LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjirokastra, Shkodra e Lezha, qarqet më të goditura nga Covid-19, regjistruan numrin më të lartë të vdekjeve në 2020-n

9 Shkurt 2021, 06:18 Nga DOSJA

TIRANË– Gjirokastra, Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që në vitin 2020 kanë pasur rritjen më të lartë të fataliteteve shtesë, në raport me popullsinë përkatëse, duke marrë dhe goditjen më të madhe nga Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare nga Gjendja Civile, nga rreth 6 mijë vdekje shtesë që u regjistruan në 2020-n në krahasim me vitin e mëparshëm, por dhe me mesataren 2015-2019, rreth 1,800 ose 30% e tyre ishin në Tiranë, 732 në Fier dhe 681 në Elbasan.

Por, në raport me popullsinë përkatëse, renditja është tërësisht e ndryshme. Shtesa e jetëve të humbura për 1,000 banorë, që në pjesën më të madhe tregon ndikimin që ka pasur Covid-19, ishte më e larta në Gjirokastër. Në qarkun jugor, që ka një popullsi të moshuar, për shkak të emigrimit të lartë, në vitin 2020 u regjistruan 937 humbje jete në total, me rritje prej 24.3%. Ndërsa shtesa e vdekjeve për 1000 banorë ishte 3.5, sipas të dhënave zyrtare të Gjendjes Civile dhe INSTAT për popullsinë, të përpunuara nga Monitor.

Ky tregues është përkeqësuar edhe për shkak të vijimit të tkurrjes së popullsisë edhe gjatë vitit 2020. Gjirokastra është edhe qarku që në vite normale ka një normë të lartë vdekshmërie (12.3 për 1 mijë banorë në 2019-n, për të arritur në 15.8 vdekje për 100 banorë në vitin 2020). Në tremujorin e tretë, Gjirokastra renditej e gjashta për shtesën e vdekjeve në raport me popullsinë, por rritja e valës së të infektuarve në nëntor dhe në dhjetor në këtë rajon u shoqërua me më shumë fatalitete, duk ee kaluar të parën në vend.

Pas Gjirokastrës, Shkodra dhe Lezha kanë vijuar të jenë qarqet me më shumë fatalitete të shkaktuara nga pandemia, me 3 vdekje shtesë për 1 mijë banorë. Këto dy qarqe u goditën që në tremujorin e tretë të vitit. Më pas renditen Fier (2.7), Elbasani (2.7), Korça (2.5), berati (2.1), Tirana dhe Durrësi me nga 1.9, Kukësi (1.4) dhe në fund janë Vlorë (1.1) dhe Dibra (1).

Situata ka qenë më e vështirë në tremujorin e katërt, ku dhe humbjet e jetëve në vend rezultojnë të jenë pothuajse dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (nga 5,400 në 10.6 mijë). Të gjitha qarqet pa përjashtim kanë rezultuar me rritje të ndjeshme të fataliteteve shtesë, që ishte më e fortë në Elbasan (+125%), Kukës (+124%), Fier (+121%), Berat (109%), Shkodër (106%), Tiranë 100%. Në total, 6 nga 12 qarqe gjithsej në vend kanë shënuar mëse dyfishim të fataliteteve në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm. Më e ulët rezultoi rritja e vdekjeve në tremujorin e katërt (me bazë vjetore) në Vlorë (+57%), në Dibër (+73%) dhe në Durrës (+ 77%).

Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 8 dhe 8.9). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n, sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni.

Nëntori dhe dhjetori më të vështirët, por edhe janari 2021 fillon me rritje

Shifrat zyrtare tregojnë se vdekshmëria në vend ka filluar të rritet që nga muaji qershor, për të kulmuar në nëntor e dhjetor, kur u shënuar një dyfishim i tyre (përkatësisht 111% dhe 98%). Të dhënat paraprake tregojnë se edhe në janar 2021, situata ka qenë e rënduar, ndonëse në nivele më të lehtësuara në raport me dy muajt e fundit të 2020-n.

Vetëm në janar u shënuan rreth 600 jetë të humbura shtesë, me një rritje prej 28% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Vala e pandemisë filloi të përkeqësohej sërish në gjysmën e dytë të janarit, për të vijuar më e rënduar në shkurt, duke paralajmëruar për një rritje më të lartë të fataliteteve në muajin e dytë të vitit aktual.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vdekjet nga covid 19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vdekjet nga covid 19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj