6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJERMANI– Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) dënoi pas Francës edhe Gjermaninë, sepse për vite me radhë ka tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme në shumë qytete vlerat maksimale të ndotjes së ajrit dioksid azoti (NO2).
Gjyqtarët në Luksemburg vendosën që Gjermania ka shkelur ligjin e BE-së, sepse vlerat maksimale janë kapërcyer “në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme” në 26 qytete nga viti 2010 deri në 2016.
Njëherë për një herë ky vendim nuk shoqërohet me ndëshkime ose sanksione. Por nuk përjashtohet mundësia që Gjermanisë t’i kërkohet të vendosë rregulla të reja, për shembull për përdorimin e automjeteve me naftë në zona të caktuara.
Kufizimet për koronën çuan në përmirësimin e ajrit
Nga viti 2019 cilësia e ajrit në qytetet gjermane është përmirësuar, ndër të tjera edhe për shkak të krizës së koronës. Sipas Ministrisë Federale të Mjedisit në vitin 2016 vlerat maksimale ishin tejkaluar ndjeshëm në 90 qytete. Por që atëherë vlerat kanë rënë çdo vit. Sipas informacioneve në vitin 2019 kishte ende 25 qytete me ndotje të tepërt të ajrit prej dioksidit të azotit kurse në vitin 2020 vetëm gjashtë qytete, përfshirë Mynihun dhe Hamburgun.
Kufiri maksimal mesatar vjetor i sasisë së dioksidit të azotit është 40 mikrogramë për metër kub ajër. Po ashtu ekziston edhe një limit që sasia brenda një ore nuk duhet t’i kalojë 200 mikrogramë, limit i cili nuk duhet të tejkalohet më shumë se 18 herë në vit.
Dioksidi i azotit vështirëson frymëmarrjen
Dioksidi i azotit shkaktohet kryesisht gjatë proceseve të djegies në motorë dhe furra për qymyr, naftë, gaz, dru dhe mbeturina. Ai shkakton irritime në sy dhe sipas Agjencisë Federale të Mjedisit dëmton drejtpërdrejt edhe mukozat në të gjithë traktin respirator.
Inflamacionet e shkaktuara në këtë mënyrë intensifikojnë më pas efektin irritues të ndotësve të tjerë të ajrit duke pasur si rezultat kollitje, bronkit, marrje fryme dhe në perspektivë afatgjatë më pas ato mund të çojë në sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe mushkërive. Dëmtimi i rrugëve të frymëmarrjes rrit gjithashtu rrezikun e alergjive. Prej rritjes së nivelit të dioksidit të azotit vuajnë veçanërisht njerëzit që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes. Po ashtu sikurse është vënë re kjo çon edhe në një rritje të vdekshmërisë.
Marre nga DW
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PRISHTINË– Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar ditën e sotme Prishtinën është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti d...
GJERMANI– Armin Neziri është shqiptari nga Kosova i cili u ekzekutua në mes të Gjermanisë ditën e sotme. I riu i cili shihet në timon, është ai që u qëllua në q...
SHBA– Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Utah, SHBA. Dy të mitura, të nisura nga dëshira për të shkuar në plazh dhe për tu larë, kanë marrë makinën e pr...
GJERMANI– Shqiptari i cili u ekzekutua ditën e sotme në Gjermani, nuk ishte i panjohur për policinë vendase. Mësohet se shqiptari ka qënë në paraburgim në vitin...
GJERMANI–Skena si një film aksion! Kështu e përshkruajnë mediat gjermane ekzekutimin e shqiptarit, Armin Neziri në Gjermani. BILN raporton se ngjarja ka ndodhu...
GREQI– Më shumë se një duzinë vrasjesh kanë ndodhur në pesë vitet e fundit midis bandave në Greqi për atë që njihet si “lufta” e natës. Policia, pas ekzekutimev...
Policia në Hong Kong ka ndaluar Chow Hang Tung, lidere të demokracisë, e cila ndihmon në organizimin e ceremonisë vjetore të ndezjes së qirinjve, për të përkujt...
ATHINË– Pika kryesore e zbardhjes së vrasjes së ish-boksierit Tasos Berdesis konsiderohet dëshmia e partneres së tij, e cila sipas avokatit ka marrë shumë ...
India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të pamiratuar ende, ndërkohë që përballet me valën e dytë te pandemisë.Vaksina ende pa emër, e prodhuar nga k...
Lojërat Olimpike të Tokios pritet të nisin muajin e ardhshëm, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni. Presidentja e këtyre Loj...