Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Gjykata Kushtetuese plotësohet me anëtarin e shtatë: Në janar nis shqyrtimi i kërkesave
29 Dhjetor 2020, 15:02Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Kushtetuese, pas plotësimit prej 7 gjyqtarësh, ditën e sotme ka njoftuar që duke nisur që nga janari i vitit 2021, do të nisë shqyrtimi i padive, të cilat sipas Gjykatës disa prej të cilave presin prej vitesh. Po ashtu në njoftim Gjykata bën të ditur se që nga janari do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e Gjykatës.
“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarja e shtatë, e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, është betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Ministrja Belinda Balluku gjatë konferencës për shtyp bëri të ditur se tenderi për rrugën Milot-Fier do të rihapet pas 20 janarit të vitit 2021.Ball...
TIRANË– Sonila Bejtja, anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese ëshë betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës. Ky betim është bërë publik nga vetë p...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një mashtrim dhe një dështim tjetër të ofruar nga kryeministri Edi Rama, konferencën e...
TIRANË- Partia Demokratike nuk sheh ndryshime në qeveri. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale, ...
TIRANE– “Sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për luftë me pushtet”,–tha kryeministri Edi Rama paraditen e sotme, para se...
TIRANE- 5 vite pas drejtimit të Ditmir Bushatit, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u gjend pa ministër. Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama ...
TIRANË– Lëvizje të tjera në qeveri, këtë herë në nivel zëvendës ministrash. Dosja.al ka mësuar se Etjen Xhafaj, është emëruar zv/ministër i Infrastrukturës...
Politike29 Dhjetor 2020, 12:28
TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.Tregu ...
TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin studimet.‘Asgjë nuk ësh...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka përgëzuar Niko Peleshin për kalimin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një status në rrjetet soc...