LIVE UPDATES
Bota

Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore, kush përfiton dhe si të aplikoni

18 Dhjetor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Gjermania ka nevojë urgjente për fuqi punëtore, kush

GJERMANI- Katër vitet e fundit në Gjermani kanë gjetur punë 430.000 refugjatë. Ndër ta janë mbi 40.000 persona që kanë përfunduar kurset profesionale. Por kjo nuk mjafton as për së afërmi. Çdo e dyta sipërmarrje në Gjermani po përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, ka konstatuar Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, një shoqatë shumë e madhe ekonomike.

Ndonjë përmirësim nuk shihet në horizont. Përkundrazi: Në vitet në vijim do të shkojnë në pension në Gjermani aq shumë punëtorë, sa që prej vitit 2030 do të mungojnë rreth gjashtë milionë punëtorë. Në firmat e zanatçinjve në Gjermani mungojnë aktualisht rreth 250.000 punëtorë, të cilët menjëherë mund të futen në punë.

Mbështetja nga niveli më i lartë

Problemi është aq i madh sa që vetë Angela Merkel ka ftuar të hënën një samit në Zyrën e Kancelarisë. Karshi politikanëve nga niveli federal, në këtë samit kanë marrë pjesë edhe krerët e shoqatave të ekonomisë gjermane, shoqatave të sindikatave dhe krerët e Agjensisë për Punë. Ministri i Financave, Olaf Scholz foli për një prej hapave më të rëndësishëm në ekonominë e Gjermanisë. Ai tha se për herë të parë në karrierën e tij politike janë të gjithë të një mendimi: “Se ne kemi nevojë për migrantë dhe se kjo duhet të bëhet në mënyrë të organizuar”. Ndërsa presidenti i punëdhënësve Ingo Kramer shtoi: “Rrallë herë kemi pasur kaq shumë konsensus për ndonjë çështje.”

Ndryshimi i paradigmave

Ligji i ri do të futet në fuqi me 1 mars 2020. Ai parashikon mundësinë që në tregun gjerman të punës të futen edhe punëtorë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. “Ligji paraqet një ndryshim paradigmash të llojit tonë dhe parashikon mundësinë e ardhjes në Gjermani të punëtorëve nga vendet jashtë BE”, tha kancelarja Merkel. Në takimin e nivelit më të lartë bëhet fjalë për mundësitë që ligji të futet në fuqi dhe përdorim sa më parë që është e mundur. “Ekonomia e ka këtë nevojë”, tha presidenti i punëdhënësve Kramer. Nuk guxon të ketë procedura të stërzgjatura burokratike, nuk mund të ketë pritje dhe procedura që zgjasin me muaj të tërë.

“Neve na duhen procedura të cilat e bëjnë shumë të qartë se ne jemi të interesuar që njerëzit të vijnë tek ne”, tha kancelarja, e cila paralajmëroi të gjitha autoritetet e e brendshme dhe ato që kanë të bëjnë me të huajt, se duhet të bashkëpunojnë ngushtë mes vete. 

Duhet të përshpejtohen edhe procedurat për dhënien e vizave. Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi shtimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin e procedurave për dhënien e vizave për punë. Kjo mundëson përpunimin e kërkesave për viza pune jo vetëm në ambasada por edhe në Gjermani. Nga viti 2021 këtë detyrë duhet ta marrë Zyra Federale për Çështjet e të Huajve.

Problemi më i madh – gjuha

Edhe procedura për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve të huaja duhet të pëmirësohet. Ekonomia gjermane është e gatshme të ndihmojë në kualifimime në rastet kur diplomat e huaja nuk janë tërësisht në përputhje me diplomat e arritura në Gjermani. Programet për mësimin e gjuhës gjermane janë ndër më të mëdhatë. Nuk do të kërkohet studimi i gjuhës gjermane, tha ministri i Punës Hubertus Heil. “Por është me rëndësi që këta persona që vijnë të jenë të gatshëm ta gjejnë veten në punë dhe në shoqëri”.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier është i sigurt se punëtorëve do t’u mjaftojë edhe gjuha angleze në sipërmarrjet gjermane, në të cilat gjuha angleze është gjuhë e punës. Me rëndësi është që ata të mund t’u përgjigjen nevojave të sipërmarrjeve.

Projektet pilot nga India, Vjetnami dhe Brazili

Qeveria federale, e cila në të ardhmen shpreson se portali informativ “Make it in Germany” dhe lidhja Hotline e bursës së punës, do të përdoren edhe më shumë, do të ndihmojë në uljen e problemeve me numrin e të papunëve. Ministri i Punës Heil pret që ekonomia të japë sinjale se për çfarë fuqie punëtore ka nevojë. “Ndërsa ne më pas do të merremi me zgjidhjen e problemeve burokratike”, tha Heil.

Ndërsa ministri Peter Altmaier nënvizoi se tani më kanë filluar projektet pilot me Indinë, Brazilin dhe Vjetnamin, ku Agjencia e Punës është duke testuar se si po ecin gjërat. Përvojat nga këto projekte do të përdoren për hartimin e strategjive tjera.

Kancelarja Merkel tha se Gjermania duhet të dëshmohet si një vend interesant për punëtorët e vendeve të treta. Ajo duhet të ofrojë edhe një rreth atraktiv shoqëror. Por pikërisht kjo ofertë paraqitet shpesh si problem. Sipas një studimi të të Fondacionit Bertelsmann dhe organizatës së vendeve industriale OECD, Gjermania nuk është ndonjë vend tepër atraktiv për akademikët e huaj. Në mesin e 36 anëtareve të OECD, Gjermania radhitet në vendin e 12. Listën e kryesojnë Australia, Suedia dhe Zvicra.

Kultura e pritjes

Shkaqet janë të shumta. Pagesat në Gjermani janë më të vogla se në vendet tjera të OECD. Nëse merren parasysh edhe tatimet dhe niveli i çmimeve, atëherë Gjermania radhitet në vendin e 25. Ndërkohë që me diplomat nga vendet e tjera në Gjermani nuk është e thjeshtë të bëhet edhe ndonjë karrierë profesionale. Përderisa 77 % e njerëzve të lindur në Gjermani me ndonjë diplomë akademike punojnë në një profesion me kualifikime të larta, përqindja e migrantëve që vijnë nga vendet tjera dhe punojnë në ndonjë profesion të këtillë është vetëm 40 %.

Vendimtar në fund është edhe integrimi në shoqëri. “Nëse njerëzit duhet të mbeten këtu, pas një kohe ata vërtet duhet ta ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre”, thotë Kramer. Ndaj Gjermania duhet të dëshmojë një kulturë të mirëseardhjes. “Këtu duhet të përmirësohemi!”

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrantet ne gjermani gjermania kerkon punetore ligji gjerman per punen emigrantet ne gjermani gjermania kerkon punetore ligji gjerman per punen

Sondazh

Poll
Bota 17 Dhjetor 2019, 15:36

BELGJIKË– Gabriel C, krİmineli i njohur në fushën e drôgës në Antëerp, Belgjikë ka inskenuar vdêkjen e tij për t’i shpëtuar hakmarrjês nga bandat shqiptare...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj