LIVE UPDATES
Bota

Gjermania e dyzuar mes përfundimit të pandemisë dhe ardhjes së një vale të re

12 Tetor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Gjermania e dyzuar mes përfundimit të pandemisë dhe ardhjes

GJERMANI – “Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, e mirëpriti këtë veprim. Hapja e klubit për të shëruarit dhe njerëzit e vaksinuar është një gjë “e madhe”. Me siguri do të ketë edhe të infektuar me virusin Corona. “Por ata që janë të vaksinuar nuk do të sëmuren aq rëndë. Ndaj mund të rrezikohet.”

A do të thotë kjo se Gjermania është afër tejkalimit të pandemisë? Jens Spahn, ende ministër i Shëndetësisë në qeverinë federale në largim, u shpreh optimist në një konferencë për shtyp: “Situata e pandemisë është e tillë që ne aktualisht nuk kemi probleme me të”.

Kështu duket se mendojnë edhe shumica e gjermanëve. Në një sondazh nga instituti për hulumtimin e opinionit “Infratest Dimap” thuhet se vetëm 42 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar nga një rritje e sërishme e numrit të të infektuarve, që është shumë më pak sesa në verë, kur 62 përqind e të anketuarve kishin frikë nga mundësia e rritjes së shifrave të pandemisë.

Ndalohet vala e re

Kur shikojmë shifrat, shihet qartë se Gjermania e ka stopuar me sukses valën e katërt të pandemisë, e cila në verë dukej si e domosdoshme. Incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh është diku rreth 60 në 100.000 banorë. Ndërsa numri i të infektuarve është ndalur. Shifrat janë më të larta se në të njëjtën periudhë në vitin 2020, por sitata është tërësisht nën kontroll.

Por incidenca e shifrave javore më nuk është më standardi i vetëm i matjeve. Qeveritë federale dhe të landeve kanë rënë dakord që si indikator të përdoret edhe e ashtuquajtura shkallë e personave të shtruar në spitale, si pasojë e infektimeve me virusin Corona. Kjo shifër aktualisht më pak se 1.6 të shtruar në spitale në 100.000 banorë brenda një jave – që sipas ekspertëve është në fushën e gjelbër. Situata në repartet e kujdesit intensiv është po ashtu nën kontroll – përqindja e pacientëve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv është pothuajse kudo në nivelin e përqindjes njëshifrore.

Por virusi është ende aktiv dhe i rrezikshëm. Në hartën e Institutit Robert Koch shihet se shumë rajone dhe qytete ende janë të shënuara me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se shifrat e infektimeve javore në 100.000 banorë janë më shumë se 100.

Politika mbetet e kujdesshme

“Ende është shumë vështirë të thuhet se ku jemi në këtë moment me pandeminë, për të cilën mund të supozojmë se do të zgjasë dy deri në katër vjet në të gjithë botën,” tha Berit Lange nga Qendra Helmholtz për Kërkimin e Infeksioneve, në një intervistë për DW. “Ajo që ne dimë është se në Gjermani nuk kemi ende imunitet të mjaftueshëm të popullatës për të shmangur plotësisht shpërthimet e reja që rëndojnë spitalet.”

Sipas shifrave zyrtare, shkalla e personave të vaksinuar plotësisht është aktualisht rreth 65 përqind. Shkalla e vaksinimit tek personat mbi 60 vjeç, të cilët janë veçanërisht të rrezikuar, është pothuajse 85 përqind. Ndërsa tek të rinjtë shumë më e ultë. Instituti Robert Koch thotë se shkalla e vaksinimit mund të jetë pesë pikë përqindje më e lartë, sepse shumë vaksinime nuk janë raportuar tek Instituti. Autoritetet thonë se evidenca mund të jetë më e ultë sesa shifra e personave të vaksinuar.

Tani fillon sezoni i ftohtë dhe jeta po zhvillohet gjithnjë e më shumë brenda në shtëpi. Kjo rrit rrezikun nga infektimet. Politika e di këtë “por”… Pas mesazhit se situata është pak a shumë nën kontroll, Ministri Spahn dërgoi menjëherë një paralajmërim: Kuota e vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për një vjeshtë-dimër të sigurt. “Ne nuk duhet të ecim shumë shpejt, por hap pas hapi. Kështu që të mos kemi nevojë të kthehemi mbrapa”.

Një “Freedom-Day” (Dita e Lirisë) si ajo në Britani të Madhe, në të cilën të gjitha masat do të përfundojnë, aktualisht në Gjermani nuk është në horizont. Epidemiologu Lange, nuk mendon se kjo është me rëndësi: “Pyetja nëse dikush do të caktojë një ditë të tillë është vetëm politike. Pyetja nëse një gjë e tillë vërtet ka qëndrueshmëri është – epidemiologjike”. Kjo sepse kur shkalla e infektimeve rritet përsëri, atëherë sistemi shëndetësor përballet me gjendjen, ndërsa politikanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të rivendosin masat mbrojtëse.

Politika është fokusuar aktualisht tek dy grupe – tek nxënësit dhe personat e pa vaksinuar. Nxënësit e grupmoshave nën 12 vjeç po përballen çdo ditë me pandeminë, e ata numërojnë mbi nëntë milionë në Gjermani. Shumica e personave të infektur ndërkohë i takojnë këtij grupi. Por mjekët thonë se deri tani ka pasur vetëm disa raste të sëmundjeve serioze të fëmijëve. Virologia Jana Schroeder paralajmëron në një intervistë për DW se edhe fëmijët kanë përfunduar shpesh në spitale për shkak të Coronës.

Për mbrojtjen më të mirë ende janë në fuqi rregullat e higjienës, urdhërat e testimit dhe karantinës, të cilat mund të dallojnë nga landi në land, por edhe nga nga shkolla në shkollë. Një pikë e zakonshme mosmarrëveshjeje është aktualisht mbajtja e maskave në shkolla. Instituti Robert Koch thotë se maskat duhet të mbahen, ndërsa shumë pediatër janë të mendimit të kundërt. Disa lande tashmë kanë hequr kërkesën për maska apo kanë kufizuar domosdoshmërinë e mbajtjes së tyre. Udhëzime për të gjitha shkollat dhe landet nuk ka.

Grupi tjetër në fokus të politikës është ai i personave që nuk janë vaksinuar. Mendohet se rreth tre milionë persona të moshës mbi 60 vjeç ende nuk janë vaksinuar. Vaksinim me detyrim nuk ka, por presioni ndaj këtyre personave po shtohet. Në shumë restorante, në parukeri ose në koncerte dhe evenimente të tjera kërkohet dëshmi për vaksinim, shërim apo testim (3G). Restorantet lejohen të kërkojnë madje edhe (2G), që do të thotë se në restorante mund të lejohen vetëm të vaksinuarit apo shëruarit.

E gjitha kjo mund të shtojë presionin ndaj personave që nuk janë vaksinuar, sepse ndërkohë edhetestet prej datës 11 tetor janë me pagesë,për personat që nuk duan të vaksinohen. Një test tani duhet të kushtojë rreth 25 euro.

Shtrëngimi tjetër ka të bëjë me rregullat e karantinës. Deri me 1 nëntor do të hiqen pagesat në Gjermani për kohën e karantimit, për personat që nuk janë vaksinuar. Qëllimi është që të shtohet numri i të vaksinuarve dhe që të arrihet “imunizimi i tufës”.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 gjermania pandemia e kornoavirusit covid-19 gjermania pandemia e kornoavirusit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj