LIVE UPDATES
Bota

Gjermania: Media shtetërore ruse po operon pa licencë

19 Dhjetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Gjermania: Media shtetërore ruse po operon pa licencë

GJERMANI- Rregullatorët gjermanë kanë nisur procedura kundër medias të financuar nga Rusia, RT për transmetim në Gjermani pa licencë.

RT DE, një kanal në gjuhën gjermane i RT-së, nisi transmetimin satelitor në Gjermani më 16 dhjetor, duke përdorur një licencë të dyshimtë serbe, tha rregullatori për media në Berlin, MABB. Gjermania nuk u jep licenca për transmetim mediave të huaja që financohen nga shteti, edhe pse RT DE lejohet që të ketë byro në Berlin.

RT – që më herët njihej me emrin Russia Today – është një media që vazhdimisht është kritikuar në Perëndim dhe është cilësuar si burim i Kremlinit për propagandë, për një kohë të gjatë mundohet që të zgjerohet me kanale televizive në gjuhën gjermane, por nuk ka licencë për të përdorur sinjalet tokësore dhe satelitore për transmetim në Gjermani.

Megjithatë, kjo media publikon artikuj në ueb-faqen e saj dhe aty ka edhe shërbime të transmetimit online. Në muajin gusht, Luksemburgu po ashtu refuzoi që t’i japë licencë RT DE për të transmetuar në Gjermani, pasi ky shtet argumentoi se kjo media ka operacione që kanë seli në Berlin.

Megjithatë, partneri i RT DE-së, TV Novosti ka marrë një licencë në Serbi, pasi dështoi që të marrë një të tillë në Luksemburg. Për këtë licencë autoritetet u njoftuan më 16 dhjetor, kur RT DE nisi transmetimin në Gjermani.

“Për këtë program, nuk është aplikuar për licencë për transmetim dhe as nuk është dhënë një licencë e tillë nga MABB”, tha rregullatori për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kanë nisur procedurat ndaj RT DE dhe kjo media ka kohë deri në fund të vitit që të përgjigjet. Procedura të tilla mund të çojnë në ndalimin e këtij kanali apo gjobë deri në 500,000 euro.

RT DE është përgjigjur përmes një artikulli, duke argumentuar se ka marrë licencë për transmetime kabllore dhe satelitore në Serbi dhe sipas Konventës Evropiane për Televizion Ndërkufitar, kësaj media i lejohet që të transmetojë në Gjermani. Megjithatë, MABB tha se për shkak se RT DE ka seli në Berlin, transmetimi i kësaj media bie nën juridiksionin gjerman.

Licenca me të cilën po transmetonte RT DE u dha nga Rregullatori serb për Media Elektronike (REM). Kryetarja e këtij rregullatori, Olivera Zekiq tha për mediat serbe se licenca ishte dhënë në bazë të Konventës Evropiane për Televizion Ndërkufitar.

Por, Judita Popoviç, një anëtare e Këshillit të REM-it, tha për REL-in se Serbia po ia mundësonte kësaj media ruse që të shmangë rregulloret gjermane. Ajo tregoi se kishte votuar kundër dhënies së licencës, duke shtuar se TV Novosti kishte aplikuar për licencë ku thuhej se programi do të transmetohej nga Rusia në gjuhën gjermane.

“Në këtë mënyrë, Serbia lejon sinjalin e transmetimit për një zonë më të gjerë, përmes satelitit” tha Popoviç, duke theksuar se programet televizive nuk janë të destinuara për shikuesit në Serbi, por për vendet gjermanishtfolëse.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota judita popoviç russia today judita popoviç russia today

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor 2021, 06:36

Omicron vështirëson udhëtimet në Europë

GJERMANI- Shqetësimi para përhapjes së variantit Omicron ka rritur shqetësimin edhe në Gjermani. Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane pas një konsultimi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj