga bankinat e zbrazura të Bundesligës, sheshet e lojërave bosh, trenat e mensat, zakonisht të tejmbushura gjatë këtyre ditëve kanë vende të lira me bollëk. Duket se ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa të mbyllen të gjitha shkollat, universitetet, restaurantet e kinematë ashtu si në Itali.

Kontaktet sociale: të padëshiruara

“Ne e dimë ndërkohë saktë, që në fazën aktuale të pandemisë praktikisht duhet t’i ndalojmë të gjitha kontaktet sociale, që të  kemi edhe një shans ta mbajmë sa më të ulët numrin  e infeksioneve”,- thotë Patrick Larscheid. Mjeku i bashkisë në Berlin-Reinickendorf i ka kërkuar senatit të Berlinit të marrë disa hapa vendimtare për ndalimin e përhapjes së virusit Corona. Jeta publike duhet të kufizohet sa më shumë në mbrojtje të popullsisë.

Patrick Larscheid: “Pritja mund të kushtojë jetë njerëzitsh”

Vendimi për ndalimin e aktiviteteve me mbi 1000 vizitorë, është pak. Gjithçka, ku mblidhen njerëz, duhet të mbyllet. “Në rast të kundërt ne nuk do të mund ta konrollojmë dot më situatën“,- këshillon Larscheid. Kontakti social tek e fundit nuk është vetëm baza e të qenit të lumtur – Afërsia mund edhe të të sëmurë, nëse viruset qarkullojnë nga njeri prreson tek tjetri.

Italia ka reguar, por me vonesë

A rrezikon pra që në Gjermani të krijohen situata si në Itali? Si masë kundër përhapjes së virusit në Itali janë mbyllur të gjitha dyqanet me përjashtim të farmacive dhe supermarketeve. Madje edhe baret, restaurantet dhe parukeritë gjithashtu janë mbyllur.

“Para pak ditësh ju luta që të ndryshoni zakonet tuaja e të qendroni në shtëpi“, tha kryeministri Giuseppe Conte në një mesazh me video: “Unë isha i vetëdijshëm që ky ishte hapi i parë dhe nuk do të ishte i fundit. Eshtë koha të bëjmë hapin tjetër.” Kësisoj jeta publike në Itali është paralizuar tërësisht.

Edhe në Gjermani nuk jemi larg hapit pasues. Kur virologu Alexander Kekulé para dhejtë ditësh bëri thirrje për vendosjen e pushimeve dy javë për të gjithë për shkak të virusit Corona në Gjermani, për ta ndërprerë zinxhirin e infeksionit të epidemisë në fazën fillestare, shumë studiues nuk e morën seriozisht atë.

Ministri i Shëndetësisë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë Karl-Josef Laumann u përgjigj atëherë, se politika nuk duhet të marrë masa, “që janë disproporcionale dhe shkaktojnë histeri”. Ndeshja e Bundesligës mes Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund, vetëm 40 km larg qytetit më të prekur prej infeksionit Heinsberg, u zhvillua edhe në fundjavë para 50.000 spektatorëve.

Realiteti me virusin ndryshon çdo ditë

Vetëm pak ditë më vonë situata ndryshoi tërësisht dhe eventet sportive me publik janë tani të paimagjinueshme. Askush nuk flet më tani për disproporcionalitet: madje po në Mönchengladbach u zhvillua e para ndeshje pa tifozë me ekipin e 1.FC Këln, Liga gjermane e Hokey-t në akull e mbylli para kohe sezonin.

Në shumë kinema gjermane ndërkohë vendet midis spektatorëve janë të zbrazura, shumë gjermanë u shmangen kinemave edhe nga frika prej ngjitjes së virusit. Landet vendosën mbylljen e shkollave nisur nga e hëna (16.03), landi Baden-Vyrtemberg e ka shtyrë fillimin e semestrit të verës në universitete. Veprimtaritë kulturore si festivali tradicional i Beethovenit në Bon, po ashtu si edhe shumë panaire janë anuluar. Jeta publike gradualisht po zbehet, por ende me ritme të ngadalta.

A ka angazhim të mjaftueshëm?

Numri i pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit që nga java e fundit e shkurtit ka rënë me 14,5 përqind. Dega e taksive njofton për humbje deri në 40 përqind, dhe propozon, që të gjithë ata që posedojnë abone për shërbimin urban mund të përdorin taksitë tani me gjysmën e çmimit të zakonshëm. Kush hipën në autobus në Berlin duhet të hipë vetëm nga dera e pasme për të mos rrezikuar shoferin. Trenat e distnacave të largëta pastrohen tani në intervalin brenda dy orëve, punë kjo që normalisht bëhet çdo katër orë.  Dyert, dorezat e dyerve dhe vendet e bagazheve desinfektohen rregullisht.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikoi shumë vende se nuk po marrin sa duhet masa për ta kufizuar pandeminë e virusit Corona. “Jemi shumë të shqetësuar, që disa vende nuk po i përgjigjen me angazhimin e duhur politik këtij kërcënimi, në mënyrë që të jetë nën kontroll situata”, dekalroi ai në Gjenevë. Se cilat vende kishte ai parasysh, kjo mbeti e paqartë. Ndoshta kjo kritikë ka qenë edhe në adresë të Gjermanisë.

Marre nga DW

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte giuseppe conte

Sondazh

Poll
Bota 13 Mars 2020, 16:15

KINË– Autoritetet spitalore në Hong Kong, kanë kryer një studim mbi personat, të cilët janë shëruar nga koronavirusi, por rezultatet nuk kanë dalë ashtu si...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj