Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike dhe këtë herë, jo si i përjashtuar, por me vendimin e Gjykatës së Tiranës që i jep të drejtën Komisionit të Rithemelimit që të marrë drejtimin e tij. Fillimisht pranë zyrave qendrore mbërritën deputetët Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Elda Hoti, Flamur Noka dhe Edmond Spaho, të cilët u pritën me ovacione nga demokatët. Pas tyre, mbërriti dhe ish-kryeministri Berisha. Ai zbriti dhe teksa merrte uratat nga mbështetësit që e konsiderojnë hero, u ngjit në katin e dytë ku e priste kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Duke alternuar vendet, një për Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.
Bardhi qëndronte në cepin e majtë të tryezës, duke ruajtur distancë me Berishën që u ul krah tij, më pas në radhë vinte Arbi Agalliu, Albana Vokshi, Enkelejd Alibeaj dhe në fund Flamur Noka e Indrit Hoxha. Pas takimit të zhvilluar, Berisha doli në një konferencë për mediat nga kur rikonfirmoi se do të garojë për postin e kryetarit të PD-së. Ai tha se me Alibeajn kishte diskutuar në lidhje me ankimin që pretendon të bëjë për vendimin e Gjykatës që njohu ndryshimet statuore të 11 dhjetorit dhe e kishte ftuar të tërhiqej. Për të, nuk do të ishte problem nëse në takim do të kishte qenë edhe vetë Basha, të cilit tashmë ia ka hequr nofkën ‘Brava’ dhe e konsideron deputet të Partisë Demokratike.
Por Alibeaj nuk bindet! Në një konferencë për mediat, pas Berishës, kryetari i komanduar tha se gjyqtari Zhukri ka shkelur në mënyrë të paprecedentë ligjin dhe ka marrë një vendim skandaloz, duke paralajmëruar një padi ndaj tij, që u bë më vonë nga Bardhi. Alibeaj i bëri sërish thirrje Berishës që të tërhiqej duke përmendur faktin që është shpallur non-grata nga DASH dhe duke nxitur reagimin e një demokrateje që ndodhej në sallë. Ajo nisi të ulëriste dhe ishte Bardhi ai që ndërhyri për ta qetësuar, por gruaja nuk ndalonte së foluri. Alibeaj vijoi konferencën dhe tha se gjatë bisedimeve i kishte bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA, duke e ftuar që të ndiqte shembullin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Ai përsëriti edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës për njohjen e Statutit të 11 dhjetorit ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.
Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë? Ç’ka ndodhur deri më tani me Partinë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme. Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri kur të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin. Gjërat u përkeqësuan pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku Basha dështoi, ndërsa grupi i Berishës mori Shkodrën. Disa javë kaluan por Basha në fund dha dorëheqjen duke i lënë postin përkohësisht Enkelejd Alibeajt. Tani pritet që të ketë sërish zgjidhje për postin e kreut të demokratëve…
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës
1. Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen (Neni Basha)
2. Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
3. Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
4. Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
5. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
6. Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
7. Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
8. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
9. Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.
*Lajmi është në përditësim me të dhënat e fundit nga terreni…
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Fola dhe me Alibeajn, ai ka vërejtje…
E fali? Berisha bën hapa pas: Tani nuk i them më ‘Brava’, ai është deputet Basha
VD-Turi i Bashës në fshatra, Berisha: Të takojë kë të dojë, është deputet
VD-Berisha: Edhe një po mbeti, i dyti do të jem unë!
VD-Pazar me Alibeajn e Bardhin?Berisha: Jemi një parti, me mendime të ndryshme, i sheshojmë
VD-Berisha konfirmon garën për kreun e PD, e pyet gazetarja, demokrati: Ta pret mendja!
Berisha flet gjithë pasion, FOTOJA brenda mbledhjes, Alibeaj e sheh në sy, Gaz Bardhi jo
Berisha: Një provë kundër meje e fëmijëve të mi dhe marr përgjegjësi! Ndryshe, i palëkundur
VD-E RIKONFIRMON! Berisha: Futem në garë për kreun e PD
VD-Ç’do të bënte po të ishte Basha në seli? Berisha: Do e takoja, është deputet
VD-“S’të kam mbështetur…”, Berisha zbulon SMS e demokratëve: I them atij Berati
LIVE- “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave
VD-Sali Berisha “hapet” pas takimit: Ja çfarë bisedova me Bardhin dhe Alibeajn
VD-Berisha: Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron
VD-I rregullt si gjithmonë! Berisha krihet me krëhër para kamerave, qesh e i shkel syrin
Berisha në zyrën e Bardhit e Alibeajt, çfarë po ndodh në PD, “të besuarit” e presin jashtë
S’presin më! Komisioni i Rithemelimit niset drejt Partisë Demokratike
Gjykata regjistroi statutin! Reagon për herë të parë Berisha: S’mund të ishte ndryshe
‘Tentativat për ankimim janë zvarritje’/ Kaso: PD s’ka kryetar të komanduar, marrim vendime
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Beteja e Partisë Demokratike tani ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Tiranës, ku palët pretendojnë legjimitetin për drejtimin e selisë blu....
TIRANË– Një person ka ndërruar jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me di...
TIRANË– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk është tërhequr edhe pas takimit me liderin historik të PD-së, Sali ...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për shtyp duke paralajmëruar një goditje të fortë të korrupsionit në vend. Në një...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të garojë sërish për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Në një deklaratë përmediat, pas një takimi që...
TIRANË- Komisioni i Konkurrencës ka gjobitur 3 ndërmarrje të cilat operojnë në tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të plehrave kimike, Dap, Nitrat ...
TIRANË– Vlash Marku, 58 vjeç, banues në Prush, Vaqarr është shpallur në kërkim një ditë pasi u shfaq në një video duke dhunuar një mace deri n...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e sotme një seancë për shpalljen e vendimit për Kastriot Gramshin, gjyqtar pranë Gjykatës s...
ELBASAN– Disa persona janë arrestuar nga policia si autorë për zjarrvënie të qëllimshme. Në në fshatin Plepaz është arrestuar një 48-vjeçar pasi në...
TIRANË– Gripi i shpendëve ka prekur edhe Divjakën. Analizat e dërguara në Tiranë nga veternierët e zonës konfirmuan se 60 pulat e ngordhura në fshati...