Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- KLSH jep një tjetër alarm për tenderat. Në Shqipëri 54 përqind e tyre janë me shkelje si në hartimin e prokurimeve ashtu dhe në cilësinë e punimeve. Dëmi është i jashtëzakonshem edhe për faktin se llogaritja e çmimit shpesh është e gabuar. Më shumë se gjysma e tenderave të zhvilluara në institucionet shtetërore janë me shkelje.
Ky është alarmi që jep Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur për vitin e shkuar. Përgatitja e dokumenteve dhe zhvillimi i procedurave janë konstatuar si pikat më problematike. Në total ky institucion ka konstatuar se dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit të shtetit nga procedurat e prokurimit kap vlerën e 372 milionë lekëve ose e thënë ndryshe 3 milionë eurove dhe kjo shumë i përket vetëm 22 për qind të prokurimeve që është arritur të auditohen.
Evidentohet se zinxhiri i abuzimeve nis me planifikimin e projekteve dhe vazhdon me lidhjen e kontratave dhe deri në zbatimin e tyre ku nënvizohet edhe mungesa e cilësisë të mallrave që janë investuar. Po ashtu ndryshe nga sa kërkohet në prokurime, KLSH shprehet se kapacitetet njerëzore të angazhuara në kontrata nuk janë gjithmonë profesionale.
Parregullësi janë konstatuar në mosplotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve, në ofertat anomalisht të ulta dhe tenderat me një pjesëmarrës dhe fitues njëkohësisht, çka kupton dhe mungesën e konkurencës apo kritere të vendosura qëllimisht. Gjetje të tjera përfshijnë shkelje në hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit dhe llogaritjen e vlerës së kontratës.
Marrë nga Ora News
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri. Vrasja së fundi e një nëne të re në Roskovec të Fierit nxiti veprimtaret e shoqë...
TIRANË- Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndjejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe turistët ukraina...
RINAS- Në Rinas është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara, në të cilin janë arrestuar në flagrancë dy persona. Në p...
TIRANË– Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot një platformë me 5 pika dhe 2 hapa që sipas tij do të ndihmojë për b...
TIRANË- Në përfundim të seancës paraprake qe u shty, avokatët mbrojtës të Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishit akuzuan SPAK se nuk e ka mbështetur akuzën ...
TIRANË– Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një ndodhi të frikshme që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje. Në faqen e tij...
TIRANË- Nuk ndalet tkurrja e popullsisë në vend. Të dhënat e Instat tregojnë se numri i popullsisë ka zbritur në 2. 79 milionë banorë, mbi 36 mijë më pak s...
TIRANË– 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 31-vjeçar pasi u kishte marrë p...
BELGJIKË- “Në hije. Një kërkim për origjinën, gjuhën dhe identitetin e shqiptarit.‘ Ky është emri i debutimit të librit të Jan De Smet nga Blaa...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit për 2 vitet e fundit ka dominuar jetën e të gjithëve me rregulla të tjera që ndryshuan përditshmërinë tonë, ku përfs...