Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SERBI– Një ngjarje e rrallë dhe e veçantë është shënuar sot në Parlamentin e Serbisë në Beograd ku dhe ka revoltuar edhe krerët e vendit.
Sot në seancën Kuvendit të Serbis deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, të cilin e ka vendosur pranë atij të Serbisë. Flamuri shqiptar ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç dhe Kryeministres serbe.
Daçiç, ka kërkuar që të heqë flamurin pasi sipas tij ai ka shkelur rregullat, ndërsa Ana Brnabiç, e cila i ka thënë se nuk ka të drejtë që ta vendosë flamurin në tavolinën e paralmentit.
“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin. Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët” tha Daçiç.
“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Ana Brnabiç.
Shaip Kamberi, më pas ka hequr flamurin por megjithatë nuk ka heshtur. Ai u ka thyer përgjigje dy zyrtarëve serbë duke thënë se identiteti është se flamuri shqiptar është identiteti i tij duke shtuar se asnjë çështje nuk është më e rëndësishme se identiteti.
“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
THUMANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka shkuar sot në Thumanë në një prej familjeve më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit. Përmes d...
ABU DHABI– Videoja që po shikoni vjen nga Abu Dhabi, aty ku ministri Arben Ahmetaj bashkë me kryeministrit Edi Rama firmosën një marrëveshje për ndërtimin...
ABU DHABI– Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë firmosur dot në Abu Dhabi marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja, n...
TIRANË– Në 1-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, Presidenti Meta ka zgjedhur që të flasë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, edhe pse disa ditë më parë u vendos që si pjesë e masave anti-COVID, deputetët dhe minist...
TIRANË– Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja u shpreh ditën e sotme gjatë bilancit që PD bëri për qeverinë 1 vit nga tërmeti se famil...
TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me mungesat në procesin e rindërtimit. Eksperti i ekonomisë, Dorian T...
TIRANË– Ish deputeti Luciano Boci solli ditën e sotme në konferencën për mediat që PD zhvilloi për rindërtimin e banesave nga tërmeti, historinë e dy vajza...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kur ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit ...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri u shpreh ditën ditën e sotme në konferencën për shtyp aty ku komentuan punët që qeveria ka bërë ...