Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reapliaur sot me Akademikun Artan Fuga për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Ka qenë postimi i Fugës pak para nisjes së votimit për kreun e Akademisë, që ka nxitur debat në mediat sociale.
Manjani shkruan se godina e Akademisë së Shkenacave do të jepet me koncension dhe bashkë me zhvendosjen e Parlamentit do të prishet dhe ajo. Por Artan Fuga shprehet kundër këtij mendimi të Manjanit dhe shkruan se nuk duhen kthyer kaq lehtë dramat e kulturës shqiptare në interesa tullash.
Manjani më tej shton: Akademia e Shkencave ishte e fundit në këtë piramidë që duhej rrëzuar, jo për cilësinë e shkencës, se ka kohë që kjo nuk kuotohet në asnjë vendimmarrje të shtetit, po për cilësinë e truallit ku gjenden zyrat e saj. Janë kaq banalë! Asnjë iluzion nuk kam.
REPLIKAT E PLOTA
Ylli Manjani: Është më “tokësor” problemi. Godina e Akademisë së Shkencave do jepet me PPP shkencore për një kullë gjithashtu shkencore… Bashkë me zhvendosjen e parlamentit bie dhe godina e Akademisë. I emëruari i sotëm është personi i përshtatshëm për këtë punë… Nuk ka të bëjë më as me shkencë e as me karrierë në të. Ka të bëjë me tulla, llaç e beton… Turp, është shumë pak të thuash! Ah, kam një komshi 89 vjeç, mbase e bind të shkojë të votojë….
Artan Fuga: Sot nuk jam dakord në asnjë fjalë me ju z. Ylli Manjani, mos i ktheni kaq lehtë dramat e kultures shqiptare ne interesa tullash, eshte nje krim madhor! Behet mbi universitetet kudo qe ndodhet, mbi institutet kudo që jane e keshtu me rradhe. Nuk eshte ceshtje thjesht hapesirash për ndertim, por hapesirash te mendjes dhe identitetit kombëtar! Ju faleminderit dhe me respekte!
Ylli Manjani: Artan Fuga dakort jam dhe unë, por i shkërmoqën me shumë “sukses” të gjitha këto institucione, që ditën kur bënë ligjin Për Arsimin e Lartë. Dhanë prova të dukshme kur ju sulën zgjedhjeve në Universitet, për të kontrolluar tenderin e kampusit Universitar, shumë e majme kjo.
Akademia e Shkencave ishte e fundit në këtë piramidë që duhej rrëzuar, jo për cilësinë e shkencës, se ka kohë që kjo nuk kuotohet në asnjë vendimmarrje të shtetit, po për cilësinë e truallit ku gjenden zyrat e saj. Janë kaq banalë! Asnjë iluzion nuk kam.
Ndërsa beteja e Juaj dhe e shumë pak të tjerëve si Ju, ka të bëjë me parimin, cilësinë por edhe demokracinë. Për këto gjera pushteti (që gjithnjë e më shumë bindem se vjen nga fjala pusht) nuk ka interes. Druaj se as politika më gjerë pushtetit ka të njëjtën sindromë.
Pak ose aspak mendohet për Arsim, shkencë e cilësi. Shumë mendohet për para, sepse me to mendojnë se do shpojnë diellin, apo hedhin ujin përpjetë.. Disa edhe ja kanë parë hajrin këtij realiteti….
Por, që të sqarohemi, unë mbetem thelësisht në mbështetje të çdo beteje Tuajes. Ashtu siç mbështes edhe krijimin e Akademisë së mendimit kritik Fuga. Se në fund të fundit, ç’është Akademia? Një shkollë mendimi që mbledh mendimtarë e ndjekës. Nejse, ndoshta e tepër sot kjo temë, por ky shtet nuk prodhon më asgjë përveç se tulla e beton… Përshendetje dhe kënaqësi edhe kur sbiem dakort, sepse merremi vesh.
Ditën e sotme është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, cili ka marrë 35 vota pro dhe 6 kundër. Theksojmë se 11 të tjerë kanë votuar me postë ndërsa Akademiku Artan Fuga ka refuzuar të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Ndërkohe që për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, është zgjedhur akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri. Theksojmë se Artan Fuga nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe është shprehur se nuk i njeh ato.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ditën e sotme është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, politikani dhe kandidati i vetëm në garw, Skënder Gjinushi, cili ka marrë 35 vota p...
TIRANË- Gazetari Sokol Balla ka publikuar në faqen e tij të Instagramit një foto të 25 viteve më parë, ku shfaqet me Mustafa Nanon. Krahas fotos, Balla shk...
Tiranë- Në një biznes në Kamëz AKU ka sekestruar 200 kg produkte të skaduara dhe ka vendosur gjobë ndaj tregtarit.Sipas AKU-së në total janë bllokuar 193.2 kg p...
Kukës- Shoqata Biznesi për Biznesin në Kukës është shprehur se të gjitha takimet e deritashme Tiranë – Prishtinë, jo vetëm që nuk e kanë përmbushë pritshmërinë ...
Tiranë–Ditën e sotme është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, cili ka marrë 35 vota pro dhe 6 kundër.Theksojmë se 11 të tjerë kanë vot...
LEZHË- Gjokë Jaku është emëruar prefekti i ri i Qarkut të Lezhës, duke zëvendësuar ish-prefektin Gjergj Prendi. Ky i fundit qëndroi në këtë post prej 18 mu...
KURBIN- Në fshatin Delbnisht të rrethit të Kurbinit gjendet një godinë 165 vjecare. Ajo filloi se ndërtuari në vitin 1850 dhe përfundoi ne vitin 1851 se bashku ...
TIRANË- Gazetari Andi Bejtja i ka drejtuar një letër të hapur për Avokaturën e Shtetit, lidhur me çështjen e Francesco Becchettit, ku Shqipëria ësht...
Tiranë- Për krizën politike në vend ekonomisti Zef Preçi ka ironizuar qeverinë Rama me një rezultat të zgjedhjeve në Afrikë në vitin 1921.Preçi ri...