Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Gjykata dënon me rreth 4 vite burg drejtorin e fushatës elektorale të Presidentit Trump
11 Mars 2019, 08:34Nga DOSJA
SHBA- Gjykata e Virxhinias, ka dënuar me 47 muaj burg, drejtorin e fushatës elektorale të Presidentit të SHBA-ve, Paul Manafort.
Sipas medieve ndërkombëtare thuhet se drejtori i fushatës elektorale të Trump, është dënuar të enjten e kaluar, ndërsa akuzohet për mashtrim me taksat.
Politikani 69-vjeçar, u përball me kërkesën për burg në masën 10 vite e gjysëm deri në 24 vite burg, për akuzat e sjella nga prokurori special Robert Mueller.
Para njoftimit të vendimit të tij, gjyqtari T.S. Ellis e quajti atë varg “të tepruar” dhe tha se Manafort “ka jetuar një jetë tjetër të paqortueshme”.
“Më lejoni të jem i qartë: udhëzimet do të sugjeronin se dënimi është një kalkulim, nuk është, është një gjykim”, tha Ellis.
Akuzat kanë të bëjnë me periudhën kur Manafort shërbente si lobues në Ukrainë për një periudhë 10-vjeçare deri në vitin 2014. Ai i ka fshehur administratës së taksave në Uashington mbi 60 milionë Dollarë të ardhura nga funksionet e tij përfshirë edhe atë të këshilltarit të ish-Presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, postin e këshilltarit që ka mbajtur nga 2004 deri në 2010. Hetimet zbuluan se të ardhurat i kishte fshehur në llogari bankare “off-shore” kryesisht në Qipro.
Po ashtu prokurori special Robert Muller, po heton rreth dyshimeve se shërbimet sekrete ruse ndërhynë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 për të ndihmuar në fitoren e Donald Trump.
Nga ana tjetër ka dyshime se Manafort ka pasur kontakte të fshehta me diplomatë të Moskës para dhe gjatë fushatës presidenciale.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Hidhërimi dhe dhimbja nuk njohin kufij, por rrëzimi i avionit të Etiopisë këtë të dielë është një tragjedi ndërkombëtare.Nairobi, aeroplani i rrjetit të Kenias,...
Gjermani/Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kanë humbur jetën dy motrat shqiptare nga Gjakova. Nga aksidenti ku u përplasën dy automjete u lënduan ...
Angli- Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit pasi bandat e pamëshirshme të tyre të drogës i pë...
Këshilli i Evropës ka regjistruar zyrtarisht vendin fqinj nën emrin e ri “Maqedoninë e Veriut”, raporton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Në faqen e inter...
KOSOVË- Edhe java që po hyjmë pritet të përfshihet me porosi të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket dialogut me Serbinë.Për nesër, në Kosovë është paralaj...
Miliona votues të Koresë së Veriut, duke përfshirë udhëheqësin Kim Jong Un, shkuan sot në zgjedhje për të vendosur se kush do jetë formacioni i ri prej rreth 70...
Pasi u detyrua të dalë jashtë pishinave si pasojë e dhimbjeve të papërballueshme, notarja Morgan Stickney vendosi që të këpusë këmbën e saj poshtë gjurit.Ishte ...
KENIA–Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme teksa është rrëzuar një avion i linjës “Ethiopian Airlines” me 157 persona në bord. Mediat ndërkombëtare raportojnë ...
KOSOVË– Një gazetar britanik Graham Phillips ka publikuar video në “Youtube” që kanë shkaktuar shumë zhurmë në Kosovë. Në videon e xhiruar në bulevar...
Është ndarë nga jeta ish-kreu i bandës së New Yorkut. I njohur si “The snake” (gjarpri), Carmine Persico ka ndërruar jetë në burg si pasojë e një komplikac...