LIVE UPDATES
Bota

Gjermania financon shkollimin e imamëve në vendin e saj, arsyet që sollën këtë vendim

20 Nëntor 2019, 06:23 Nga DOSJA
Gjermania financon shkollimin e imamëve në vendin e saj, arsyet

Gjermani- Qeveria në Berlin ka menduar gjatë se çfarë të bëjë, kur bëhet fjalë për influencën e jashtme në shkollimin e imamëve të cilët punojnë në Gjermani. Rezultati i këtyre mendimeve është themelimi i Asociacionit për çështje të shkollimit të imamëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, e cila duhet të fillojë punën me 21 nëntor. Ndonëse ka organizata myslimane në Gjermani i shkollojnë vetë imamët për nevojat e tyre, shumica e imamëve në këtë vend është e lidhur me organizatën DITIB (Unioni Islam për Çështje Fetare). Ndaj kjo organizatë ka influencë të madhe tek imamët. Nga rreth 4,5 myslimanë sa jetojnë në Gjermani, rreth 3 milionë janë me origjinë turke.

Financimi

Pikërisht kjo influencë e madhe ka nxitur autoritetet gjermane që të ndërmarrin këtë hap kaq të guximshtëm, thotë për Deutsche Wellen përfaqësuesja e ekologjistëve, Filiz Polat, duke shtuar se partia e saj, Të gjelbërit, ka kohë që e ka kërkuar këtë masë.

DITIB është organizata më e madhe e myslimanëve në Gjermani, e ndërlidhur me rreth 900 xhami. Imamët e kësaj organizate shkollohen dhe financohen në Turqi, e prej atje dërgohen për shërbim në Gjermani. Pengesat në njohjen e gjuhës, dallimet kulturore dhe luajaliteti ndaj qeverisë turke kanë bërë që qeveria gjermane të merret kaq intensivisht me këtë çështje. Një nga pengesat më të mëdha ka qenë sigurimi i mjeteve financiare. Tani qeveria ka vendosur që të financojë vetë këtë shkollim. Deputetja Filiz Polat thotë për DW se Ministria e Brendshme ka konfirmuar gatishmërinë për financim.

Neutraliteti

Një nga organizatat që do të merret me shkollimin e imamëve do të jetë Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani (ZMD), thotë kryetari i kësaj organizate Aiman ​​Mazyek. “Nuk mund të ankohemi gjithmonë për shkak të imamëve nga jashtë”, thotë ai për DW. Themelimi i kësaj organizate është një hap pozitiv, i cili “është dashur të bëhet para shumë dekadave”, mendon Mazyek.

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti të mos përzihet në çështjet e bashkësive fetare. Por deputetja e ekologjistëve Polat thotë, se neutralitetit i shtetit sigurohet me formimin e një organizate të pavarur. Selia e kësaj organizate do të jetë në Saksoni të Poshtme. “Edhe Seminari për punën e rabinëve në Potsdam është financuar me paratë e shtetit dhe kjo strategji ka dhënë rezultatet e duhura”, pohon deputetja e Partisë ekologjiste. Këtu mendohet në mbështetjen nga shteti të kolegjit Abraham Geiger. Polat mendon se kjo është në përputhje me Kushtetutën.

Hapja e dyerve

Teologjia islame për momentin mësohet vetëm në shkollat e larta në Münster, Tübingen, Osnabrück, Giessen dhe Erlangen-Nüremberg. Universiteti Humbold në Berlin ka hapur në tetor të këtij viti Institutin Teologjik Islam. Por studentët e teologjisë nuk mund të punojnë si imamë në Gjermani. Në këto institute nuk mësohet leximi i Kuranit, mënyra e lutjeve dhe punët praktike. Nëse një student do të bëhet imam, më pas ai duhet të ketë edhe një përgatitje të veçantë praktike.

Në planet më të reja parashikohet të zgjidhet edhe ky problem. Ekspertët e fesë islame thonë se teologjia do të jetë pjesë e kësaj përgatitjeje. Ndërsa autoritetet parashikojnë edhe masat për funksionimin e modelit dhe shkollimin e duhur të imamëve në Gjermani. Profesori Rauf Ceylan nga Universiteti në Osnabrück e sheh këtë si një hap të mirë për “hapjen e dyerve”. Por ai paralajmëron se ky është vetëm fillimi dhe se nuk duhet pritur tepër. „Me rëndësi është të fillohet, ndërsa me kohë ky projekt do të pranohet”, pohon profesori Rauf Ceylan.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermania financon shkollimin e imamëve myslimanizmi ne gjermani gjermania financon shkollimin e imamëve myslimanizmi ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj