LIVE UPDATES
Bota

Debat për incidentin e AfD-së në Bundestag: Ne duhet ta kishim parandaluar atë

21 Nëntor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Debat për incidentin e AfD-së në Bundestag: Ne duhet ta kishim

GJERMANI-Seancë e posaçme në Bundestag për shkak të sjelljes së dhunshme të disa vizitorëve të AfD-së. Debati ishte thirrur me kërkesë të grupeve parlamentare CDU/CSU, dhe SPD por ai u shfrytëzua nga të gjitha partitë për të sulmuar partinë populiste të krahut të djathtë: Alternativa për Gjermaninë, AFD.

Të mërkurën, 18.11. disa aktivistë të djathtë kishin hyrë si vizitorë të AFD-së në Bundestag dhe kishin fyer e sharë politikanë të ndryshëm të partive të koalicionit. Ata ishin përpjekur të hynin me forcë në dhomat e disave syresh. Njëri prej të prekurve ishte edhe ministri i Ekonomisë, Peter Altmeier, CDU: Bundestagu atë ditë kishte miratuar ndryshimin e ligjit kundër infeksioneve. Më parë policia kishte shpërndarë me ujë një protestë kundër masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Shkelje tabuje

Si kurrë më parë, të gjitha partitë e tjera, nga CSU-ja konservatore e deri te E Majta, të gjitha folësit ishin të një mendimi: Sulmi i së mërkurës në Bundestag ishte i orkestruar dhe i toleruar me vetëdije nga AFD. Michael Grosse-Brömer (CDU / CSU) tha se incidenti ishte një “sulm ndaj mandatit të lirë dhe një sulm ndaj demokracisë parlamentare ”.

Kryetari i grupit parlamentar AfD,  Alexander Gauland, e quajti aksionin e simpatizantëve të partisë së tij “të paqytetëruar”, dhe kërkoi falje: “Ne duhet ta kishim parandaluar atë dhe t’i mbikqyrnim këta vizitorë.” Por ai i hodhi poshtë akuzat e parlamentarëve të partive të tjera se këto incidente ishin bërë me qëllim nga AfD.ja.

Por Gauland, pas kërkimit të faljes u hodh në kundërsulm dhe kujtoi edhe raste të tjera më flagrante të prishjes së punës parlamentare. Gauland u ankua edhe që deputetët e tjerë nuk u ankuan që dy ditë më parë policia kishte ndaluar me forcë një deputet të AfD-së, megjithëse ky u kishte treguar kartën e deputetit.

Dirk Wiese (SPD) e quajti justifikimin e Gaulandit “hipokrizi” dhe lot krokodili. Incidentet e të mërkurës nuk ishin të rastësishme, tha ai. Por sot ne jetojmë në një demokraci që na mbron dhe e dimë “si mund të sillemi me armiqtë kushtetues”.

Marko Buschmann (FDP) i akuzoi deputetët e AfD se me qëllim po krijonin një “klimë kërcënuese” dhe donin “të përbaltnin institucionet demokratike“, sepse “ata i urrejnë ato”. Britta Haßelmann, nga të Gjelbrit, e quajti një „aksion të orkestruar” dhe “pjesë të strategjisë së AfD-së“.

Petra Pau (E Majta) e quajti incidentin një shkelje tabuje dhe AfD-në armike të kushtetutës: “Shoqëria demokratike duhet ta mbrojë vendin nga AfD-ja”.

Kryetari i parlamentit, Wolfgang Schäuble, tha se ka urdhëruar që rasti të ndiqet si nga organet juridike ashtu edhe nga administrata e Bundestagut.

Armiqtë e demokracisë në rritje

Shumica e medias vendase e shohin incidentin në Bundestag si një shenjë, se partia e djathtë populiste AFD po bëhet një rrezik për demokracinë.

Kështu për shembull, e përditshmja Frankfurter Allgemeine Zeitung vëren se “duket haptazi që tani nuk kemi të bëjmë vetëm me debate, por edhe me dhunë kundër institucioneve”.

Kurse Redaktion Netzwerk Deutschland (RND) shkruan në një koment se armiqtë e demokracisë kanë hyrë deri në mesin e shoqërisë. “Grupi i atyre që kanë hequr dorë nga konsensusi demokratik është i vogël, por ai po rritet. Nuk sjell asgjë ta mohojmë. Shumicës demokratike në vend i mbetet vetëm një opsion: t’i bëjë qëndresë.”

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bundestag seance e posacme ne bundestag bundestag seance e posacme ne bundestag

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj