LIVE UPDATES
Sport

Gjithçka që duhet të dini, sot përballja madhe e Premier League: Manchester City-Liverpool

10 Prill 2022, 09:47 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester City dhe Liverpool përplasen pasditen e sotme në “Etihad Stadium”, në një ndeshje të madhe, që në fund mund të vendosë jo pak sa i përket garës për titullin kampion të Premier Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola vjen në këtë takim si kryesuese, me 73 pikë, një më shumë se Liverpooli i Jurgen Klopp, teksa pas kësaj përballjeje, ekipet do të kenë edhe nga 7 ndeshje në dispozicion për të zgjidhur çështjen e titullit.

“The Reds” vijnë në këtë transfertë pas një serie mbresëlënëse prej 10 fitoresh radhazi në kampionat, ndërsa Manchester City, që po garon për titullin e katërt në 5 sezonet e fundit, ka lënë 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Të besuarit e Jurgen Klopp kanë fituar Carabao Cup dhe janë në garë për të marrë të katër titujt sezonalë, teksa sot kanë në favor edhe statistikat, pasi në 8 përballjet mes dy kryesueseve në javët e fundit të kampionatit, 7 janë fituar nga vendi i dytë.

“Për të fituar të 4 trofetë, ka shumë punë për të bërë dhe mbi të gjitha duhet ritëm e formë e mirë për përballimin e ndeshjeve”, deklaroi Klopp i pyetur mbi këtë çështje.

Deri tani të dy skuadrat kanë shënuar 147 gola në kampionat, 77 prej të cilëve nga “the reds” dhe 7 më pak nga të besuarit e Pep Guardiolës.

“Për cilësitë e lojtarëve që ka, Liverpool është më i fortë fizikisht në fazën e fundit të sezonit, por në shumë gjëra shoh një ngjashmëri të madhe mes dy ekipeve”, tha Pep Guardiola.

Ndërkohë ekspertët e statistikave shprehen se nëse Manchester City triumfon sot, çon në 84% shanset për të fituar titullin, ndërsa nëse e pikët shkojnë për “the Reds” atëherë këta të fundit do të kenë 68% mundësi të ngrenë titullin në fund të sezonit.

Pas pushimit në Champions, Guardiola do të ketë sërish në dispozicion mbrojtësin Kyle Walker, i cili ka shënuar në ndeshjen e kaluar ndaj Liverpool, ndërsa edhe talenti Phil Foden pritet të luajë nga minuta e parë, pasi e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit.

Talenti anglez ka shënuar në portën e “the reds” në tre takimet e fundit dhe nëse ia del edhe sot, do të bëhet lojtari i dytë që shënon kaq rregullisht ndaj Liverpool, pas Jamie Vardy, që ka gjetur rrjetën ndaj tyre në 5 takime radhazi.

Nga ana tjetër, Jurgen Klopp nuk ka raportuar asnjë të dëmtuar të ri në prag të kësaj ndeshjeje dhe do të ketë mundësi ta përgatisë me më të mirët.

Ecuria e dy ekipeve është shumë e ngjashme në vitet e fundit, pasi duke llogaritur ndeshjet në të gjithë kompeticionet nga sezoni 2018-2019, Manchester City ka grumbulluar 338 pikë në 144 takime, ndërsa Liverpool 337, pra një më pak, aq sa është edhe diferenca e këtij sezoni në Premier League.

Më 15 janar Kevin De Bruyne vulosi fitoren 1-0 të Manchester Cityt ndaj Chelseat dhe dërgoi të besuarit e Guardiolës në kuotën e 56 pikëve, 14 më shumë se Liverpooli që atëherë mbante vendin e tretë, ndaj askush nuk besonte më se do të kishte garë për titullin kampion.

Megjithatë Liverpool ia doli të rikuperojë falë dy ndeshjeve më pak, 10 fitoreve radhazi dhe hapave fals të “citizens”, të cilët u mposhtën nga Tottenham dhe lanë pikë ndaj Southampton e Crystal Palace.

“Avantazhi prej 14 pikësh ndaj Liverpoolit ishte i gënjeshtërt, pasi ne kishim luajtur dy ndeshje më shumë se ata. Më vjen keq për pikët që lamë ndaj Southampton, pasi ishim brilantë, por gabuam në finalizim”, shprehet Guardiola.

Të dy skuadrat duan fitoren në ndeshjen e sotme, pasi e dinë mirë avantazhin që të jep suksesi në sfidën direkte, por deri në fund ka edhe 7 javë, mes të cilave edhe ndeshje të tjera si Champions apo kupa, ndaj asgjë nuk do të vendoset sot në “Etihad”.

Për më tepër, Manchester City dhe Liverpool do të rreshtohen sërish përballë njëra-tjetrës të shtunën e ardhshme në “Wembley”, në gjysmëfinalen e FA Cup, të cilin Guardiola nuk e ka shumë në mendje, pasi e di mirë se triumfi në Europë është ai që vlen më së shumti.

Shifrat e Klopp në përballjet me Guardiolën, janë më të mirat krahasuar me të gjithë trajnerët bashkëkohës, pasi në 22 takime, ka fituar 9, ka barazuar 4 dhe ka humbur po 9, duke llogaritur këtu edhe ndeshjet kur të dy drejtonin në Gjermani Borussian e Dortmundit dhe Bayernin e Mynihut.

Megjithatë Liverpool nuk fiton në 4 ndeshjet e fundit ndaj Manchester City-t dhe hera e fundit kur ka ruajtur rrjetën të paprekur në “Etihad Stadium”, datojnë 2010-ën e largët, ndaj Klopp duhet të bazohet edhe mbi këto llogari.

“E kam thënë sinqerisht që Pep është trajneri më i mirë në botë dhe vijoj t’i qëndroj kësaj. Megjithatë mua më pëlqen të drejtoj skuadrën që mposht ekipin më të mirë në botë”, deklaroi Klopp, duke bërë edhe një lojë fjalësh.

Gjithsesi verdiktin do ta japë fusha e “Etihad Stadium”, duke nisur nga ora 17:30.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #manchestercity #premierleague guardiola klop liverpool #manchestercity #premierleague guardiola klop liverpool


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj