LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi i Strasburgut/ Avokati Matlija shpjegon vendimin e paprecedentë të Gjykatës Europiane

22 Prill 2021, 15:09 Nga DOSJA
Vendimi i Strasburgut/ Avokati Matlija shpjegon vendimin e paprecedentë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, komunikoi më 22 Prill 2021, vendimin për masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Vendimi u mor pas një kërkesë për pezullim të dërguar në këtë gjykatë nga aplikantët Aramand Shkullaku, Andi Bushati dhe Lapsi .al të përfaqësuar nga avokati Dorian Matlija. Kërkesa është dërguar mbrëmjen e 19 Prillit 2021, menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila lejonte prokurorinë të sekuestronte kompjuterët, celularët dhe çdo paisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Në një intervistë avokati Dorian Matlija, shpjegon rëndësinë që ky vendim i Gjykatës së Strasburgut ka për lirinë e medias në Shqipëri, që dukshëm sipas vendimit, është cenuar nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Z. Matlija, përse iu vendosët ti drejtoheshit Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kur në pamje të parë duket se kemi të bëjmë për një hetim që i përket çështjeve të brendshme të një shteti?

Nisur nga fakti që vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lejonte sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, ishte një vendim shumë i rrezikshëm për standardet e lirës së shprehjes dhe konkretisht mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, si dhe për faktin që ligji shqiptar nuk parashikon asnjë mekanizëm për të pezulluar një urdhër të tillë, qoftë edhe duke u ankuar në Gjykatën e Apelit, e vetmja mundësi mbetej që të kërkonin ndërhyrjen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për këtë këtë arsye, unë dhe kolegu im, Theodors Alexandritis, përpara se të bëhej një dëm tepër i rëndë dhe i pariparueshëm, patëm idenë të ndërmarrin këtë hap të pazakontë. Në rregulloren e Gjykatës së Strasburgut ka një nen, me nr 39, që parashikon të drejtën e kësaj gjykatë për të ndërhyrë në masa urgjente kur jemi përpara një rasti ekstrem të shkeljes së drejtave të njeriut. Duke shfrytëzuar këtë nen të Gjykatës së Strasburgut ne iu drejtuam me datë 18 Prill 21 kësaj gjykatë me një kërkesë për pezullimin e vendimit të marrë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mëngjesin e së enjtes, më 22 Prill 2021, pra vetëm pas dy ditësh nga dërgimi i kërkesës suaj, Gjykata e Strasburgut del me vendim për masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al,. Në dijeninë tuaj, ka pasur raste të ngjashme që Gjykata e Strasburgut ka reaguar kaq shpejt?

Në dijeninë time, masat urgjente nga Gjykata e Strasburgut merren vetëm kur i kërcënohet jeta ose integriteti fizik i personit por edhe për çështje të lirisë së shprehjes. Unë di që deri më tani ka pasur një rast të ngjashëm. Bëhet fjalë për çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”- kur në vitin 2018 Gjykata e Strasburgut mori një masë të ngjashme. Sedletska ishte një gazetare ndaj së cilës në Ukrainë u urdhërua sekuestrimi i telefonit, siç është dhe rasti që Gjykata në Shqipëri urdhëroi të sekuestroheshin telefonat, USB, server, CD e çdo gjë tjetër elektronike që mban gazeta Lapsi.al dhe administratorët e saj. Pa dyshim, që rasti kundër Lapsit është rast edhe më i rëndë se ai i Sedletskës në Ukrainë, sepse jo vetëm mund të zbulohen burimet e gazetarit dhe sekretet profesionale të tij, por dhe e lë gazetën pa punë duke urdhëruar sekuestrimin e të gjithë bazën materiale.

Cilat janë veprimet e Gjykatës së Strasburgut për të dalë me një vendim të tillë. Mjaftohet gjykata vetëm me kërkesën e për pezullim të një vendimi të dërguar nga një palë?

Gjykata e Strasburgut bën veprimet duke verifikuar çdo pretendim të paraqitur nga palët. Së pari vlerëson dokumentet e dërguara dhe legjislacionin vendas. Më pas merr kontakte me qeverinë për tu siguruar që situata, së pari është serioze, së dyti veprimi pritet të ndodh menjëherë, së treti që nuk ka asnjë mundësi sipas ligjit vendas për ta zgjidhur konfliktin ndryshe. Pasi sigurohet që dëmi mund të vij në çdo çast se nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës ligjor tjetër dhe që organet shtetërore kanë vullnetin për të çuar deri në fund vendimin e marrë, atëherë Gjykata e Strasburgut, nëse sheh që ka cenim edhe të parimeve të drejtave themelorë të njeriut, në rastin konkret, mbrojta e burimeve të gazetarit si garanci për lirinë e medias, vendosi të ndërhyj urgjentisht në punët e brendshme të një shteti dhe të frenojë veprimet, sa po ndodhur dëmi i rëndë dhe i pa riparueshëm.

A do ta konsideroni këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut një fitore të medias në Shqipëri?

Patjetër që po, por mbi të gjitha është fitore e standardeve të cilët sot i vijnë në formën e një leksioni edhe organeve të reja të drejtësisë.

Z. Matlija, një vlerësimin tuaj, ky vendim i Gjykatës së Strasburgut a vë në pikëpyetje hetimet dhe veprimet procedurale të SPAK?

Njësoj si në çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”, patjetër që Gjykata e Strasburgut arriti ta kuptojë që hetimi për një nga skandalet më të mëdha, siç ishte ai i përdorimit të të dhënave personale, kishte mundësi të tjera dhe që cenimi i burimit të gazetarëve nuk ishte aspak i justifikuar. Kështu që pas këtij leksioni SPAK të shkoj në PS për të marrë serverat ose tek AKSHI apo dhe institucione të tjera që disponojnë këtë databazë.

Z. Matlija, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, në gjykimin tuaj cili do të jetë fati i këtij hetimi që ka nisur Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. për të zbardhur përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve?

Nëse ky vendim i Gjykatës së Strasburgut e cila vendos një masë masë sigurie duke mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN. do të ndikonte vërtetë në cilësinë e hetimet të SPAK, sigurisht që Gjykata e Strasburgut nuk do të merrte këtë masë. Është e qartë për të gjithë ata që janë profesionistë të ligjit që SPAK ka shumë mundësi , rrugë ligjore, për të hetuar këtë çështje. Madje mënyra që ajo nisi këtë procedim penal ishte shumë e mbrapshtë sepse nuk nis hetimi nga sekuestrimi i materiale të denoncuesit publik të skandalit të përdorimit të të dhënave personale por nga atë që janë denoncuar, e për këtë ne pamë të gjithë se kishte indicie të mjaftueshme për të kuptuar që databaza ka marë të thëna të fiksuar në servera shtetërore që vetëm shteti i disponon. Gjithashtu ne pamë që ata që emërtoheshin si patronazhistë ishin vërtetë anëtarë të Partisë Socialiste dhe ka dyshime serioze se vërtetë ata janë ngarkuar më këtë detyrë dhe kanë përdorur këtë databazë. Kështu që hetimi detyrimisht duhet të filloj atje ku është probabiliteti më i madhe ku mund të gjendet e vërteta. Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është dhe një mundësi për SPAK që të tregojë një integritet dhe profesionalizëm për hetimin e zbardhjen e skandalit, ndoshta më të madh i këtij viti, për t’i ardhur për shtat edhe pritshmërisë së gjithë ndërkombëtarëve që i kanë bërë shqiptarët të besojnë tek ky bast i madh i vendosur për drejtësinë që quhet ndryshe, Reforma Drejtësi.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dorian matlija iliriana olldashi lapsi.al patronazhistet spak dorian matlija iliriana olldashi lapsi.al patronazhistet spak

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!